• Përgatit studime dhe projekte për zbatim dhe përgatit plane dhe projekte për realizim të politikave shëndetësore dhe për zhvillimin e mbrojtjes shëndetësore në territorin e Maqedonisë, në tërësi, sipas veprimtarive dhe sipas kategorive të popullsisë
  • Propozon masa për zgjidhjen e një problemi të caktuar shëndetësor nga fusha e organizimit, planifikimit dhe zhvillimit të veprimtarisë shëndetësore
  • merr pjesë në përcaktimin e nevojave të popullatës për lloje të caktuara të mbrojtjes shëndetësore dhe organizimin dhe zhvillimin e shërbimeve shëndetësore të caktuara
  • merr pjesë në përcaktimin e bazave për përgatitjen e planeve për zhvillimin e rrjetit të organizatave shëndetësore në territorin e Republikës së Maqedonisë
  • merr pjesë në përgatitjen e metodologjive bashkëkohore për planifikim dhe realizim të veprimtarisë shekncoro-hulumtuese në fushën e mjekësisë sociale dhe shëndetit publik
  • merr pjesë në veprimtarinë arsimore, edukimin dhe avancimin profesional të punonjësve shëndetësor të profileve të ndryshme nga fusha e organizimit dhe mjekësisë sociale