Në 30 mars të vitit 2016 në Zagreb u vunë themelet e Rrjetit të Evropës Juglindore për sigurinë dhe cilësinë e ushqimit (South East European Network for food safety and quality Control – SEEN-FSQC), asociacion i formuar me iniciativë të Entit të shëndetit publik “Dr. Andrija Shtampar” nga Zagrebi. Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë është një nga themeluesit e këtij Rrjeti, i përfaqësuar nga Drejtori Ass. Dr. Shaban Memeti dhe Doc. Dr. Gordana Ristovska, që morën pjesë në kuvendin themelues.
Qëllimi i këtij Rrjeti është të mbrojë dhe të promovojë shëndetin e qytetarëve, por edhe të përmirësojë ekonominë në rajon përmes standardizimit të kontrollit të sigurisë dhe cilësisë të ushqimit, me ndihmën e një procesi të përforcuar të kontrollimit, mbikëqyrjes testimit dhe në përgjithësi të menaxhimit me cilësinë e ushqimit.
Rrjeti i Evropës Juglindore për sigurinë dhe cilësinë e ushqimit është një asociacion ndërkombëtar në të cilin marrin pjesë Institutet e shëndetit publik nga rajoni, Qendrat e shëndetit publik, institucione arsimore dhe shkencore (fakultete dhe qendra hulumtuese) laboratorë privat dhe publik. Të gjithë institucionet, varësisht nga fusha e tyre e veprimit, do punojnë në vazhdimësi për mbrojtjen e konsumatorëve,  kontrollin e sigurisë së ushqimit në të gjitha aspektet, transportit dhe shitjes, nxitjen e  prodhuesve për të përdorur ndihmë profesionale për sinkronizimin e standardeve për sigurinë dhe cilësinë e ushqimit.
Themeluesit e rrjetit janë institucionet nga Kroacia, Sllovenia, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Mali i zi, Kosova nga fusha e shëndetit publik, ndërsa në periudhën që vjen pritet që të bashkëngjiten edhe institucionet përkatëse nga Serbia, Bullgaria, Romania, Greqia, Hungaria dhe Shqipëria. Në ceremoninë solemne për themelimin e Rrjetit morën pjesë edhe i dërguari special i presidentit të Kroacisë, prof. dr.  Mate Graniq, si dhe Kryetari i qytetit të Zagrebit, Millan Bandiq.
Për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe për të siguruar standarde të unifikuara të sigurisë dhe cilësisë së ushqimit në vendet e Evropës Juglindore, që është edhe motivi parësor për krijimin e këtij Rrejti, kjo nismë, gjithashtu do i ndihmojë edhe prodhuesit e ushqimit dhe tregtarët për të qenë më konkurrentë në tregun në vend dhe ato jashtë vendit.
Shenja  “Cilësi e kontrolluar e ushqimitdo jetë projekti i parë i Rrjetit të Evropës Juglindore për sigurinë dhe cilësinë e ushqimit.
Shenja  “Cilësi e kontrolluar e ushqimitdo paraqesë garanci për prodhime ushqimore cilësore dhe të sigurta  dhe në këtë mënyrë do të mundësojë një siguri shtesë edhe për konsumatorët, por edhe për operatorët me ushqim. Ky projekt po zbatohet me sukses nga ESHP “Dr. Andrija Shtampar” në Kroaci, por tani do fillojë të zbatohet edhe në vendet e tjera në rajon.
web2
Shenja  “Cilësi e kontrolluar e ushqimitjepet në bazë të një analize gjithëpërfshirëse të cilësisë dhe sigurisë, shqyrtimit të gjithë dokumentacionit dhe kontrollit të prodhimtarisë, transportit dhe distribuimit. Shërbimi është i dedikuar para së gjithash për bizneset në industrinë ushqimore, prodhuesit e produkteve ushqimore tradicionale dhe të tjera, dhe subjektet në biznesin me ushqimin, përfshirë këtu edhe tregtarët me shumicë që plasojnë brendet e tyre. Ky projekt është i kushtëzuar nga nevojat aktuale të tregut dhe konsumatorëve, si dhe tendencat në distribuimin e ushqimit që paraqiten në nivel global.