Detyrë kryesore e departamentit të fiziologjisë dhe monitorimit të të ushqyerit është të ndjekë dhe të studiojë mënyrën e të ushqyerit të popullsisë në Republikën e Maqedonisë, posaçërisht të grupeve vulnerable të popullsisë dhe në pajtim me njohuritë e reja nga fusha e të ushqyerit të propozojë masa përkatëse për përmirësim.
Departamenti i ndjek dhe bën vlerësimin e faktorëve të rrezikut ndaj shëndetit që janë si rezultat i mënyrës të të ushqyerit dhe stilit të jetesës dhe tenton të jetë sa më afër arritjeve të fundit sa i përket mënyrës të të ushqyerit dhe rreziqeve ndaj shëndetit që janë si pasojë e saj.
Bën analizë të statusit nutritiv të grupeve të popullatës me ndihmën e analizave antropometrike, laboratorike dhe funksionale, ndërsa në bashkëpunim me ekipet e Qendrave të shëndetit publik në RM përcjell rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve të moshave shkollore në mbarë territorin e vendit tonë.
Përgatit materiale edukative për një qasje të vetme metodologjike në hulumtimet që bëhen në fushën e të të ushqyerit, merr pjesë në aktivitetet trajnimi për punonjësit e specializuar në fushat preventive të mjekësisë, merr pjesë në aktivitetet shkencoro-hulumtuese dhe edukative nga fusha e të të ushqyerit dhe në zbatimin e aktiviteteve të projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Përgatit materiale promovuese sa i përket të ushqyerit dhe stilit të jetesës të popullatës në tërësi, ose të grupeve të caktuara të popullatës.
Në Departamentin e fiziologjisë dhe monitorimit të të ushqyerit pranë Institutit të shëndetit publik punon një ekip profesionist mjekësh që është i hapur për të gjithë personat e interesuar të cilët kanë nevojë për një regjim të drejtë të të ushqyerit me qëllim zvogëlimin e rreziqeve ndaj shëndetit të tyre.
Udhëheqës i departamentit të fiziologjisë dhe monitorimit të të ushqyerit
Ass. dr. Igor Spiroski
-mjek specialist i higjienës, magjistër i shëndetit publik
-krahas punës të tij si hulumtues në këtë departament, punon edhe në Katedrën e higjienës dhe ekologjisë shëndetësore pranë Fakultetit të mjekësisë në Shkup
e-mail: i.spiroski@iph.mk