
TË DHËNAT E SAKTA DO NDIHMOJNË TË SHPËTOJMË JETË, Gej Rajder , drejtor i përgjithshëm i ONP
Si pjesë e shënimit të 28 prillit – Ditës Botërore të sigurisë dhe shëndetit në punë, Instituti i shëndetit publik, si bartës i vetëm i autorizuar i statistikave shëndetësore për evidencat që mbahen në institucionet shëndetësore në Republikën e Maqedonisë, publikoi Informacion për lëndimet në punë në vitin 2016.
Të dhënat tregojnë se në vitin 2016 në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 894 lëndime në punë nga të cilat 356 (39,8%) kanë ndodhur në industrinë e xehetarisë. Sipas të dhënave me të cilat disponon Instituti i shëndetit publik, vitin që shkoi janë regjistruar dy raste të vdekjes si pasojë e lëndimeve në punë.
Коnfederata e sindikatave ndërkombëtare që në vitin 1996 28 prillin e caktoi si ditën ndërkombëtare të kujtimit të të vdekurve dhe punonjësve të lënduar në mbarë botën. Prandaj, në kujtim të të gjithë atyre që kanë humbur jetën në aksidente në punë, Instituti i shëndetit publik u bën thirrje të bëni një minutë heshtje në 28 prill (e premte) 2017, në ora 12.