•  Përcjell dhe studion gjendjen me lëndimet dhe dhunën në nivel lokal, kombëtar, rajonal dhe global
  • Përcjell dhe i studion faktorët e rrezikut që ndikojnë në paraqitjen e lëndimeve dhe dhunës
  • Mirëmban regjistrat për lëndimet në pajtim me legjislacionin dhe standardet e BE
  • Merr pjesë në dizajnimin e sistemit informativ kombëtar për mbikëqyrjen e lëndimeve, në pajtim me rekomandimet e OBSH-së
  • Përgatit raporte, analiza dhe mendime ekspertësh për sigurinë, gjegjësisht gjendjen me lëndimet dhe dhunën
  • Përgatit programe kombëtare për kontroll dhe parandalim të lëndimeve dhe dhunës
  • Merr pjesë në përgatitjen e strategjisë kombëtare dhe planit aksionar për kontroll dhe parandalim të lëndimeve dhe dhunës
  • Propozon masa adekuate për organizimin e shërbimit shëndetësor për kontroll dhe parandalim të lëndimeve: përkujdesje para-spitalore, transport të të lënduarit, përkujdesje spitalore, si dhe trajtim dhe rehabilitim të të lënduarit
  • Bën analizë të aspekteve socialo-mjekësore të lëndimeve dhe dhunës, si dhe analiza ekonomike të disa programeve të caktuara intervente për kontroll dhe parandalim të lëndimeve dhe dhunës
  • Kryen aktivitetet edukativo-shëndetësore dhe aktivitete të tjera për promovimin e sigurisë në komunitet
  • Përgatit materiale edukative dhe promovuese për sigurinë e të gjitha strukturave, në të gjitha mjediset dhe nga të gjitha lëndimet, për publikun e gjerë dhe për mediet