Sektori i ekologjisë shëndetësore pranë Institutit të Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë:

* Koordinon, drejton dhe kontrollon punën profesionale të veprimtarisë sanitarо-higjienike në 10 Qendrat e Shëndetit publik në Republikën e Maqedonisë;
* Është bartësi i përgatitjes dhe zbatimit të dokumenteve strategjike dhe planeve aksionar në fushën e ekologjisë shëndetësore, sigurisë së ushqimit dhe të ushqyerit
* Koordinon aktivitetet për përgatitjen e rregulloreve kombëtare dhe përshtatjen me rregulloret ndërkombëtare në lidhje me ekologjinë shëndetësore
* Përgatit qëndrime doktrinare në qasjet metodologjike dhe mënyrat e vlerësimit të masave dhe të aktiviteteve të kryera në veprimtarinë sanitaro-higjienike;
* Bazuar në hulumtimet e realizuara dhe të dhënat e fituara nga Qendrat e shëndetit publik, bën monitorimin dhe vlerësimin e rrezikut ekologjiko-shëndetësor të disa faktorëve të mjedisit;
* Identifikon çështjet prioritare dhe gjendjet potenciale  të rrezikut për shëndetin në nivel republikan dhe njofton Ministrinë e shëndetësisë.

Në këtë sektor bëjnë pjesë këto departamente:

  • Departamenti për sigurinë shëndetësore të ushqimit
  • Departamenti për sigurinë e ujit dhe sanitacionin e mjedisit jetësor
  • Departamenti i fiziologjisë dhe monitorimit të të ushqyerit
  • Departamenti i Codex Alimentarius dhe organit informativ të SPS – OBT
  • Departamenti i ekotoksikologjisë shëndetësore të përgjithshme
  • Departamenti i mjekësisë së punës dhe vlerësimit të rreziqeve ndaj shëndetit
  • Departamenti i kontrolleve sanitare