Për të fituar të dhëna relevante, të standardizuara dhe komparative për gjendjen me rezistencën antimikrobiale (AMR), me mbështetje të Ministrisë së shëndetësisë – Komisionit multisektorial për kontroll të rezistencës antimikrobiale (AMR) dhe Zyrës së OBSH në Shkup, në janar të vitit 2013 filloi zbatimi për mbikëqyrjen e rezistencës antimikrobiale në pajtim me metodologjinë e OBSH-së “Mbikëqyrja Aziatiko – Qendrore dhe Evropë Lindore e rezistencës antimikrobiale (CAESAR)”, që është kompatibile me metodologjinë e Rrjetit Evropian për mbikëqyrje të rezistencës antimikrobiale (EARS-Net.) Rrjeti CAESAR mundëson një sistem gjithëpërfshirës për mbikëqyrje të prevalencës dhe tendencave të rezistencës antimikrobiale e që ka si target grup bakteret invazive (bakterie të izoluara në gjak dhe fluid cerebrospinal-mostra fillimisht sterile). Ajo ka për rol t’i lidhë rrjetet nacionale të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së, me ç’ka sigurohen të dhëna komparative për të gjitha vendet anëtare në CAESAR dhe EARS-Net. Izolatet që mbikëqyren janë pothuajse agjensë etiologjik të sigurt të infeksioneve (izolate nga gjaku dhe lëngu cerebrospinal): Staphylococcus aureus (MRSA); Streptococcus pneumoniae (Pen R – PRP); Esherichia coli (ESBL+, karbapenemaza +); Klebsiella pneumoniae (ESBL+, karbapenemaza +); E. faecium dhe faecalis (VRE); Pseudomonas aeruginosa (multirezistent); Acinetobater spp.( multirezistent).

Qëllimi përfundimtar i kësaj metodologjie është sigurimi i të dhënave të dobishme për gjendjen aktuale të patogjenëve të izoluar – udhërrëfyes në prapsën mjekësore për trajtimin dhe kontrollimin e sëmundjeve të ndryshme infektive në rrafsh kombëtar, që ka një rëndësi shumë të madhe për terapinë empirike.

Këtë proces në Republikën e Maqedonisë e organizon dhe e zbaton ekipi kombëtar i CAESAR që nga viti 2013.

Raportet  për gjendjen me AMR në vendet anëtare të CAESAR janë publikuar në faqen e internetit të OBSH-së.