Nga data 14-16.11.2016 në Pallatin e Kombeve të KB në Gjenevë, Zvicër u mbajt Takimi i 4-të i palëve për Protokollin për ujin dhe shëndetin, organizuar nga Organizata Botërore e shëndetësisë për Evropë (OBSH) dhe Komisioni Ekonomik për Evropë pranë Kombeve të Bashkuara (UNECE).

Në këtë takim morën pjesë 40 vende anëtare nga Rajoni Evropian me rreth 200 pjesëmarrës, si dhe nga OBSH dhe UNECE, dhe një numër i madh organizatave joqeveritare ndërkombëtare dhe universitete. Republika e Maqedonisë u përfaqësua nga Prof. Dr. Mihaill Koçubovski nga Instituti i Shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë, nacional focal point për Protokollin për ujin dhe shëndetin.

Më 14.11.2016 filloi takimi nën udhëheqjen e përfaqësuesit nga Zvicra z. Pjer Shtuder.

Nga ana e sekretariatit të OBSH/UNECE lajmëruan se Protokollin e kanë ratifikuar 26 vende. Përfaqësuesit e Maqedonisë, Armenisë dhe Kazakistanit informuan se kanë filluar procesin për nënshkrimin e Protokollit. Përfaqësuesi i Greqisë lajmëroi se vendi i tij  po angazhohet për ratifikimin e Protokollit.

Z-nja Natasha Xhurasinoviq nga Serbia u zgjodh për kryetare për tre vitet e ardhshme, bashkë me dy nënkryetarë Pjer Shtuder nga Zvicra dhe Janik Pavazho nga Franca.

U mbajt një seancë e veçantë për përparim në agjendën për ujin dhe sanitacionin për Rajonin Pan-Evropian për realizimin e Agjendës 2030 për zhvillim të qëndrueshëm. U shpreh keqardhje që nuk janë arritur Qëllimet zhvillimore të Mileniumit për sanitacionin, ndryshimet klimatike ndikojnë në mungesën e ujit, vërshimet dhe ndodhi të tjera ekstreme natyrore, që kanë të bëjnë me Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm të COR 6 për ujin dhe sanitacionin, nevojën për bashkëpunim intersektorial dhe ndërkufitar, e gjithë kjo me qëllim që të plotësohen qëllimet dhe aktivitetet e Protokollit.

U zgjodhën 8 anëtarë të Byrosë.

U shpreh mbështetja për përparimin në drejtim të përcaktimit të qëllimeve në kuadër të Protokollit në Rajonin  Pan – Evropian. Protokolli ka një rol qenësor në implementimin e COR 6. Maqedonia deklaroi se qëllimet janë caktuar në Versionin punues të Planit Akcionar për shëndetin dhe mjedisin jetësor.

Parandalimi dhe zvogëlimi i sëmundjeve që burojnë nga uji ishte programi në të cilin u theksua se Maqedonia e para ka organizuar një Punëtori për mbikëqyrje të sëmundjeve që burojnë nga uji në Shkup nga data 09-10.03.2016 dhe atë nën organizimin e MSH dhe ISHPRM e me mbështetje nga OBSH. Republika Çeke ishte vendi i dytë që ka organizuar një punëtori të tillë. U shpreh interes edhe për organizimin e punëtorive të tilla edhe në Armeni dhe Kirgistan.

Programi për mbikëqyrje të cilësisë së ujit të pijshëm u elaborua përmes Sistemeve të vogla për furnizim me ujë të pijshëm dhe sanitacion. Në Maqedoni u mbajt Punëtoria për MSVS, mekanizmat rregullatorë  dhe përgjegjësitë e institucioneve sa i përket shëndetit publik dhe mbikëqyrjes së cilësisë së ujit të pijshëm, si dhe sfidat dhe kapacitetet e institucioneve përgjegjëse lokale dhe nacionale për përgjigje ndaj këtyre sfidave. U përgatit Kompendium për zhvillimin e Planeve për siguri në komunitetet e vogla në gjuhën maqedonase, gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.

Qasja e barabartë në ujë dhe sanitacion është zbatuar përmes vetëvlerësimit në Francë, Portugali, Hungari, Maqedoni dhe Moldavi. Disa vende të tjera shprehën interes. Në Maqedoni vetëvlerësimi u zbatua në Shkup, Kumanovë, Nagoriçan të vjetër, Rankovc, Kratovë,Kriva Pallankë dhe Veles. Punëtoria me shqyrtim të rezultateve u mbajt në Veles nga 20-21.01.2016 me mbështetje nga UNECE. Planifikohet që në vitin 2017 të përgatitet Plane aksionarë lokale për përmirësimin e gjendjes sa i përket qasjes së barabartë në ujë dhe sanitacion në komunat e lartpërmendura.

Procedura për sinkronizim o mbështet nga ana e pjesëmarrësve.

Programi për mbështetje të implementimit në nivel nacional të Protokollit u zbatua në Kirgistan, Moldavi dhe Taxhikistan.

Kryetari i Konventës për mbrojtje dhe përdorim të ujërave ndërkufitarë dhe liqeneve ndërkombëtare shprehu kënaqësi për bashkëpunimin e afërt  për aktivitetet në kuadër të Konventës dhe Protokollit.

Pjesëmarrësit ranë dakord se angazhimet për ujin, sanitacionin dhe higjienën të jenë pjesë e Deklaratës Ministrore që duhet të miratohet në Konferencën ministrore për mjedisin jetësor dhe shëndetin në Ostravë, Republika Çeke nga 13-15.06.2017.

Njëzëri u miratua Programi i punës për periudhën 2017-2019.

U vendos që takimi i 5-të i palëve të Protokollit për ujin dhe shëndetin të mbahet në Beograd kah gjysma e dytë e vitit 2019.

Maqedonia ishte një nga shtetet më aktive sa i përket realizimit të aktiviteteve të Protokollit për ujin dhe shëndetin gjatë periudhës së kaluar trevjeçare.