Tularemia është sëmundje infektive akute nga e cila sëmuren edhe njerëzit edhe kafshët, ndërsa shkaktar i saj është bakteri. Kjo sëmundje i përket infeksioneve natyrore fekale.

Etiologjia

Shkaktarë i sëmundjes është bakteri Francisella tularensis, i cili është koko bacil i vogël, gram negativ, aerob, i palëvizshëm dhe asporogjen. Bakteri është rezistent në mjedisin e jashtëm dhe gjatë mbetet në kufomat e kafshëve të ngordhura, në lëkurat e papërpunuara, në dhe, në ujërat sipërfaqësorë dhe në prodhimet ushqimore. Është rezistent ndaj temperaturave të ulëta, ndërsa në temperaturë të larta inaktivizohet shpejt. Nga lëndët dezinfektuese më i ndjeshëm është ndaj preparateve të klorit.

Epizooetiologjia dhe epidemiologjia 

Tularemia është sëmundje primare për një numër të madh të llojeve të brejtësve të egër, të cilët janë rezervuar i kësaj sëmundjeje. Në mbarë botën ka rreth 100 lloje, ndërsa prej tyre më me rëndësi janë minjtë e shtëpisë dhe të fushës, lepujt, minjtë e rrugës, ketrat, kastorët, si dhe ujku i stepave, dhelprat dhe shumë kafshë tjera. Kafshët shtëpiake sëmuren më rrallë, ndërsa infeksion natyral është konstatuar te dhentë, macet, qentë dhe derrat.

Në mesin e brejtësve sëmundja më shpesh përhapet përmes rriqrave dhe morrave të cilët parazitojnë te brejtësit  (më rrallë përmes mushkonjave, pickimit), si dhe nëpërmjet ujërave të ndotur dhe baltës (brejtësit e infektuar bakterit i hedhin në ambientin e jashtëm përmes urinës dhe jashtëqitjes). Njeriu mund të infektohet nga tularemia përmes të gjitha rrugëve të njohura epidemiologjike të përcjelljes:

-Me kontakt

Mjafton kontakti direkt i lëkurës ose mukozës me inde ose gjakun e kafshëve të infektuara gjatë rrjepjes së lëkurës së tyre, prerjes së mishit, përgatitjes së ushqimit ose vetëm prekjes

-Me rrugë transmisive

Njeriu sëmuret gjatë kafshimit nga rriqrat iksodide, morrat dhe insektet tjera, ose gjatë kontaktit me lëngje të tyre.

-Rruga respiratore

Infeksioni ndodh me thithjen e pluhurit të ndotur me bacile të tularemisë.

-Rruga alimentare (me ushqim)

Infeksioni ndodh pas pirjes së ujit të ndotur (me jashtëqitje dhe urinë, si dhe me brejtës të ngordhur) ose përmes konsumimit të ushqimit të ndotur (më shpesh pas përdorimit të mishit të papërpunuar mirë termikisht të lepurit ose kafshëve të tjera). Mendohet se mishi i lepurit mund të jetë infektiv edhe pas ngrirjes që zgjat edhe deri në disa vite.

Meqë tularemia është zoonozë, nga ajo më tepër sëmuren njerëzit të cilët gjatë punës të tyre profesionale  janë të ekspozuar në rrezik më të madh, si ç’janë: gjuetarët, peshkatarët, blegtorët, pylltarët, bujqit dhe amviset.

Pas kalimit të sëmundjes të tularemisë mbetet imunitet solid, por kohëzgjatja e tij nuk është e njohur dhe ekziston mundësia për tu sëmurë përsëri(reinfeksion).

slika 3

 Shpërndarja (Përhapja)

Tularemia është sëmundje e cila është e  përhapur në gjysmësferën veriore të Tokës. Kjo hapësirë përfshin gjithë pjesën veriore të kontinentit Euroaziatik dhe Amerikës Veriore, si edhe një pjesë të vogël Amerikës jugore (Meksikë dhe Venezuelë).

Ekzistimi i fokuseve natyrore të kësaj sëmundje në Republikën e Maqedonisë për herë të parë është zbuluar nga Jh. Heneberg dhe bashkëpunëtorët e tij në vitin 1968, kur janë izoluar sojet e para të shkaktarit të tularemisë në mesin e brejtësve të egër.

Rastet e para të regjistruara të sëmundjes së tularemisë në republikën tonë janë ato të epidemisë së tularemisë në fshatin Mitrashinci të Berovës në vitin 1995. Gjatë kësaj epidemie janë sëmurë gjithsej 31 persona. Vitin e ardhshëm, në 1996 janë regjistruar gjithsej 5 raste individuale të tularemisë në komunën e Berovës, edhe atë në fshatin Mitrashinci dhe Robovo nga një, ndërsa në Budinarci tre të sëmurë.

Në vitin 2010, është regjistruar edhe një epidemi e tularemisë me të sëmurë në disa fshatra të Gostivarit, më shumë në fshatin Vrapçishtë, e cila mbaroi me 20 të sëmurë. Në vitin 2011 është regjistruar një rast sporadik i një personi të sëmurë nga Shkupi.

Pasqyra klinike

Varësisht nga lokalizimi, gjegjësisht nga vendi i hyrjes së bakterit në organizmin e njeriut, tularemia mund të manifestohet në disa forma klinike të ndryshme: glandulare (gjëndërore), ulçeroglandulare, okuloglandulare, orofaringeale, mushkërore, intestinale dhe forma tifoide (e gjeneralizuar).slika 1

Te të gjitha format klinike, pas inkubacionit prej 3-7 ditësh, fillimi i sëmundjes është akut, me paraqitjen e një sindrome të gjeneralizuar infektive: temperaturë të rritur trupore, ethe, djersitje, kokëdhembje intensive, dhembje në tërë trupin dhe plogështi të përgjithshme. Sëmundja zgjat zakonisht nga 2 deri në 4 javë.

  • Forma glandulare (gjëndërore) – më shpesh janë të prekura nyjet limfatike nën nofullore dhe ato të qafës, të cilat ënjten por nuk ka ulçra.
  • Forma ulçeroglandulare– karakterizohet me paraqitjen e reaksionit inflamator në derën e hyrjes (lëkurë) në formë papule që ulçeron dhe me limfadenopati regjionale. Gjëndrat limfatike nekrotizojnë, e pastaj vjen deri te sklerotizimi i tyre, por shpesh mund të qelbëzohen dhe kështu gjatë të supurojnë.
  • Forma okuloglandulare – paraqitet inflamacion të mukozës së syrit dhe grupe karakteristike të folikuleve, si edhe ënjtje të gjëndrave limfatike regjionale
  • Forma orofaringeale  - manifestohet në formë të pezmatimit të mukozës së gojës, fytit ose bajameve (të cilat mund të nekrotizon dhe lënë defekte të thella) dhe ënjtje të nyjeve limfatike të qafës.
  • Forma mushkërore – është sëmundje primare e mushkërive, e cila paraqitet në formë bronkiti ose bronkopneumonie.
  • Forma intestinale – karakterizohet me dhembje barku, vjellje, diarre.
  • Forma tifoide ose e gjeneralizar – febrilitet i lartë (Т), intoksikim i rëndë i përgjithshëm dhe gjendje tifoze, ënjtje të shpretkës dhe skuqje të lëkurës.

Diagnoza

Në regjionet ku tularemia paraqitet në formë endemike, diagnostikimi i sëmundjes është i lehtë në bazë të pasqyrës klinike dhe anketës epidemiologjike (historia e pickimit nga rriqra, nënshtrimi kontaktit me kafshë ose brejtës potencialisht të sëmurë si dhe ekspozimi ndaj ujit dhe ushqimit potencialisht të ndotur.

Diagnostikimi  laboratorik është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vënien e diagnozës së drejtë. Shfrytëzohet metoda e izolimit të Francisella tularensis nga qelbi, punktati nga gjëndrat, gjaku ose këlbaza dhe testi i aglutinimit.  

Në diagnostikimin e tularemisë shfrytëzohen edhe teste tjera, si për shembull testi i mikroaglutinimit, testi i hemaglutinimit, ELISA testi, etj.

 Shërimi

Antibiotikët plotësisht e kanë ndryshuar rrjedhjen dhe prognozën e kësaj sëmundje. Streptomycina dhe Tetracyclinet janë barëra të zgjedhjes gjatë trajtimit të të sëmurëve nga tularemia. Chloramphenicol-i gjithashtu mundet me sukses ta zëvendësojë tetracyclin-ën, si edhe еrytrocyclin-ën dhe kinolinet. Si terapi simptomatike shfrytëzohen analeptikë, analgjetikë, rehidrimi dhe eventualisht transfuzioni.

Parandalimi dhe  ç’rrënjosja        

  • Në rast të epizootisë (paraqitja e sëmundjes te brejtësit ose kafshët), në lagjet duhet të aplikohen masat përkatëse agroteknike dhe sanitaro-profilaktike, si dhe edukim shëndetësor dhe informim i popullatës.
  • Njerëzit duhet t’i largohen çdo kontakti me rriqrat gjatë qëndrimit në natyrë dhe të përdorin repelentë (spraj ose sapunë që dëbojnë insektet nga lëkura) ose lloj tjetër të mbrojtjes (mbajtjen e dorëzave, çizmeve, maskave mbrojtëse), posaçërisht të atyre të cilat për shkak të natyrës së profesionit të tyre ose në mënyrë rekreative më shpesh qëndrojnë në natyrë ose merren me kafshë ose prodhime të tyre. Të mos deponohen brejtësit dhe kafshët e egra të cilat nuk ikin nga njerëzit, pasi janë të sëmurë. Të mos përdoret për ushqim mishi i kafshëve të egra (sidomos mishi i lepurit), nëse ka prejardhje të dyshimtë ose nëse dihet se për momentin mbizotëron epizootia, kur duhet edhe të ndalohet gjuetia e kafshëve të egra. T’i iket pirjes së ujit dhe larjes në ujëra për të cilat ekziston dyshimi se janë të ndotura.
  • Profilaksë më e mirë është aplikimi i zhivës, vaksina antitularemike, për persona te të cilët ekziston rrezik i madh për t’u sëmurë nga tularemia. Me dhënien e vaksinës gjatë paraqitjes epidemike të kësaj sëmundje, epidemia ndërpritet për 10-15 ditë nga vaksinimi i kryer.
  • Vaksina lë imunitet solid dhe afatgjatë, ndërsa në rast të nevojës mund të kryhet edhe revaksinimi.

 

                                     Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

Departamenti për përcjelljen dhe mbikëqyrjen e sëmundjeve infektive