Më afër me ECDC – IPA3 Bashkëpunimi me ECDC në të ardhmen

Delegacioni i përbërë nga: Ass. Dr. Shaban Memeti, Prim. dr. Bllagoja Aleksoski, epidemiolog nga Sektori për kontroll dhe mbikëqyrje të sëmundjeve infektive, dhe Prof. dr. Milena Petrovska, nacional focal point për mikrobiologji, ECDC Maqedoni, mori pjesë  në Takimin e koordinatorëve nacional në vendet kandidate për anëtarësim në BE (vendet kandidate për zgjerim) që u mbajt në Stokholm, Suedi nga 23-24 tetor.

Në këtë takim morën pjesë të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në BE të përfaqësuara nga rreth 20 përfaqësues. Delegacioni ynë mori pjesë në grupin punues në lidhje me: Reflektim nga vendet për vlerat e fituara, sfidat dhe ruajtja e funksionit mbikëqyrës të Forumit ECDC NMFP në të ardhmen (Reflection from countries on perceived value, challenges and future maintaining observer function to ECDC NMFP forum).

Ky takim paraqet një vazhdimësi e aktiviteteve të ECDC-së dhe është një takim pune i zakonshëm mes përfaqësuesve të ECDC-së dhe personave në nivel përgjegjës për bashkëpunim me ECDC-në, në pajtim me pjesën për zbatim dhe bashkëpunim të projektit të ECDC IPA3.

Takimi kishte për qëllim të analizojë rezultatet e fituara nga aktivitetet e ndërmarra nga vendet kandidate për anëtarësim.

Rezultat i këtij takimi dyditor ishte caktimi i një udhërrëfyesi për një bashkëpunim të ardhshëm teknik mes ECDC-së dhe vendeve kandidate për anëtarësim në BE, duke u bazuar në aktivitetet e tyre në të kaluarën, identifikimi i mangësive dhe nevojave sa i përket aspektit teknik për kontrollin dhe mbikëqyrjen e sëmundjeve infektive në rajon.

  • Mesazhet kryesore që buruan nga ky takim përfshinin shqyrtim të kahjeve për një bashkëpunim të mëtutjeshëm mes ECDC-së dhe vendeve kandidate;
  • Shqyrtim të arritjeve dhe vlerësim të bashkëpunimit të afërt me kontrollorët e ECDC-së dhe kontakteve nacionale për mikrobiologji;
  • Gatishmëri për përballje me ethet hemorragjike virusale që reflektojnë në legjislacionin  e ri të BE-së (vendimi nr. 1082/2013/BE).
  • Përfshirje të vendeve kandidate në aktivitetet e ardhshme të ECDC-së.