Bëni një vetëkontroll të shpejtë me ndihmën e pasqyrës:

Kontrolli duhet të përfshijë të gjithë trupin, nga para dhe nga pas, me një kujdes të veçantë pjesëve të cilat i ekspozohen rrezeve të diellit.

 

 samopregled na koza 1

Kontrollojeni fytyrën, përfshirë këtu edhe hundën, buzët, gojën dhe veshët.

 samopregled na koza 2

Kontrollojeni lëkurën e kokës, përdorni krehër për të ndarë flokët në shtresa. Nëse nuk keni shumë flokë mos harroni t’i bëni kontroll të hollësishëm të gjithë lëkurës së kokës.

 samopregled na koza 3

 Kontrollojini pëllëmbët e duarve nga të dy anët, mes gishtave dhe thonjtë.

 samopregled na koza 4

Kontrollojeni qafën, pjesën e barkut dhe gjoksin (gratë duhet ta kontrollojnë me shumë kujdes pjesën nën gji).

 samopregled na koza 5

Ngreni krahun dhe kontrollojini bërrylat, nënsqetullat dhe pjesën e sipërme të krahut.

 samopregled na koza 6

Me ndihmën e një pasqyreje të vogël në një pasqyrë më të madhe kontrollojeni pjesën e pasme të qafës, supet, kurrizin,  pjesën e pasme të vitheve.

 samopregled na koza 7

Kontrollojini të pasmet dhe pjesën e pasme të shalëve. Përfundoni me kontrollimin e shputave.

 

 

 

Lezione të dyshimta në lëkurë

Ka 4 lloje të lezioneve të dyshimta të cilat mund të shfaqen në lëkurë

Melanoma

melanoma 1

melanoma 2

Kjo është forma më e rrallë e kancerit të lëkurës, por njëkohësisht edhe më e rrezikshmja. Mund të paraqitet tek njerëzit e të gjitha moshave, për dallim nga format e tjera të cilat zakonisht prekin personat më të moshuar. Paraqitet si një njollë me pigment të errët ose zhvillohet me formë të parregullt, ose me kalimin e kohës ndryshon ngjyrë, ose paraqitet në formë të lythës me ngjyrë rozë ose të kuqe. Mund të përhapet në brendi të lëkurës dhe trupit, prandaj trajtimi i shpejtë i saj është i domosdoshëm.

 

Basal cell carcinoma

basal cell carcinoma 1

basal cell carcinoma 2

 

Kjo është forma më e shpeshtë e kancerit të lëkurës, por njëkohësisht edhe më pak e rrezikshme. Zakonisht paraqitet si një ngritje me shkëlqim, ngjashëm me një margaritar, e cila nuk shërohet ose si një gungë e ashpër e cila me kalimin e kohës rritet. Nëse nuk trajtohet mund të kalojë në formë ulçeroze dhe t’i sulmojë indet më të thella.

Squamous cell carcinoma

squamous cell carcinoma

squamous cell carcinoma 2

 

Kjo është forma e dytë me radhë e kancerit të lëkurës, që shfaqet në pjesët të cilat janë më të ekspozuara ndaj rrezeve të diellit, si fytyra dhe lëkura e kokës. Paraqet një gungë sfungjerore e cila mund të rritet shpejt, të kalojë në formë ulçeroze dhe të mbushet me lëng. Mund të përhapet shpejt, sidomos nëse është në buzë, vesh, në gishtat e duarve dhe këmbëve, ose tek personat me imunitet të kompromentuar. Trajtimi kirurgjikal në kohë është i një rëndësie qenësore.

 

Actinic keratosis

actinic ceratosis 2

actinic ceratosis

 

 

Kjo formë zakonisht paraqitet tek më të moshuarit në pjesët të cilat janë më të ekspozuara si fytyra, qafa, veshët, pjesa e sipërme e duarve dhe lëkura e kokës. Paraqitet në formë të një nishani të thatë dhe të ashpër me ngjyrë të kuqe në kafe. Lezionet janë parakancerogjene;  10-15% e rasteve mund të kalojnë në karcinomë me qeliza skuamoze, prandaj duhet të trajtohet që të ndalohet progresi.

 

 

Përgatiti:

Sektori për promovim, analizë dhe ndjekje të sëmundjeve joinfektive