Kontrolle sanitare
Kontrollet shëndetësoro-higjienike për të parandaluar sëmundjet infektive individëve u bëhen nën kushte, afate dhe mënyrë të përcaktuar me Ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet infektive – Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nr.66/2004.
Për cilët individë këto kontrolle janë të detyrueshme?
Kontrollet e parapara me këtë ligj janë të detyrueshme për:
- Personat që kryejnë veprimtari edukativo – arsimore dhe veprimtari shëndetësore;
- Personat të cilët marrin pjesë në procesin e prodhimit dhe tregtimit të ushqimit, dhe në procesin e furnizimit të popullatës me ujë të pijshëm;
- Punonjësit që marrin pjesë në procesin e prodhimit, përgatitjes dhe shitjes së barnave, si dhe personat të cilët në çfarëdo mënyre vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë me barnat;
- Personat të cilët kryejnë trajtime higjienike, personat që punojnë në procesin e prodhimit të produkteve kozmetike ose bëjnë rekreimin e popullatës.
Çfarë përfshin kontrolli sanitar?
- Kontroll mjekësor;
- Marrjen e materialeve për analiza bakteriologjike dhe parazitologjike;
- Dhënien e librezave sanitare.
Ku bëhen këto kontrolle?
- Në departamentin për kontrolle sanitare
- Në mjediset e punës të klientit (në terren )