Në 19.10.2021 në Republikën e Maqedonisë së Veriut filloi vaksinimi kundër gripit sezonal. Vaksinimi do të kryhet në 10 Qendrat e Shëndetit Publik dhe 21 Njësitë e tyre rajonale. Në Shkup janë hapur edhe tre pika shtesë të vaksinimit në Shtëpitë e Shëndetit (Poliklinika Idadija, Bit Pazar dhe Gjorçe Petrov). Në IShP është e hapur pika e vaksinimit për punonjësit shëndetësorë.
Vaksinimi kundër gripit është falas për personat që u përkasin këtyre grupeve:
- Personat e moshuar (mbi 65 vjet)
- Fëmijët në moshë nga 6 muaj deri në 5 vjet
- Personat me sëmundje kronike
- Gratë shtatzëna dhe
· Punonjësit shëndetësorë.
Personat e interesuar e që përkasin në ndonjë nga këto grupe duhet të caktojnë termin në vakcinacija.mk. Pas regjistrimit ato do pranojnë mesazh në numrin e tyre të telefonit ku do kenë të shënuar terminin e tyre (datën, orën dhe pikën e vaksinimit). Ju lutemi respektoni terminin Tuaj!
Qytetarët e tjerë të interesuar që nuk bëjnë pjesë në këto grupe të popullatës mund të vaksinohen në Qendrat e Shëndetit Publik dhe Njësitë e tyre rajonale me vaksinat komerciale të cilat kushtojnë 800 denarë.