Masa teknike

-Sistem për kondicionimin e ajrit ose aparate portative për kondicionimin e ajrit. Sistemet për kondicionimin e ajrit duhet të mirëmbahen dhe filtrat duhet të pastrohen rregullisht. Duhet të evitohet vendosja e sistemeve për kondicionimin e ajrit në temperatura nën 21 ° C dhe në lagështi të ajrit nën 40%. Pajisjet pa filtra adekuate mund të përhapin SARS-CoV-2.

  • Mbrojtje pasive, strukturore nga rrezatimi diellor dhe evitimi i burimeve të tjera të nxehtësisë
  • Monitorimi sistematik dhe i vazhdueshëm i temperaturës / lagështisë në vendet e punës, përcaktimi i vlerave kufitare
  • Ventilim gjatë natës që të shfrytëzohet ajër më i ftohtë
  • Në shumë vende, freskuesit elektrikë mund të jenë më të përshtatshëm; por mund të ndihmojnë në transmetimin e virusit në mjedise të mbyllura dhe në mjedise shumë të nxehta dhe të thata mund të rrisin stresin nga nxehtësisë; duhet të evitohen nëse në dhomë ka më shumë persona

 

Masa organizative

  • Ndërgjegjësimi dhe trajnimi i personelit për rreziqet shëndetësore që shkakton nxehtësia dhe viruset dhe masat për parandalim
  • Respektim i paralajmërimeve për valën e të nxehtit dhe zbatim i masave preventive
  • Vendosja e cikleve më të shkurtra gjatë punës në mjedise shumë të nxehta, pushime më të shpeshta, përshtatje e modeleve të turrneve
  • Planifikim/shtyrje e aktiviteteve në periudha më të gjata të ditës
  • Ndërmarrja e masave organizative brenda ekipit, p.sh. për simptomat e hershme të goditjes nga nxehtësia
  • Evitoni punën në vende të nxehta, kaloni në mjedise më të freskëta dhe kërkoni ndihmë nga kolegët
  • Kujdesuni për veten dhe kolegët, komunikoni hapur për problemet në institucion
  • Nën pajisjet mbrojtëse mbani veshje të përshtatshme, e nëse ka nevojë freskohuni me veshje speciale (jelekë për freskim) gjatë temperaturave më të larta
  • Kini kujdes që gjatë pushimeve verore të mos vijë deri te mungesa e personelit, kini kujdes gjatë planifikimit të turrneve dhe kujdestarive

 

Masa personale

  • Aklimatizimi ndaj nxehtësisë dhe rregullimi aerobik për të përmirësuar tolerancën ndaj nxehtësisë
  • Filloni të punoni në dhoma më të ftohta ose të ftohura paraprakisht që ta evitoni tronditjen nga të nxehtit
  • Inkurajoni personelin të bëjë kujdes për sasitë e lëngjeve që konsumojnë; lëngje pa sheqer të shtuar/ pije sportive / lëngje të ftohta; kontrolloni ekuilibrin e lëngjeve në trup; filloni punën të freskuar dhe të hidratuar mirë

 

 

toplo vreme 1