Instituti  i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë е është institucioni i parë shëndetësor publik i autorizuar që përmes Departamentit të mjekësisë së punës dhe vlerësimit të rreziqeve i realizon detyrat që burojnë nga neni 20 i Ligjit për siguri dhe shëndet në punë (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 53/2013).

Pajisjet e sofistikuara dhe bashkëkohore me të cilat disponon Instituti i shëndetit publik, si dhe ekspertët e lëmive të ndryshme në mesin e të cilëve 12 doktorë shkencash dhe 8 profesorë në fakultete të ndryshme në vend dhe jashtë vendit, mundësojnë zbatim interdisciplinar të mbrojtjes shëndetësore preventive të integruar të punonjësve. Kjo mundëson identifikim të rreziqeve fizike, kimike dhe biologjike në mjedisin e punës, si dhe përqendrimeve të tyre në materialet biologjike të punonjësve të ekspozuar. Në këtë mënyrë Departamenti i mjekësisë së punës mund t’i realizojë në tërësi të gjitha elementet e kontrolleve mjekësore preventive përmbajtja e të cilëve është e përcaktuar me Direktivën për llojin, mënyrën dhe vëllimin e kontrolleve shëndetësore të punonjësve (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 60/2013).

Ekipi i mjekësisë së punës të cilin e udhëheq profesor akademik – specialist i mjekësisë së punës, e që përbëhet nga tre mjekë specialistë të mjekësisë së punës dhe dy infermiere me arsim të lartë të trajnuara për monitorim biologjik, në bashkëpunim me ekspertët e laboratorëve të tjerë (të biokimisë, mikrobiologjisë, toksikologjisë dhe radiologjisë) mundëson mbikëqyrje të gjendjes shëndetësore të punonjësve të ekspozuar ndaj:

  • Rrezatimit jonizues dhe jo jonizues me mbikëqyrje të dozimetrisë individuale/personale;
  • Rreziqeve biologjike në mjedisin e punës me përcaktim të markezëve të infeksionit në materialet biologjike (gjak, urinë, serum, etj.)
  • Rreziqet kimike në mjedisin e punës me përcaktim të markezëve biologjik të ekspozimit në materialet biologjike.

Pikërisht për këto arsye, Qeveria e Republikës së Maqedonisë e caktoi Institutin e shëndetit publik që nëpërmjet Departamentit të mjekësisë së punës të shërbejë si laborator për nevojat e institucioneve të tjera të autorizuara për siguri dhe shëndet në punë e ku ata do mund të dërgojnë mostrat e tyre për të gjitha këto lloje të analizave për realizimin e të cilave nevojiten pajisje të sofistikuara dhe aparatura të kushtueshme.

 Instituti i shëndetit publik nëpërmjet Departamentit të mjekësisë së punës me autorizim nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë është Qendër trajnimi për shëndetin profesional përgjegjëse për organizimin  e trajnimeve si bazë për licencimin e profesionistëve të cilët veprojnë në këtë lëmi.

Instituti i shëndetit publik nëpërmjet Departamentit të mjekësisë së punës bën edhe analizë të lëndimeve në vendin e punës në Republikën e Maqedonisë, i grumbullon dhe i përpunon të dhënat për punën e realizuar nga institucionet përgjegjëse për shëndetin në punë, mirëmban regjistrin për sëmundjet profesionale dhe aktivitete të tjera të domosdoshme për mbikëqyrjen e gjendjes në këtë fushë.

Publikime:

  • Protokollet standarde të sigurisë, etika dhe edukimi gjatë MRI (MRI STANDARD SAFETY PROTOCOLS AND ETHICAL CONSIDERATION)
  • Siguria dhe shëndeti në punë – propozim baza për edukim dhe trajnim
  • Klasifikimi ndërkombëtar i sëmundjeve profesionale dhe lëndimeve në punë
  • Rrezatimi jo jonizues, burimet, ndikimi ndaj shëndetit dhe vlerësimi i rrezikut
  • Kodi etik ndërkombëtar – për ekspertët e shëndetit profesional
  • Rreziku dhe analiza e rrezikut – Kompetencat e shërbimeve për siguri dhe shëndet në punë dhe roli i mjekësisë së punës
  • Formular – Raport për matjet e realizuara, vlerësimi i rrezikut dhe punonjësve të ekspozuar nga ana e subjekteve juridike të autorizuar për kryerjen punëve profesionale për siguri në punë
  • Formular – raport për mbikëqyrjen, vlerësimin dhe planifikimin e mbrojtjes shëndetësore preventive të punonjësve
  • Udhëzues për mënyrën e plotësimin e formularit për evidencë kumulative në punë
  • Fletëparaqitje për sëmundje profesionale
  • Fletëparaqitje për lëndime në punë
  • Procesverbal nga mbledhja e institucioneve të autorizuara të mjekësisë së punës për themelimin e evidencës kumulative në punë
  • Rrezatimi jo jonizues, burimet, ndikimi ndaj shëndetit dhe vlerësimi i rrezikut
  • Rekomandime për mbrojtjen e punonjësve të ekspozuar ndaj virusit të gripit të zogjve
  • Informacion për lëndimet në punë 1990-2008
  • Informacion për lëndimet në punë 2009-2010
  • Informacion për lëndimet në punë 2011
  • Informacion për lëndimet në punë 2012
  • Informacion për lëndimet në punë 2012-2013
  • Informacion për lëndimet në punë 2014-2015
  • Informacion për lëndimet në punë 2015-2016
  • Raport për llojin dhe vëllimin e kontrolleve të realizuara në institucionet e autorizuara të mjekësisë së punës për vitin 2016

Të dhëna për stafin:

  1. dr. Elisaveta Stikova MD, PhD

Mjeke specialiste e mjekësisë së punës

Këshilltare e drejtorit dhe udhëheqëse e Departamentit të mjekësisë së punës dhe vlerësimit të rreziqeve në vendin e punës

Tel. 3 147 052 и 3 125 044 lokali 105

Numri i celularit 070-230 183

e-mail:          estikova@ukim.edu.mk

elisaveta.stikova@fulbrightmail.org

  1. Flamure Zeqiri Keka, mjeke specialiste e mjekësisë së punës
  2. Anita Cvetkovska, mjeke specialiste e mjekësisë së punës
  3. Sabiha Starova, infermiere e diplomuar (tel. 071 211 563)
  4. Cvetanka Atanasovska, infermiere e diplomuar