Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbikëqyr gjendjen sanitare dhe higjienike në furnizimin me ujë të sigurt për pije, sigurinë e ujërave mineralë natyrorë, cilësinë higjienike të ujërave sipërfaqësorë të cilat përdoren për larje dhe rekreacion dhe ujërat e zeza, cilësinë e ajrit në mjedisin jetësor në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Aktivitetet e ISHP të RMV-së janë pjesë e Programit për mbrojtje shëndetësore preventive në Republikën e Maqedonisë së Veriut (pjesa sanitare dhe higjienike). Segmenti laboratorik i këtyre aktiviteteve realizohet në laboratorët e Sektorit për ekologji shëndetësore dhe pjesërisht në laboratorët e Sektorit të mikrobiologjisë dhe epidemiologjisë pranë ISHP të RMV-së.
Laboratorët tanë janë të akredituar për analizë të sigurisë së ushqimit dhe ujit të pijshëm në pajtim me ISO 17025 (certifikata e akreditimit nr. LT – 005 nga viti 2006 dhe e reakreditimit në vitin 2009).
Në kuadër të veprimtarisë së tij, Departamenti për siguri dhe sanitacion të mjedisit jetësor pranë Sektorit për ekologji shëndetësore në mënyrë profesionale dhe metodologjike e drejton punën e shërbimeve sanitare dhe higjienike në Qendrat e shëndetit publik në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga sfera e higjienës komunale dhe ekologjisë shëndetësore.
Departamenti për siguri dhe sanitacion të mjedisit jetësor në mënyrë aktive bashkëpunon me Ministrinë e mjedisit shëndetësor dhe planifikimit hapësinor në procesin e adaptimit të ligjeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut me ato të BE-së.
Veprimtaria e këtij departamenti përfshin:
- Analizë të ndikimit të faktorëve të rrezikut nga mjedisi jetësor ndaj shëndetit të njeriut;
- Mbikëqyrje dhe vlerësim profesional të gjendjes sanitare dhe higjienike tek objektet për furnizim me ujë dhe siguria e ujit të pijshëm;
- Mbikëqyrje dhe vlerësim profesional të gjendjes me ndotjen e ujërave sipërfaqësore për larje dhe rekreacion;
- Elaborate profesionale për sigurinë për sigurinë e ujërave minerale natyrore për pije dhe reparteve për ambalazhimin e ujit mineral natyror;
- Mbikëqyrje dhe vlerësim profesional të gjendjes me ndotjen e ajrit në mjedisin natyror dhe ndikimi ndaj shëndetit të popullatës së ekspozuar me masa për parandalim dhe përmirësim të shëndetit të njerëzve;
- Elaborate profesionale për mbrojtjen e mjedisit jetësor, të objekteve të cilat me vendndodhjen dhe teknologjinë e tyre janë ndotës potencial të saj;
- Revizion të elaborateve për mbrojtjen e mjedisit jetësor në funksion të vlerësimit të karakterit ekologjiko-shëndetësor të vendndodhjes dhe teknologjisë, me mendim përfundimtar dhe propozim masa – me karakter lokal dhe të përgjithshëm;
- Shqyrtime në terren, sipas nevojës marrje e mostrave adekuate dhe elaborim i një mendimi profesional për gjendjen sanitare dhe higjienike të objekteve dhe veprimtarive nga infrastruktura komunale;
- Elaborate për zona sanitare të mbrojtura rreth burimeve të cilat përdoren për furnizimi publik me ujë të pijshëm dhe pikave ku merret ujë mineral natyror për ambalazhim;
- Përgatitje dhe pjesëmarrje në përpilimin e akteve ligjore dhe nënligjore nga segmenti i ekologjisë shëndetësore;
- Aktivitet edukativo-shkencor dhe hulumtues me pjesëmarrje të ekipit të profesionistëve të përbërë nga Profesorë, Doktorë specialistë të higjienës, mjekë të përgjithshëm dhe Inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë.
Duke pasur parasysh mundësitë hapësinore, pajisjet dhe kuadrin në laboratorët tanë bëhen analiza fiziko-kimike dhe radiologjike, analiza për mbetjet e pesticideve, analiza mikrobiologjike, parazitologjie dhe për përmbajtje të trihalometanit në ujë që janë të një rëndësie të madhe për shëndetin e njeriut.