ijz

Më 25 gusht të vitit 2022 në mjediset e Institutit të Shëndetit Publik u mbajt një takim mes Drejtorit doc. dr. Shaban Memeti, punonjësve të IShP-së dhe përfaqësuesve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA).

Në periudhën e kaluar IShP ka pasur një bashkëpunim të frytshëm me ANEA, si dhe disa projekte të tjera të realizuara me sukses në kuadër të Departamentit për mbrojtje nga rrezatimi.

IShP është një institucion lider që në mënyrë aktive ka qenë i përfshirë në menaxhimin e Pandemisë me COVID në nivel kombëtar, dhe gjithashtu është një institucion që kryeson koordinimin dhe kryerjen e  testeve për zbulimin e COVID. Në këto rrethana janë ndërmarrë edhe aktivitete të caktuara për rinovimin e objekteve të institutit, duke ofruar kështu një mjedis më të mirë për punë.

Aktualisht, me interes të madh është projekti aktual MAK 5009 për përforcimin e kapaciteteve të laboratorëve për zbulimin e ndotësve në ushqim dhe sigurinë e ushqimit në vendin tonë.

Falë ndihmës së ANEA, IShP pranoi një donacion – pajisje të sofistikuar, një kromatograf të lëngët për detektimin e masës, i  cili është i pari i këtij lloji në institutin tonë. Instrumenti tashmë është vendosur në laboratorin përkatës, i cili është rinovuar dhe përshtatur sipas kërkesave të specifikimit. Pritet të dorëzohen pajisje shtesë dhe materialet të konsumueshme dhe më pas të vazhdohet me trajnimin e punonjësve. E gjithë kjo kjo Institutit do t’i mundësojë të kryejë analiza më të avancuara sa i përket sigurisë dhe cilësisë së ushqimit.