Të nderuar kolegë

E përshëndes dhe e mbështes fuqishëm idenë e simpoziumit profesional shkencor DITËT E MJEKËSISË PREVENTIVE që në vete integron të gjitha degët preventive të mjekësisë, mjekësinë sociale me statistikë shëndetësore, higjienën dhe ekologjinë shëndetësore, mikrobiologjinë, epidemiologjinë dhe mjekësinë e punës. Mundi juaj i përbashkët në fushën e parandalimit të sëmundjeve është shtylla kryesore për përmirësimin e shëndetit të popullatës.

Jetëgjatësia e pritur e popullatës në Maqedoni në vitin 2012 ka qenë 76 vjet për femrat dhe 73 për meshkujt, ndërsa në BE jetëgjatësia e popullatës tejkalon moshën 80 vjeçare. Kjo do të thotë se ekziston një fushë e gjerë ku mund të veprojë shëndetësia preventive për të zgjatur jetëgjatësinë, dhe jo vetëm aq, por edhe për përmirësimin e cilësisë së jetës nga aspekti i gjendjes shëndetësore dhe shërbimeve shëndetësore.

Republika e Maqedonisë e pranoi angazhimin për përmirësim të shëndetit dhe mirëqenies të popullatës, zvogëlim të pabarazive shëndetësore, sigurim të një sistemi shëndetësor në të cilin vend qendror do të kenë shfrytëzuesit e shërbimeve shëndetësore dhe i cili do jetë universal, i drejtë, i qëndrueshëm dhe me cilësi të lartë.  Një nga fushat kryesore është shëndeti publik, dhe ka të bëjë me të gjitha masat e organizuara që kanë për qëllim parandalimin e sëmundjeve, përmirësimin e shëndetit dhe zgjatjen e jetëgjatësisë të popullatës në përgjithësi. Këto aktivitete kanë për qëllim të mundësojnë kushte në të cilat njerëzit do mund të jenë të shëndetshëm, duke vepruar në nivel të popullatës, e jo në nivel të pacientëve.

Qasja “Shëndeti në të gjitha politikat” përmes angazhimit të gjithë Qeverisë  dhe të gjithë shoqërisë për tu dhënë përgjigje pyetjeve multisektoriale që na prekin të gjithëve ne.  Kjo qasje tashmë është bërë pjesë e planeve strategjike pjesë e disa dokumenteve që u përgatitën gjatë vitit të kaluar, duke filluar nga Strategjia Shëndeti 2020, Strategjia dhe Plani aksionar për shëndetin publik. Këto dy dokumente të rëndësishme janë shqyrtuar dhe janë miratuar nga Komiteti për shëndetin dhe mjedisin jetësor dhe tashmë po procedohen nga Qeveria e RM-së. Kjo do të thotë se së shpejti pritet miratimi dhe veprimi në pajtim me ato.

Një nga shtyllat e këtyre dokumenteve strategjike është përforcimi i kapaciteteve të shëndetit publik me një theks të veçantë tek burimet njerëzore.  Vetëm ekspertë cilësorë dhe të trajnuar mirë në degët e mjekësisë preventive dhe degëve të ngjashme mund t’i realizojnë qëllimet e përcaktuara.

Pres që ky simpozium të dalë me sukses dhe t’i përforcojë lidhjet dhe bashkëpunimin mes degëve preventive, si dhe dëshiroj të kalojë në traditë në të cilën do marrin pjesë ekspertë nga vendet e tjera në rajon dhe më gjerë.

Ju uroj të gjithëve një punë të suksesshme me realizimin e mesazhit kryesor SHËNDET PËR TË GJITHË – TË GJITHË PËR SHËNDET.