
Kanceri i gjirit është sëmundje e cila shkakton rritje të pakontrolluar të qelizave të gjirit.
- Kanceri i gjirit është sëmundja më e shpeshtë malinje tek gratë dhe shkaku më i shpeshtë i vdekjes.
- Një në tetë gra do të përballet me këtë sëmundje gjatë jetës së saj.
- Vdekshmëria nga kanceri i gjirit është më e lartë në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare, ndërsa në vendet e zhvilluara vdekshmëria është më e ulët.
- Në Republikën e Maqedonisë së Veriut shkalla e vdekshmërisë nga kanceri i gjirit në vitin 2020 ka qenë 32,2 në 100000 gra.
- Numri i grave të prekura dhe të vdekura nga kanceri i gjirit rritet me kalimin e moshës, dukshëm pas vitit 45, e sidomos pas moshës 50 vjeçare.
- Më shumë se 90% e të sëmurëve nga kanceri i gjirit mund të shpëtojnë nëse diagnostikimi bëhet në fazë të hershme dhe nëse pranojnë trajtimin e duhur.