Më datë 26 prill të vitit 2018 korrespondentët nacionalë të ECDC nga vendet për zgjerim të BE-së u mblodhën në mjediset e reja të ECDC në takimin vjetor ku këmbehen informacione për arritjet dhe vendosen qëllimet për të ardhmen. Koordinatorët kryesorë nga Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i zi, Serbia, si dhe nga Republika e Maqedonisë dhe Turqia biseduan për mësimet e marra, vlerën e shtuar dhe prioritetet për mbështetje të vendeve nga ECDC.

meeting ecdc

Bashkëpunimi për këmbimin e përvojave, mbështetja për përforcimin e sistemeve dhe shërbimeve mikrobiologjike shëndetësore publike, bashkëpunimi rajonal për “Shëndet për të gjithë”, për të luftuar rezistencën antimikrobiale në Ballkanin perëndimor dhe mbështetja në të ardhmen për zbatimin e planeve aksionare u caktuan si prioritete të larta themelore për bashkëpunimin teknik të ECDC  me vendet për zgjerim në BE.

Në takim gjithashtu u kremtua edhe 10 vjetori i bashkëpunimit të ECDC me Ballkanin perëndimor dhe Turqinë.