Aktivitete të cilat i realizon ky departament:

  • Në bazë të të dhënave nga analizat e kryera të produkteve ushqimore në Institutin e shëndetit publik dhe institucionet e tjera të autorizuara përgatitet Raport vjetor për vlerësimin e gjendjes së sigurisë të ushqimit në RM
  • Bëhet vlerësimi i sigurisë të produkteve ushqimore para se të lëshohen në qarkullim ose për kontrollim të procesit të prodhimit. Vlerësimi bëhet në bazë të analizave të bëra në laboratorët e akredituar të Institutit
  • Përcaktimi i vlerës nutritive (ushqyese) të produkteve ushqimore në bazë të analizave laboratorike me përdorimin e tabelave për përbërjen nutritive
  • Vlerësimi i rrezikut ndaj shëndetit nga ndotësit mikrobiologjik, kimik ose fizik në ushqim
  • Vlerësimi i ndotjes kimike të ushqimit nga prodhimtaria agrare vendase, të blerë në treg, për mbetje të pesticideve, metaleve të rënda dhe nitrateve
  • Vlerësimi i konsumit alimentar ditor mesatar të pesticideve dhe metaleve të rënda tek popullata në moshë nga 15-18 vjet.
  •  Kurse për njohuritë themelore për sigurinë e ushqimit, në pajtim me Rregulloren për mënyrën e kontrollimit të njohurive dhe lëshimit të vërtetimeve për fitimin e njohurive themelore për higjienën e ushqimit dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. Për këtë qëllim është botuar edhe një Udhëzues për higjienën e ushqimit dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor të cilin e merr çdo person që e ndjek kursin. Ky kurs është i dedikuar për të gjithë personat të cilët në punën e tyre vijnë në kontakt me ushqimin.

 

Udhëheqëse e Departamentit: Prof. dr. sci. Gordana Ristovska

Tel.3125 044 lok. 117,

faks. 322 33 54,

е-mail: ristovskagordana@gmail.com <mailto:ristovskagordana@gmail.com>