Nga data 21 deri më 22 nëntor, ECDC ishte nikoqire e takimit vjetor të Korrespondentëve Kombëtarë të ECDC në vendet partnere të Politikës Evropiane të Fqinjësisë dhe të Pikave Kombëtare të Kontaktit të MediPIET në Stokholm, Suedi.

Takimi u dha mundësinë pjesëmarrësve të trajtojnë aktivitetet e bashkëpunimit rajonal në kuadër të Iniciativës së BE-së për Sigurinë Shëndetësore dhe të diskutojnë rezultatet dhe arritjet e vitit 2022 dhe aktivitetet e planifikuara për vitin 2023.

Dita e parë iu kushtua aktiviteteve të ngritjes së kapaciteteve të zbatuara në fushën e hulumtimit, vlerësimit të rrezikut, gatishmërisë dhe reagimit. Në ditën e dytë, stafi i ECDC prezantoi statusin aktual dhe aktivitetet e planifikuara për Programin e Epidemiologjisë Intervente në Mesdhe dhe Detin e Zi (MediPIET).

Aktivitetet në vitin 2022

Në vitin 2022, u kryen një sërë aktivitetesh nën Iniciativën e BE-së për Sigurinë Shëndetësore.

Në shtator të vitit 2022, MediPIET Cohort 5 filloi një program dyvjeçar FETP me 16 anëtarë të rinj që përfaqësojnë Shqipërinë, Armeninë, Gjeorgjinë, Kosovën, Libanin, Libinë, Moldavinë, Maqedoninë e Veriut, Palestinën, Serbinë dhe Tunizinë. Ekipi i ECDC-së punon ngushtë me mbikëqyrësit në vendin e trajnimit, për mendorimin e bashkëpunëtorëve, për të ndarë ekspertizën dhe për të siguruar udhëzime.

Këto aktivitete trajnimi përfshinin një punëtori për identifikimin e nevojave për ngritjen e kapaciteteve të qendrave operative të shëndetit publik, një seminar për komunikimin e rreziqeve të shëndetit publik, një trajnim katër-ditor mbi inteligjencën epidemiologjike dhe vlerësimin e shpejtë të rrezikut, trajnim të përshtatur për hulumtim, si dhe një shqyrtim pas veprimit për vendimmarrje të bazuar në prova gjatë pandemisë COVID-19.

Iniciativa e BE-së për Sigurinë Shëndetësore (2020-2025) synon të krijojë një fuqi punëtore rajonale përgjegjëse për parandalimin dhe kontrollin e sfidave që i sjellin sëmundjet infektive dhe të përforcojë bashkëpunimin rajonal për të adresuar kërcënimet ndërkufitare ndaj shëndetit në vendet kandidate dhe kandidatët potencialë për BE-ja dhe vendet partnere të Politikës Evropiane të Fqinjësisë.

FB_IMG_1669802875546

 

 

316553306_3211429865775171_8707276812405293276_n1