Nga 18 deri më 20 maj të vitit 2015 në Dubrovnik, Kroaci u mbajt Takimi i 8 i Iniciativës së OBSH-së për mbikëqyrjen e mbipeshës tek fëmijët (COSI). Republika e Maqedonisë merr pjesë në mbledhjen e të dhënave përmes matjeve antropometrike që u bëhen fëmijëve të klasës së dytë në shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë, si dhe të dhënave plotësuese për mjediset shkollore dhe rreziqet që kanë të bëjnë me të ushqyerit në këto mjedise. Deri më tani, Maqedonia ka marrë pjesë në raundin  dytë dhe të tretë të mbledhjes të të dhënave, ndërsa pjesëmarrja në raundin e katërtë është caktuar për në pranverë në vitin 2016. Iniciativa COSI është një nga iniciativat më të rëndësishme për mbikëqyrje në Rajonin Evropian të OBSH-së dhe në të marrin pjesë 25 vende, ndërsa numri i vendeve anëtare gjatë çdo raundi rritet. Republika e Maqedonisë është pjesëmarrëse e rëndësishme në këtë iniciativë dhe një shembull për sistem të mirë për mbikëqyrjen e statusit nutritiv tek fëmijët. Aktivitetet në lidhje me mbikëqyrjen e mbipeshës trupore dhe shëndoshjes tek fëmijët në Republikën e Maqedonisë financohen nga Ministria e shëndetësisë, përmes Programit vjetor kombëtar për shëndetin publik, ndërsa realizohen nga Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë dhe Qendrat e shëndetit publik në vend.

Më shumë informacion për COSI mund të gjeni në:
http://www.euro.who.int/en/health-topics/disease-prevention/nutrition/activities/monitoring-and-surveillance/who-european-childhood-obesity-surveillance-initiative-cosi