sl 1

Në Zagreb, Kroaci, më 28 dhe 29 tetor u mbajt takimi nismëtar për formimin e rrjetit për siguri dhe cilësi të ushqimit në Evropën Juglindore në të cilin morën pjesë drejtori i Institutit të shëndetit publik, Ass. Dr. Shaban Memeti dhe Doc. Dr. Gordana Ristovska. Roli i këtij rrjeti para së gjithash do jetë mbrojtja e shëndetit të konsumatorëve dhe ngritja e shëndetit publik në një nivel më të lartë sa  i përket sigurisë së ushqimit, harmonizimi me standardet që burojnë nga legjislacioni nacional dhe ndërkombëtar, edukimi dhe këmbimi i njohurive, ekspertëve dhe shërbimeve. Një nga qëllimet e Rrjetit do jetë paraqitja e përbashkët para Fondit Evropian për zhvillim rajonal, Horizon 2020, Erasmus e të tjerë.

Deri më tani 11 vende kanë deklaruar se do marrin pjesë në rrjet, dhe përveç Kroacisë si vend iniciator dhe anëtare e BE-së, bashkëngjiten edhe Maqedonia, Serbia, Bosnje dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova, vendet anëtare të BE-së, Greqia, Bullgaria, Romania, Austria, Sllovenia dhe Hungaria. Si themelues të rrjetit do përfaqësohen institucionet shëndetësore publike, kompanitë private që veprojnë në fushën e sigurisë të ushqimit dhe institucionet shkencore si Fakultetet dhe institutet kërkimore. Drejtori Ass. Dr. Shaban Memeti e përkrahi idenë për themelimin dhe shprehi gatishmëri dhe vullnet për kyçje në rrjetin rajonal.

Themelimi dhe funksionimi i kësaj shoqate multisektoriale dhe ndërkombëtare do ketë përfitime të shumëfishta, para së gjithash për shëndetin e 70 milion njerëzve, aq sa jetojnë në rajon, por edhe do e lehtësojë tregtinë e ushqimit, e kjo njëkohësisht nënkupton edhe përfitime ekonomike.