Departamenti për kontrolle sanitare punën e tij e organizon në bazë të kritereve të cilat janë të përcaktuara në Ligjin për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive (G. Zyrtare e RM-së, nr.66/2004) dhe Rregulloren për mënyrën e realizimit, përmbajtjen e kontrolleve, llojet e kontrolleve dhe afatet e kontrolleve të detyrueshme shëndetësoro-higjienike të punonjësve  (G. Zyrtare e RM-së, nr.152/2007 и бр.8/2008).

Sipas këtij Ligji dhe kësaj rregulloreje kontrollet sanitare janë të detyrueshme për këto kategori të punonjësve:

  • Punonjësit shëndetësor dhe bashkëpunëtorët shëndetësor dhe punonjësit që marrin pjesë në prodhimin, përgatitjen, shitjen e barnave dhe personat të cilët në ndonjëfarë mënyre gjatë kryerjes të punës të tyre vijnë në kontakt me barnat, i nënshtrohen kontrollit sanitar një herë në vit
  • Punonjësit të cilët gjatë prodhimit ose shitjes së ushqimeve ose gjatë furnizimit të popullatës me ujë të pijshëm në vendet e tyre të punës vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë me ushqimin, gjegjësisht me ujin për pije, i nënshtrohen kontrollit sanitar çdo gjashtë muaj
  • Personat të cilët punojnë në institucione për arsim tetëvjeçar, të mesëm ose lloj tjetër të arsimit, edukimit, përkujdesje dhe rekreim të nxënësve dhe studentëve, i nënshtrohen kontrollit sanitar një herë në vit
  • Personat të cilët ofrojnë kujdes higjienik, punojnë në procesin e prodhimit të preparateve kozmetike, gjësendeve për përdorim të përgjithshëm, ose bëjnë rekreimin e popullatës, i nënshtrohen kontrollit sanitar një herë në vit

 

Udhëheqës i Departamentit: Prim. dr.  Violeta Karamandi – Llazarovska    02/3147 069