Sektori për analizë dhe kontroll të barnave bashkë me Ministrinë e shëndetësisë dhe Agjencinë e barnave të Republikës së Maqedonisë, ndërsa në bazë të Ligjit për barna dhe pajisje ndihmëse dhe ndryshimet dhe plotësimet e tij përgatit Programe për punë të cilat zbatohen në vazhdimësi dhe ndiqen udhëzimet e farmakopeve aktuale dhe standardet e përcaktuara nga OBSH dhe BE.

Gjatë vërtetimit të rregullshmërisë shëndetësore të produkteve kozmetike dhe produkteve për mirëmbajtjen e higjienës në amvisëri dhe industri zbatohet Ligji për siguri të produkteve kozmetike  Gazeta zyrtare e RM-së nr. 55/07 dhe aktet nënligjore, Rregullorja për të dhënat dhe përmbajtjen e detergjenteve të cilat duhet të shënohen te paketimi, si dhe rregullat e përgjithshme dhe të veçanta për shënimin e paketimit të detergjenteve Gazeta zyrtare e RM-së nr. 84/2011 dhe Rregullorja për listën e të dhënave për përmbajtjen e detergjenteve  Gazeta zyrtare e RM-së nr. 84/2011 dhe Urdhëresa për ndalesë të prodhimit, shitjes dhe përdorimit të detergjenteve për larje me makina të produkteve tekstile e që përmbajnë fosfor në formë organike dhe joorganike në peshë mbi 0,5%, Si dhe Rregullorja Evropiane.

Ky sektor ka për qëllim që në shitje të lëshohen barna, preparate bimore, preparate me prejardhje biologjike, produkte kozmetike, produkte për mirëmbajtjen e higjienës në amvisëri dhe industri me cilësi të kontrolluar.

Sektori për analizë dhe kontroll të barnave në bashkëpunim me Agjencinë e barnave i definon dhe koordinon edhe prioritetet nacionale në fushën e sistemit shëndetësor.

Aktivitetet të cilat i zbaton Sektori për analizë dhe kontroll të barnave bëhen me kërkesë të Agjencisë së barnave dhe Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor pranë Ministrisë së shëndetësisë.

Sektori i zbaton aktivitetet sipas standardit ISO/IEC 17025 (teknika të akredituara në Departamentin kimiko-farmaceutik dhe Departamentin e analizave biokimike).

Sektori për analizë dhe kontroll të barnave është i përbërë nga pesë departamente:

  • Departamenti kimiko-farmaceutik
  • Departamenti i analizave mikrobiologjike të barnave dhe produkteve kozmetike
  • Departamenti i analizave biokimike
  • Departamenti i analizave biologjike
  • Departamenti i kozmetologjisë