Kursi – Njohuri themelore për sigurinë e ushqimit

ISHP Instituti i Shëndetit Publik i Republikës së  Maqedonisë së Veriut organizon realizon  trajnimin për Njohuri themelore për sigurinë e ushqimit, i destinuar për njerëzit të cilët punojnë në prodhimin dhe tregtimin e ushqimit. Trajnimi realizohet në përputhje me programin dhe përmbajtjen e përcaktuar në Rregullore. Me Ligjin për Sigurinë e ushqimit (Gazeta zyrtare e RMV-së nr. 157/2010) është përcaktuar se prodhuesi i ushqimit është i obliguar të sigurojë që në procesin e prodhimit të ushqimit të punojnë persona të cilët kanë njohuri themelore për higjienën e ushqimit, ndërsa me Rregulloren për kushtet higjieniko-sanitare për prodhimin e ushqimit (Gazeta Zyrtare e RMV-së nr. 32/2006) ndër të tjera është përcaktuar që punonjësit që punojnë në procesin e prodhimit të ushqimit duhet të kenë njohuri themelore për higjienën e ushqimit dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Ne Ju ofrojmë mundësi trajnimi për Njohuri themelore për sigurinë e ushqimit për punonjësit tuaj. Pajisjet e nevojshme për mirëmbajtjen e trajnimit, mjetet dhe pajisjet ndihmëse (librat) i mundësojmë ne. Pas përfundimit të trajnimit dhe të provimit kandidati merr një certifikatë si vërtetim të njohurive themelore për sigurinë e ushqimit.

Kostoja e trajnimit është 2.400 denarë për person, por që në varësi të marrëveshjes për bashkëpunim, mund të reduktohet deri në 20%.

 

  • Person për kontakt dhe informacion:

Marta Ziba Rashidi