Më datë 10 Nëntor të vitit 2022, Departamenti i Promovimit të Shëndetit dhe Ndjekjes së Sëmundjeve pranë Institutit të Shëndetit Publik mbajti një punëtori me temë “Lënia e duhanit”. Kjo punëtori është pjesë e detyrave dhe aktiviteteve në kuadër të Programit “Shëndet për të Gjithë” për vitin 2022. Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin përfaqësues nga Departamentet e Mjekësisë Sociale në 10 Qendrat e Shëndetit Publik në të gjithë Republikën dhe përfaqësues nga Instituti i Shëndetit Publik i RMV-së.

Kjo punëtori kishte për qëllim prezantimin e të rejave nga sa  i përket përdorimit të duhanit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe krijimin e një pasqyre për punën e Këshillimoreve për lënien e duhanit që ndodhen në 10 Qendrat e Shëndetit Publik, si dhe inkurajimin e diskutimeve për mënyrën e mëtejshme të punës së tyre dhe tërheqjen e më shumë pacientëve për këshillim.

Në këtë punëtori prezantime patën:

Prof. Dr. Elena Qosevska me temë: Raporti nga analiza e shkaqeve për mos lënien e duhanit,

Dr. Martin Petrovski me temën: Fushatat në rrjetet sociale për lënien e duhanit,

Dr. Aleksandar Kardashevski me temë: Ndikimi i pirjes së duhanit tek shëndeti oral,

Dr. Sci. Sanja Prosheva me temën: Lënia e duhanit me ndihmën e Këshillimoreve për lënien e duhanit.

 

Të gjithë së bashku ranë dakord për hapat e mëtejshëm të punës, promovimin e Këshillimoreve për lënien e duhanit dhe mënyrën e punës.

1