Organizata Botërore e Shëndetësisë                           UNICEF

 

Uji, sanitacioni, higjiena dhe menaxhimi me mbeturinat me virusin COVID-19

Udhëzues i përkohshëm 19 Mars, 2020

 

Konteksti

Ky udhëzues i përkohshëm i plotëson dokumentet për parandalimin dhe kontrollimin e infeksioneve (IPC) duke e përmbledhur udhëzuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për ujin, sanitacionin dhe mbeturinat mjekësore të rëndësishëm për  viruset, përfshirë këtu edhe koronaviruset. Është i dedikuar për praktikuesit me ujë dhe sanitacion, si dhe për dhënësit e shërbimeve shëndetësore të cilët duan të dinë më shumë për rreziqet dhe praktikat me ujin, sanitacionin dhe higjienën (WASH).  Sigurimi i kushteve për ujë të sigurt, sanitacion dhe higjienë ka një rëndësi qenësore për shëndetin e njerëzve gjatë epidemive të sëmundjeve infektive, përfshirë edhe gjatë epidemisë së COVID-19. Sigurimi i një përdorimi të mirë dhe adekuat të ujit, sanitacionit dhe higjienës (WASH) dhe praktikave për menaxhimin e mbeturinave nëpër komunitete, amvisëri, shkolla, tregje dhe institucione shëndetësore do ndihmojë në parandalimin e përhapjes të virusit COVID-19 nga njeriu në njeri.

Këtu janë të përmbledhura informacionet më të rëndësishme në lidhje me ujin, sanitacionin dhe higjienën (WASH) dhe COVID-19.

  • Higjiena e shpeshtë dhe e drejtë e duarve është një nga masat më të rëndësishme që mund të përdoret për parandalimin e infeksionit me virusin COVID-19. Praktikuesit e WASH duhet të punojnë që të mundësojnë higjienë të drejtë dhe të rregullt të duarve përmes përmirësimit të objekteve dhe përdorimit të teknikave për ndryshime të vërtetuara të sjelljes.
  • Udhëzuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për menaxhimin e ujit të pijshëm dhe shërbimeve sanitare i referohet epidemisë me COVID-19. Nuk janë të nevojshme masa shtesë. Dezinfektimi do e lehtësojë zhdukjen e shpejtë të virusit COVID-19.
  • Shumë benefite do realizohen përmes menaxhimit të sigurt me ujin dhe shërbimet sanitare dhe zbatimit të praktikave të mira higjienike.

Për momentin nuk ka dëshmi për mbijetim të virusit COVID-19 në ujin e pijshëm dhe kanalizimin. Morfologjia dhe struktura kimike e virusit COVID-19 është e ngjashme si e koronaviruseve të tjerë për të cilët ekzistojnë të dhëna për mbijetimin e tyre në mjedisin jetësor dhe për masat efektive për deaktivim.  Ky dokument bazohet në dëshmi dhe në udhëzuesin e  Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për atë se si të mbrohemi nga viruset nga kanalizimi dhe uji i pijshëm. Ky dokument do përditësohet kur të ketë në dispozicion informacione të reja.

  1. Përhapja e COVID-19

Ekzistojnë dy mënyra kryesore të përhapjes të virusit COVID-19: respiratore dhe përmes kontaktit. Spërklat respiratore krijohen kur personi i infektuar kollitet ose teshtin. Çdo person që është afër me një person vjetër që ka simptoma respiratore (kollitet ose teshtin) është i rrezikuar nga ekspozimi ndaj spërklave infektive respiratore .1  Spërklat gjithashtu mund të përfundojnë edhe në sipërfaqe në të cilat virusi mund të mbijetojë; kështu, mjedisi që rrethon personin e infektuar mund të shërbejë si burim i përhapjes (përmes kontaktit).

Rreth 2-10% e rasteve të konfirmuara me COVID-19 kanë diarre,2-4 ndërsa dy hulumtime kanë zbuluar fragmente të virusit me acid ribonukleik të COVID-19 në materie fekale  tek pacientët.5-6 Megjithatë, vetëm një studim e ka kultivuar virusin nga një mostër e jashtëqitjes.7 Nuk ka të dhëna për përhapje të COVID-19 përmes rrugëve fekale-orale.

  1. Qëndrueshmëria e virusit COVID-19 në ujin e pijshëm, fekale, kanalizim dhe mbi sipërfaqe

Edhe pse qëndrueshmëria në ujin e pijshëm është e mundur, ende nuk ka dëshmi për prani të koronaviruseve në ujërat sipërfaqësor ose nëntokësor, ose nëse ato përhapen përmes ujit të pijshëm të kontaminuar.  Virusi COVID-19 është një virus i mbështjellë me një membranë të jashtme të brishtë. Në përgjithësi , viruset e mbështjellë janë më pak stabil në mjedis dhe janë më të ndjeshëm ndaj oksidantëve, si për shembull ndaj klorit.  Deri më  sot nuk ka dëshmi që COVID-10 mund të mbijetojë në ujë ose kanalizim, virusi me gjasë do të inaktivizohet dukshëm më shpejtë nga viruset enterike humane të pa mbështjella të njohura për përhapjen përmes ujit (si adenoviruset, novoviruset, rotaviruset dhe hepatiti A). Për shembull, një studim ka zbuluar se koronavirus human surrogat ka mbijetuar vetëm dy ditë në ujë të dekloruar nga çezma dhe në ujërat e zeza spitalore në  20°C.8 Studime të tjera njëkohësisht konstatojnë se koronaviruset humane , koronaviruset gastroenterite dhe virusi i hepatitit tek miu janë zhdukur 99,9% për dy ditë në 23°C dhe deri në dy javë10 në 25°C. Nxehtësia, vlera e lartë ose e ulët e pH, drita e diellit dhe preparatet e zakonshme për dezinfektim (si klori) e lehtësojnë zhdukjen.

Nuk është e sigurt se sa mbijeton në sipërfaqe të ndryshme virusi i cili shkakton COVID-19, por me sa duket ka gjasa të sillet si edhe koronaviruset e tjerë. Një shqyrtim i fundit i qëndrueshmërisë të koronaviruseve humane në sipërfaqe të ndryshme ka zbuluar një variabilitet të madh i cili sillet nga 2 orë e deri më 9 ditë.11 Koha e mbijetesës varet nga shumë faktorë, përfshirë këtu llojin e sipërfaqes, temperaturën, lagështinë relative dhe llojin specifik të virusit. Gjithashtu i njëjti shqyrtim zbuloi se mund të arrihet inaktivim efikas brenda një minute duke përdorur preparate të zakonshme për dezinfektim siç është etanoli 70% ose hipokloriti i natriumit (për më shumë detaje kaloni tek Praktikat e pastrimit).

  1. Mirëmbajtja e furnizimit të sigurt me ujë

Virusi COVID-19 nuk është zbuluar në sistemet e ujësjellësit dhe mbi bazë të të dhënave aktuale rreziku nga sistemet e ujësjellësit është i vogël.12 Studimet laboratorike të koronaviruseve surrogate që zhvillohen në kushte të kontrolluara mirë tregojnë se virusi mund të mbetet infektiv disa ditë me radhë, madje edhe për javë të tëra në ujin e kontaminuar me fekale.10 Për ta përmirësuar sigurinë e ujit mund të ndërmerren një numër masash,  duke filluar që nga mbrojtja e burimeve, pastrimi i ujit në vendin e distribuimit, grumbullimit apo konsumimit dhe sigurimi i ruajtjes së ujit të mbledhur në amvisëri në enë të pastra dhe të mbuluara.

Metodat konvencionale, të centralizuara për trajtimin e ujit që përdorin filtrim dhe dezinfektim duhet ta dezinfektojnë virusin COVID-19. Është treguar se koronaviruse të tjerë humane janë të ndjeshëm ndaj klorimit dhe dezinfektimit me dritë ultraviolet.13 Meqë viruset e mbështjellë janë të rrethuar me një membranë qelizore lipide, që nuk është e fortë, virusi  COVID-19 ka më shumë mundësi të jetë i ndjeshëm ndaj klorit dhe proceseve të tjera dezinfektuese se sa shumë viruse të tjerë, siç është koksakivirusi, që ka një shtresë proteinike. Për një dezinfektim të centralizuar efikas duhet të përdoret klor rezidual prej ≥0,5 mg/l pas së paku 30 minuta kohë kontakti gjatë pH<8,0.12 Klori rezidual duhet të jetë i qëndrueshëm gjatë të gjithë sistemit të distribuimit.

Në vendet ku nuk ka mundësi për trajtim të centralizuar të ujit dhe nuk ka gypa të sigurt për furnizim me ujë, një numër i madh i teknologjive për trajtimin e ujërave në amvisëri janë treguar efikase në eliminimin dhe shkatërrimin e viruseve, përfshirë këtu zierjen, ultrafiltrimin me performanca të larta ose filtra nanomembranike, rrezatimin e diellit edhe në ujërat e paturbulluar, rrezatimin ultraviolet dhe klorin e lirë në doza të caktuara.

  1. Menaxhimi i sigurt i ujërave të zeza

Nuk ka dëshmi se virusi COVID-19 është përhapur përmes sistemeve të kanalizimit me dhe pa trajtim të ujërave të zeza. Pastaj, nuk ka dëshmi që kanalizimi ose punëtorët që bëjnë trajtimin e ujërave të zeza janë përballur me sindrom respirator akut të rëndë (SARS) të cilin e shkakton një lloj tjetër i koronavirusit që ka shkaktuar një epidemi të madhe të sëmundjeve respiratore akute në vitin 2003. Si pjesë e politikave shëndetësore publike të integruara, ujërat e zeza nga kanalizimet duhet të trajtohen në stacione të dizajnuara dhe të menaxhuara mirë për pastrimin e ujërave të zeza komunale. Çdo fazë e pastrimit (si dhe koha e qëndrimit dhe hollimit) ka si rezultat zvogëlimin e rrezikut potencial.  Liqeni për stabilizimin e mbeturinave (liqen ose lagunë për oksidim) në përgjithësi konsiderohet si teknologji praktike dhe e thjeshtë për trajtimin e ujërave të zeza posaçërisht e përshtatur mirë për shkatërrimin e patogjenëve, për shkak të kohës relativisht të gjatë të mbajtjes (20 ditë ose më shumë) në kombinim me rrezet e diellit, vlerave të larta të pH-it, aktivitetit biologjik dhe faktorëve të tjerë që shërbejnë për shkatërrimin e shpejtë të patogjenëve. Mund të merret në konsideratë si hap final i dezinfektimit nëse kapacitetet ekzistuese për pastrimin e ujërave të zeza nuk janë të optimizuara për eliminimin e viruseve.  Duhet të ndiqen praktikat më të mira për mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve në kapacitetet për trajtimin e kanalizimeve. Punëtorët duhet të mbajnë pajisje mbrojtëse personale përkatëse që konsiston në veshje të jashtme mbrojtëse, doreza, çizme, syze ose mbrojtës për fytyrën, duhet të mirëmbajnë higjienën e duarve dhe duhet të evitojnë prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të papastra.

Uji, sanitacioni dhe higjiena (WASH) në institucionet shëndetësore

Rekomandimet ekzistuese për masat për ujin, sanitacionin dhe higjienën në institucionet shëndetësore janë të rëndësishme për sigurimin e një kujdesi adekuat për pacientët dhe për mbrojtjen e pacientëve, personelit dhe kujdestarëve nga infeksionet.14 Aktivitetet në vazhdim janë të një rëndësie tejet të madhe: 1) menaxhimi i sigurt me ekskretet (fekalet dhe urinën), përfshirë këtu sigurimin që askush të mos ketë kontakt me ato dhe se ekskretet do të trajtohen në mënyrën adekuate 2) angazhimi për praktikimin e shpeshtë të higjienës së duarve duke i përdorur teknikat adekuate 3) zbatimi i praktikave për pastrimin dhe dezinfektimin e rregullt dhe 4) menaxhimi i sigurt i mbeturinave mjekësore. Masa të tjera të rëndësishme përfshijnë sigurimin e sasive të mjaftueshme të ujit të pijshëm për personelin, përkujdesëset dhe pacientët që të mund të mirëmbajnë higjienën personale, përfshirë këtu edhe higjienën e duarve të personelit, përkujdesëseve dhe pacientëve; larjen e rregullt të çarçafëve dhe rrobave të pacientëve; sigurimin e tualeteve adekuate (përfshirë këtu edhe objektet e veçanta për rastet e konfirmuara dhe rastet e dyshuara me COVID-19) dhe ndarjen dhe eliminimin e sigurt të mbeturinave mjekësore. Për më shumë detaje sa i përket këtyre rekomandimeve ju lutemi shikoni Standardet ekologjiko-shëndetësore themelore në mbrojtjen shëndetësore.14

  1. Praktikat për higjienën e duarve

Higjiena e duarve është jashtëzakonisht e rëndësishme. Pastrimi i duarve me ujë dhe sapun ose pastrimi i duarve me alkool duhet bërë sipas udhëzimeve si “Pesë hapat për higjienën e duarve”.15 Nëse duart nuk janë dukshëm të papastra, e preferueshme do ishte që duart të pastrohen me alkool për 20-30 sekonda duke përdorur teknikë adekuate.16 Kur duart janë dukshëm të papastra ato duhet të lahen me ujë dhe sapun për rreth 40-60 sekonda duke përdorur teknikë adekuate.17 Higjiena e duarve duhet të realizohet nëpër të pesë hapat, gjatë ndërrimit të dorezave, pas çdo kontakti me pacient të dyshuar ose të konfirmuar me COVID-19 ose mbeturina e tyre, para dhe pas ngrënies dhe pas përdorimit të tualetit.18 Nëse nuk keni sapun, ose fasuleta të zhytura në alkool, atëherë përdorni ujë të kloruar (0,05%) për larjen e duarve, por kjo nuk është zgjidhja ideale sepse përdorimi i shpeshtë mund të shkaktojë dermatit që mund ta rrisë rrezikun nga infeksioni dhe astma për shkak se hollimi mund të mos jetë i saktë.19 Megjithatë, nëse uji i kloruar është alternativa e vetme, atëherë mund ta përdorni atë.

Mjetet funksionale për higjienën e duarve duhet të jenë të pranishme për të gjithë punonjësit shëndetësor në të gjitha vendet për kujdes dhe në të gjitha pjesët ku vishen ose zhvishen pajisjet shëndetësore personale. Përveç kësaj, objektet për higjienë funksionale të duarve duhet të jenë në dispozicion për të gjithë pacientët, anëtarët e familjes dhe vizitorët e tyre, dhe të ndodhen në distancë prej 5 m nga tualetet dhe dhomat e pritjes, dhomat e ngrënies dhe ambientet e tjera publike.

  1. Sanitacioni dhe ujësjellësi

Personave të dyshuar ose të konfirmuar me COVID-19 duhet tu sigurohen tualete të veçanta. Ato duhet të funksionojnë mirë dhe të kenë rrjeta funksionale tek kullimi. Sa herë të jetë e mundur tualeti duhet të shpërlahet me kapakun e ulur që të evitohen pikat dhe avult me aerosole. Nëse nuk mund të sigurohen tualete të veçanta, tualeti duhet të pastrohet dhe dezinfektohet së paku dy herë në ditë nga një pastrues i trajnuar i veshur me pajisje mbrojtëse personale (mantel, doreza, maskë dhe mbrojtës për fytyrën ose sytë). Pastaj, në pajtim me udhëzimet aktuale, personeli dhe punonjësit shëndetësor duhet të kenë tualate të veçanta nga ato që i përdorin pacientët.

OBSH rekomandon përdorim të një ujësjellësi standard të mirëmbajtur, siç janë daljet e mbyllura për banjot, dhe ventilat kthyes të stërpikëseve që të parandalohen materiet fekale të aerosolizuara të mos depërtojnë në sistemin e ujësjellësit ose ventilimit,20 bashkë me trajtimin standard të ujërave të zeza.21 Ujësjellësi jo i rregullt dhe sistemi i dobët për ventilimin e ajrit ndikuan në përhapjen e koronavirusit SARS në ndërtesat e larta të Hong Kongut në vitin 2003.22 Çështje të ngjashme shqetësuese janë parashtruar për përhapjen e virusit COVID-19 nga tualetet e parregullta në ndërtesat e larta për banim.23 Nëse institucionet shëndetësore janë të kyçura me kanalizimin, atëherë duhet të bëhet vlerësim i rrezikut për të vërtetuar nëse ujërat e zeza qëndrojnë brenda sistemit (dmth. nuk ka rrjedhje) para përfundimit të tyre në vendet funksionale për trajtim apo deponim, ose të dyja. Rreziqet që kanë të bëjnë me përshtatshmërinë e sistemit mbledhës ose metodat e trajtimit dhe eliminimit duhet të vlerësohen pas qasjes për planifikimin e sigurisë, me pika kritike të kontrollit të prioritizuara për zbutje.

Për institucionet shëndetësore më të vogla në vende me standard të ulët, nëse i lejon mjedisi dhe kushtet lokale, jamat lëshuese mund të jenë opsioni më i përshtatshëm.  Duhet të ndërmerren masa standarde të kujdesit që të mund të parandalohet ndotja e mjedisit jetësor me ekskrete. Këto masa përfshijnë sigurimin e së paku 1,5 m distancë nga fundi i jamës dhe masës së ujërave të zeza (duhet të lihet hapësirë më e madhe mes rërës më të trashë, çakallit dhe plasaritjeve) dhe se jamat lëshuese duhet të jenë së paku në një distancë prej së paku 30 m horizontalisht nga çfarëdo burimi të ujit nëntokësor (përfshirë këtu bunarët e cekët dhe puset).21 Nëse ka nivel të lartë të ujërave nëntokësor ose mungesë të hapësirës për hapjen e jamave, ekspertët duhet të përdorin kontejnerët jolëshues për deponim që do të lihen të paprekur për aq kohë sa të zvogëlohet niveli i aktivitetit të virusit para se të zhvendoset jashtë lokacionit për trajtim të mëtejshëm ose për eliminim të sigurt, ose të dyja. Sistemi i dyfishtë me rezervuarë me rezervuarë paralele do ndihmojë në lehtësimin e inaktivimit me rritje maksimale të kohës së deponimit, sepse një rezervuar mund të përdoret i plotë, dhe të pritet deri sa të mbushet rezervuari tjetër.  Duhet pasur shumë kujdes të mos vijë deri te spërkatjet dhe lëshimi i pikave gjatë pastrimit ose zbrazjet e rezervuarëve.

  1. Toaletet dhe mënjanimi i fekaleve

Higjiena e duarve është qenësore kur ekziston dyshimi ose kur ka kontakt të drejtpërdrejtë me fekale (nëse duart janë të papastra, atëherë sapuni dhe uji kanë përparësi para fasuletave me alkool për pastrimin e duarve). Nëse pacienti nuk është në gjendje të përdorë tualetin, ekskretet duhet të mblidhen në pelenë ose pëlhurë të pastër dhe menjëherë dhe me kujdes të vendosen në vend të veçantë që përdoret vetëm për personat e dyshuar ose të konfirmuar me COVID-19. Në të gjitha institucionet shëndetësore, përfshirë edhe ato në të cilat qëndrojnë raste të dyshuara ose të konfirmuara me  COVID-19, fekalet duhet të trajtohen si biohazard dhe të manipulohet me to sa më pak të jetë e mundur. Çdo person që menaxhon fekalet duhet t’i ndjeke rekomandimet për kontakte dhe pika  18 të OBSH-së dhe të përdorë PMP që ta zvogëlojë ekspozimin, përfshirë këtu  mantel, doreza, maskë dhe mbrojtës për fytyrën ose sytë. Nëse përdoren pelena, ato duhet të mënjanohen si mbeturina infektive siç do ishte vepruar edhe në të gjitha situatat. Punëtorët duhet të jenë të trajnuar se si t’i veshin, përdorin dhe zhveshin PMP që të mos i çrregullojnë këto barriera mbrojtëse.25 Nëse nuk ka në dispozicion ose nëse përdorimi i PMP është i kufizuar, atëherë duhet të praktikohet rregullisht higjiena e duarve, ndërsa punëtorët duhet të mbajnë së paku 1 m distancë nga rastet e dyshuara ose të konfirmuara.

Nëse përdoret pëlhurë, pas mënjanimin të fekaleve, ajo duhet të pastrohet me ujë dhe detergjent neutral, të dezinfektohet me tretje të klorit 0,5%, ndërsa pastaj të shpërlahet me ujë të pastër; ky ujë duhet të derdhet në tualet ose në jamë. Mjete të tjera efikase për dezinfektim janë bashkëdyzimet kuartenere të amoniakut, si klorit cetilpiridiniumi dhe acidi peroksiacetat me përqendrim nga 500-2000 mg/l.26

Klori nuk është efikas për dezinfektimin e mediumeve që përmbajë sasi të mëdha të materieve organike të ngurta dhe të tretura. Prandaj ka përdorim të kufizuar për pastrimin e ekskreteve të freskëta.

  1. Zbrazja e jamave lëshuese dhe rezervuarëve dhe transporti i ekskreteve jashtë lokacionit

Nuk ka nevojë t’i zbrazni jamat lëshuese dhe rezervuaret për ekskretet nga persona të dyshuar ose të konfirmuar me COVID-19, përveç se në rastet kur janë mbushur plot. Në përgjithësi, duhet të ndiqen praktikat më të mira për menaxhimin e sigurt me ekskretet.

Jamat lëshuese ose rezervuaret duhet të jenë të dizajnuar tu përgjigjen nevojave të pacientëve, sidomos në rritje të papritura potenciale të rasteve, dhe duhet të ketë një orar për zbrazjen e rregullt të tyre mbi bazë të sasive të gjeneruara të ujërave të zeza. Pajisjet mbrojtëse personale PMP (manteli me mëngë të gjatë, dorezat, çizmet, maskat dhe syzet ose mbrojtësit për fytyrën) duhet të mbahen gjatë gjithë kohës së manipulimit apo transportimit të ekskreteve jashtë, dhe duhet pasur kujdes që të mos vijë deri tek spërkitjet. Për personalin kjo përfshin zbrazjen e rezervuareve ose kampionëve me pompë. Pas përfundimit të manipulimit me mbeturina dhe nëse nuk ka më rrezik nga ekspozimi i mëtejshëm, PMP duhet të hiqen me kujdes dhe të lahen duart para se punëtorët të futen në automjetin për trasportim.  PMP të kontaminuara  duhet të vendosen në një qese të mbyllur e më pas lahen (shiko te praktikat e mira të pastrimit). Atje ku nuk mund të bëhet trajtim jashtë, trajtimi në vend mund të bëhet me përdorimin e gëlqeres. Trajtimi i tillë nënkupton përdorimin 1 një sasie të masës së qullët gëlqerore 10% në 10 sasi të mbeturinave.

  1. Praktikat e pastrimit

Procedurat e rekomanduara përpastrim dhe dezinfektim duhet të ndiqen me përpiktmëri.19 Duhet të lahen dhe pastrohen të gjitha mjediset në të cilat trajtohen pacientët me COVID-19 (njësitë për trajtim, qendrat për kujdes në komunitet), duhet të pastrohen së paku një herë në ditë, dhe pas lëshimit të pacientit nga spitali.27 Një numër i madh i preparateve për dezinfektim veprojnë ndaj viruseve me mbështjellës siç është COVID-19, dhe këtu bëjnë pjesë edhe preparet më të shpeshta për dezinfektim që përdoren nëpër spitale. Për momentin OBSH rekomandon që të përdoret:

  • 70% alkool etilik për dezinfektim të zonave të vogla, si për shembull pajisjeve për një përdorim (për shembull termometrave);
  • Hipoklorid natriumi me 0,5% (barabartë me 5000 ppm) për dezinfektimin e sipërfaqeve.

Të gjithë personat që prekin çarçafët e papastër, peshqirët dhe veshjet e pacientëve me COVID-19 duhet të mbajnë PMP para se të prekin çfarëdo gjësendi të papastër, pra të kenë doreza, maska, mbrojtës për sytë (syze ose mbrojtës për fytyrën), mantel me mëngë të gjatë, përparëse, çizme ose këpucë të mbyllura.  Ata duhet të zbatojnë higjienën/dezinfektimin e duarve pas ekspozimit ndaj gjakut ose lëngjeve trupore, si dhe pas heqjes së PMP.  Çarçafët e përdorur duhet të vendosen në qese ose kontejnerë të shënuara qartë, që nuk lëshojnë ujë. Rekomandohet larje në lavatriçe me ujë të ngrohtë në temperaturë nga 60−90°C (140−194°F) me detergjent për larje. Çarçafët pastaj mund të thahen sipas procedurave të zakonshme. Nëse nuk mund të lahen në lavatriçe, çarçafët mund të zhyten në ujë të nxehtë me sapun, në një enë të madhe dhe me ndihmën e një shkopi të përzihen dhe duhet pasur kujdes që të mos vijë deri tek spërkatja. Ena pastaj duhet zbrazur, ndërsa çarçafët duhet të zhyten në 0,05% klor për përafërsisht 30 minuta. Në fund, çarçafët duhet të shpërlahen me ujë të pastër dhe të lihen për tu tharë në diell.

Nëse ekskretet ndodhen në sipërfaqe (si çarçafë ose dysheme), ekskretet duhet të mënjanohen në tualet ose jamë lëshuese. Nëse fasuletat janë për një përdorim, ato duhet të trajtohen si mbeturina infektive; nëse nuk janë për një përdorim atëherë duhet të trajtohen si çarçafë të papastër. Zona duhet të pastohet dhe dezinfektohet në pajtim me udhëzuesin për procedurat e pastrimit dhe dezinfektimit të lëngjeve trupore.27

  1. Mënjanimi i sigurt i ujërave të zeza ose ujit të larjes së PMP, sipërfaqeve dhe dyshemeve

Rekomandimet aktuale të OBSH-së janë: pastrim me sapun dhe ujë të dorezave për shërbime të rënda ose komunale, përparëseve për një përdorim dhe pastaj dekontaminime i tyre me tretje hipoklorit natriumi 0,5% pas çdo përdorimi. Dorezat për një përdorim dhe mantelat duhet të hidhen pas çdo përdorimi dhe të mos përdoren sërish; higjiena/dezinfektimi i duarve duhet të bëhet pas heqjes së PMP. Nëse uji i përdorur përmban dezinfektues të përdorur nga pastrimi paraprak, atëherë nuk duhet të trajtohet ose klorohet sërish. Sidoqoftë, është me rëndësi që uji i tillë të derdhet në jamë septike, ose kanalizim. Nëse këto ujëra derdhen në jamë, ajo duhet të jetë e izoluar që të evitohen derdhjet dhe çrregullimet e  mundshme.

  1. Menaxhimi i sigurt me mbeturina mjekësore

Duhet të ndiqen praktikat më të mira për menaxhim të sigurt me mbeturina mjekësore, përfshirë këtu edhe ndarjen e përgjegjësisë dhe burimeve të mjaftueshme njerëzore dhe materiale për mënjanim të sigurt të mbeturinave. Nuk ka dëshmi që kontakti i drejpërdrejtë, i pambrojtur gjatë manipulimit me mbeturina mjekësore ka pasur si rezultat përhapjen e virusit COVID-19. Të gjitha mbeturina mjekësore që fitohen gjatë përkujdesjes për pacientin me COVID-19 duhet të mblidhen në mënyrë të sigurt në kontejnerë dhe qese të shënuara (të verdha), duhet të trajtohen, e pastaj në mënyrë të  sigurt të eliminohen ose trajtohen, ose të dyja, mundësisht në vendin e prodhimit të tyre. Nëse mbeturina transportohen jashtë vendit të gjenerimit të tyre, është shumë me rëndësi të kuptohet se ku dhe si do të trajtohen ose shkatërrohen. Të gjithë që manipulojmë me mbeturina mjekësore duhet të mbajnë PMP  (mantelin me mëngë të gjatë, përparëse, dorezat, çizmet, maskat dhe syzet ose mbrojtësit për fytyrën) dhe të bëjnë pastrimin e duarve pas heqjes së PMP. Për më shumë informacion, lexoni Udhëzuesin e OBSH-së, Menaxhimi i sigurt me mbeturina nga aktivitetet për mbrojtjen shëndetësore.28

Praktikimi i WASH (ujë, sanitacion dhe higjienë) në amvisëritë dhe në komunitet.

Zbatimi i praktikave më të mira të WASH në amvisëri dhe komunitet gjithashtu ka një rëndësi të madhe në parandalimin e përhapjes së СOVID-19 dhe gjatë përkujdesjes së pacientëve në kushte shtëpiake. Higjiena e rregull dhe e drejtë e duarve është qenësore.

  1. Higjiena e duarve

Higjiena e duarve në mjediset joshëndetësore është një nga masat më të rëndësishme që mund ta parandalojnë infeksionin me COVID – 19. Në amvisëritë, shkollat dhe vendet publike të stërmbushura – siç janë tregjet, vendet ku bëhen shërbimet fetare, stacionet e trenit dhe autobusit – duart duhet të lahen rregullisht para përgatitjes së ushqimit, para dhe pas ngrënies, pas përdorimit të tualetit ose pas heqjes së pelenës së fëmijës tuaj, ose pas prekjes së kafshëve. Kapacitetet funksionale për larjen e duarve me ujë dhe sapun duhet të jenë në dispozicion në 5 m largësi nga tualetet.

  1. Nevoja për trajtim dhe manipulim me ekskretet

Praktikat më të mira të WASH, sidomos larja e duarve me ujë dhe sapun, duhet të zbatohen dhe mirëmbahen rreptësisht, sepse ato mundësojnë një barrierë shtesë të rëndësishme në përhapjen e СОVID-19 dhe të sëmundjeve të tjera infektive në përgjithësi.17 Duhet menduar për menaxhimin e sigurt me ekskretet përgjatë gjithë zinxhirit të sanitacionit, duke filluar nga sigurimi i qasjes në tualete funksionale e të pastra, jamave lëshuese dhe duke siguruar ruajtjen, transportimin, trajtimin dhe eliminimin eventual të ujërave të zeza.

Nëse në një amvisëri ka raste të dyshuara ose të konfirmuara me COVID-19, duhet të ndërmerren masa që të mbrohen personat që kujdesen për to, si dhe anëtarët e tjerë të familjes nga rreziku i kontaktit me ekskretet dhe sekrecionet që mund të përmbajë virusin COVID-19. Sipërfaqet që preken shpesh në gjithë mjedisin ku qëndron pacienti, duhet të pastrohen rregullisht, tavolinat, kornizat e krevatit dhe orenditë e tjera. Banjot dhe tualetet të pastrohen dhe dezinfektohen së paku një herë në ditë. Për pastrimin e parë duhet të përdoret sapun ose detergjent për amvisëri, ndërsa pastaj, pas pastrimit, preparat për dezinfektim të amvisërive që përmban 0,5% hipoklorit natriumi. PMP, pra manteli me mëngë të gjatë, dorezat, çizmet, maskat dhe syzet ose mbrojtësit për fytyrën, duhet të mbahen gjatë pastrimit, dhe pas heqjes së tyre duart duhet të lahen me fasuleta të njomura me alkool, ose ujë dhe sapun.

 

Referenca:

  1. Coronavirus disease (COVID-19) advice for the public. Geneva: World Health Organization; 2020 (https://www.who.int/emergencies/diseases/novelcoronavirus-2019/advice-for-public, accessed 3 March 2020).
  2. Huang C, Wang Y, Li X, Ren L, Zhao J, Hu Y, et al. Clinical features of patients infected with 2019

novel coronavirus in Wuhan, China. Lancet. 2020;395:497–506. doi:10.1016/S0140-

6736(20)30183-5.

  1. Chen N, Zhou M, Dong X, Qu J, Gong F, Han Y, et al. Epidemiological and clinical characteristics of 99 cases of 2019 novel coronavirus pneumonia in Wuhan, China: a descriptive study. Lancet. 2020;395:507–13. doi:10.1016/S0140-6736(20)30211-7.
  2. Wang D, Hu B, Hu C, Zhu F, Liu X, Zhang J, et al. Clinical characteristics of 138 hospitalized patients

with 2019 novel coronavirus-infected pneumonia in Wuhan, China. JAMA. 2020. Feb 7.

doi:10.1001/jama.2020.1585.

  1. Xiao E, Tang M, Zheng Y, Li C, He J, Hong H, et al. Evidence for gastrointestinal infection of SARSCoV.

medRxiv. doi:10.1101/2020.02.17.20023721.

  1. Holshue ML, DeBolt C, Lindquist S, Lofy KH, Wiesman J, Bruce H et al. for the Washington State

2019-nCoV Case Investigation Team. First case of 2019 novel coronavirus in the United States. N Engl

J Med. 2020. Jan 31. doi:10.1056/NEJMoa2001191.

  1. Zhang Y, Chen C, Zhu S et al. [Isolation of 2019-nCoV from a stool specimen of a laboratoryconfirmed

case of the coronavirus disease 2019 (COVID-19)]. China CDC Weekly. 2020;2(8):123-4. (In Chinese.)

  1. Wang XW, Li JS, Zhen B, Kong QX, Song N, Xiao WJ et al. Study on the resistance of severe acute

respiratory syndrome-associated coronavirus. J Virol Methods. 2005; 126:171−7. doi:10.1016/j.jviromet.2005.02.005.

  1. Gundy P, Gerba CP, Pepper IL. Survival of coronaviruses in water and wastewater. Food Environ Virol. 2009; 1:10-14. doi:10.1007/s12560-008-9001-6.
  2. Casanova L, Rutalal WA, Weber DJ, Sobsey MD. Survival of surrogate coronaviruses in water. Water

Res. 2009; 43(7):1893–8. doi:10.1016/j.watres.2009.02.002.

  1. Kampf G, Todt D, Pfaender S, Steinmann E. Persistence of coronaviruses on inanimate surfaces and their inactivation with biocidal agents. J Hosp Infect. 2020; 104(3):246−51. doi:10.1016/j.jhin.2020.01.022.
  2. Guidelines for drinking-water quality, fourth edition, incorporating the first addendum. Geneva:

World Health Organization; 2017 (http://apps.who.int/iris/bitstream/10665/254637/1/9

789241549950-eng.pdf, accessed 3 March 2020).

  1. SARS-CoV-2 − water and sanitation. Adelaide: Water Research Australia; 2020

(http://www.waterra.com.au/_r9544/media/system/attrib/file/2199/WaterRA_FS_Coronavirus_V10.pdf,

accessed 3 March 2020).

  1. Essential environmental health standards in health care. Geneva: World Health Organization; 2008

(https://apps.who.int/iris/bitstream/handle/10665/43767/9789241547239_eng.pdf?sequence=1&isAllow

ed=y, accessed 3 March 2020).

  1. My 5 moments for hand hygiene. In: WHO/Infection prevention and control [website]. Geneva: World Health Organization; 2020 (https://www.who.int/infectionprevention/campaigns/clean-hands/5moments/en/,

accessed 3 March 2020).

  1. Siddharta A, Pfaender S, Vielle NJ, Dijkman R, Friesland M, Becker B, et al. Virucidal activity of World Health Organization-recommended formulations against enveloped viruses, including Zika, Ebola, and emerging coronaviruses. J Infect Dis. 2017; 215(6):902–6. doi:10.1093/infdis/jix046.
  2. WHO guidelines on hand hygiene in health care settings. Geneva: World Health Organization; 2009

(https://apps.who.int/iris/bitstream/handle/10665/44102/9789241597906_eng.pdf?sequence=1&isAllow

ed=y, accessed 3 March 2020).

  1. Infection prevention and control during health care when novel coronavirus (nCoV) infection is

suspected: interim guidance, 25 January 2020. Geneva: World Health Organization

(https://www.who.int/publications-detail/infectionprevention-and-control-during-health-care-whennovel-

coronavirus-(ncov)-infection-is-suspected-20200125, accessed 3 March 2020).

  1. Q&A on infection prevention and control for health care workers caring for patients with suspected or

confirmed 2019-nCoV. In: WHO/Newsroom [website]. Geneva: World Health Organization;

2020 (https://www.who.int/news-room/q-a-detail/qa-on-infection-prevention-and-control-for-healthcare-

workers-caring-for-patients-with-suspected-orconfirmed-2019-ncov, accessed 3 March 2020).

  1. Health aspects of plumbing. Geneva: World Health Organization; 2006.

(https://apps.who.int/iris/handle/10665/43423, accessed 3 March 2020).

  1. Guidelines on sanitation and health. Geneva: World Health Organization; 2018 (https://apps.who.int/iris/bitstream/handle/10665/274939/9789241514705-eng.pdf?ua=1, accessed

3 March 2020).

  1. Yu ITS, Li Y, Wong TW, Tam W, Chan A, Lee JHW, et al. Evidence of airborne transmission of the

severe acute respiratory syndrome virus. N Engl J Med. 2004;350(17): 1731-9. doi:10.1056/NEJMoa032867.

  1. Regan H. How can the coronavirus spread through bathroom pipes? Experts are investigating in Hong

Kong. CNN. 12 February 2020 (https://edition.cnn.com/2020/02/12/asia/hongkong-coronavirus-pipes-intl-hnk/index.html).

  1. Sanitation safety planning: manual for safe use and disposal of wastewater, grey water and excreta.

Geneva: World Health Organization; 2015. (https://apps.who.int/iris/handle/10665/171753,

accessed 3 March 2020).

  1. How to put on and take off personal protective equipment. Geneva: World Health Organization;

2008 (https://apps.who.int/iris/handle/10665/70066, accessed 3 March 2020).

  1. Chemical disinfectants: guideline for disinfection and sterilization in healthcare facilities (2008). In:

CDC/Infection Control [website]. Atlanta: US Centers for Disease Control and Prevention; 2019.

https://www.cdc.gov/infectioncontrol/guidelines/disinfection/disinfection-methods/chemical.html,

accessed 3 March 2020).

  1. Best practices for environmental cleaning in healthcare facilities in resource-limited settings.

Atlanta: US Centers for Disease Control and Prevention; 2019 (https://www.cdc.gov/hai/pdfs/resourcelimited/

environmental-cleaning-508.pdf, accessed 3 March 2020).

  1. Safe management of wastes from health-care activities: a summary. Geneva: World Health Organization; 2017 (https://apps.who.int/iris/handle/10665/259491, accessed 3 March 2020).
  2. Home care for patients with suspected novel coronavirus (COVID-19) infection presenting with mild symptoms, and management of their contacts: interim guidance, 4 February 2020. (https://www.who.int/publications-detail/home-carefor-patients-with-suspected-novel-coronavirus-(ncov)-infection-presenting-with-mild-symptomsand-management-of-contacts, accessed 3 March 2020).

 

Contributors

This interim guidance was written by staff from WHO and UNICEF. In addition, a number of experts and WASH practitioners contributed. They include Matt Arduino, US Centers for Disease Control and Prevention, United States of America; David Berendes, US Centers for Disease Control and Prevention, United States of America; Lisa Casanova, Georgia State University, United States of America; David Cunliffe, SA Health, Australia; Rick Gelting, US Centers for Disease Control and Prevention, United States of America; Dr Thomas Handzel, US Centers for Disease Control and Prevention, United States of America; Paul Hunter, University of East Anglia, United Kingdom; Ana Maria de Roda Husman, National Institute for Public Health and the Environment, the Netherlands; Peter Maes, Médicins Sans Frontières, Belgium; Molly Patrick, US Centers for Disease Control and Prevention, United States of America; Mark Sobsey, University of North Carolina-Chapel Hill, United States of America.

 

WHO continues to monitor the situation closely for any changes that may affect this interim guidance. Should any factors change, WHO will issue a further update. Otherwise, this interim guidance document will expire 2 years after the date of publication.

 

© World Health Organization 2020. Some rights reserved. This work is available under the CC BY-NC-SA 3.0 IGO licence.