
Më datë 2 prill të vitit 2017 në Kishinjev, Moldavi, u mbajt takimi për sëmundjet joinfektive (SJI)i vendeve anëtare të Rrjetit Shëndetësor të Evropës Juglindore (SEEHN). Takimi i cili i paraprinte forumit ministror të SEEHN, kishte për qëllim të shqyrtojë progresin e vendeve anëtare të rrjetit sa i përket realizimit të qëllimeve të përcaktuara në Kornizën e OBSH-së për mbikëqyrje të sëmundjeve joinfektive deri në vitin 2025.
Takimi u koordinua nga Zyra e OBSH-së për Evropë, ndërsa e udhëhoqën dr. Gauden Galea, drejtor i programit për SJI, dhe dr. Zhoao Breda, drejtor i Zyrës së disperzuar të OBSH-së për SJI në Moskë. Bashkëpunëtori nacional i Ministrisë së shëndetësisë për bashkëpunim me OBSH-në në fushën e SJI, dr Igor Spiroski nga Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë, e prezantoi progresin e RM-së dhe mori pjesë në punën e grupit të punës i cili e përgatiti deklaratën e vendeve anëtare të SEEHN. Deklarata do prezantohet në Takimin evropian për SJI që do të mbahet në qershor të vitit 2017 në Moskë, Rusi. Këto aktivitete janë në frymën e raportit global për progresin për SJI, i cili në shtator të vitit 2018 do të prezantohet në Asamblenë e përgjithshme të KB në Njujork.