HIV/SIDA NË RRAFSH BOTËROR DHE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË NË VITIN 2017
Fakte themelore për HIV në vitin 2017.
Moto për shënimin e 1 Dhjetori në vitin 2017 është: Secili vlen (Everybody counts).
Raporti i fundit i ECDC – OBSH/Evropë tregon se në rajonin evropian të OBSH-së në vitin 2016 janë regjistruar më shumë se 160 000 raste të reja me HIV.
80% e rasteve të reja të raportuara me HIV janë persona nga pjesa lindore e Evropës.
Numri i diagnozave të reja për persona me HIV i raportuar për vitin 2016 paraqet numrin më të madh të rasteve të reja të regjistruara me HIV gjatë një viti.
Një nga shkaqet themelore për këtë tendencë është se 51% e diagnozave të raportuara me HIV në vitin 2016 janë diagnostikuar në fazë të avancuar të infeksionit.
Në të gjithë rajonin në vitin 2016, 65% (ЕU / ЕЕА: 63%), persona në moshë nga 50 e më shumë vite janë diagnostikuar vonë për infeksionin tyre HIV. Me kalimin e moshës rritet numri i personave të cilëve infeksioni me HIV u është diagnostikuar në fazë të vonshme.
Deri në fund të vitit 2016 në rrafsh global, rreth 36,7 milionë njerëz kanë jetuar me HIV.
Deri në fund të vitit 2016 1,8 milionë njerëz janë infektuar me HIV.
Që nga fillimi i epidemisë e deri në fund të vitit 2016 rreth 35 milionë njerëz kanë vdekur nga sëmundje si pasojë e SIDA-s.
Numri i rasteve të vdekjes nga SIDA, në rrafsh botëror ka shënuar një rënie prej 45%.
Rreth 20,9 milionë njerëz që jetojnë me HIV, deri kah mesi i vitit 2017 kanë pranuar TAR.
Rreth 54% e të rriturve dhe 43% e fëmijëve që jetojnë me HIV për momentin pranojnë terapi antiretrovirale (TAR) e të cilën do duhet ta pranojnë gjatë gjithë jetës së tyre.
Në vitin 2017 janë vënë re hapa të rëndësishëm në rrugën drejt plotësimit të qëllimeve për trajtim 90-90-90, për përfundimin e SIDA-s deri në vitin 2030.
Në Evropën lindore dhe Azinë qendrore nga viti 2010 numri i rasteve të reja me HIV është rritur për 60% ndërsa numri i vdekjeve si pasojë e SIDA-s për 27%.
Mbulimi global me TAR për gratë shtatzëna dhe lehonat që jetojnë me HIV është i lartë dhe arrin 76%, gjegjësisht 7 nga 10 shtatzëna që jetojnë me HIV, kanë pranuar terapi antiretrovirale.
Rajoni afrikan i OBSH-së është rajoni më i rrezikuar me 25,6 milionë njerëz që jetojnë me HIV në vitin 2016 dhe përfaqëson pothuajse 2/3 e rasteve të regjistruara në rrafsh global.
Në vitin 2016, rreth 44% e infeksioneve të reja kanë ndodhur mes popullatave themelore dhe partnerëve të tyre.
Vlerësohet se për momentin rreth 70% e personave me HIV janë të vetëdijshëm për statusin e tyre. Për ta rritur këtë përqindje në 90% edhe 7,5 milionë njerëz duhet të kenë qasje në shërbime për testim të HIV.
Për infeksionin HIV nuk ka shërim. Megjithatë, barnat efektive antiretrovirale mund ta mbajnë nën kontroll virusin dhe të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes, kështu që personat me HIV dhe ato të ekspozuarit ndaj rrezikut nga infeksioni mund të bëjnë një jetë të shëndetshme, të gjatë dhe produktive.
Në periudhën nga viti 2000 – 2016, numri i rasteve të reja me HIV ka shënuar një rënie prej 39%, ndërsa rastet e vdekjes për 1/3, me ç’rast përdorimi i TAR ka mundësuar të shpëtohen 13,1 milionë njerëz.
Gjendja aktuale me HIV/SIDA-n në vitin 2017 në Republikën e Maqedonisë
Pranë Institutit të shëndetit publik të Republikës së Maqedonisë (ISHP i RM-së), deri më 30. 11. 2017, kanë arritur dhe janë përpunuar 39 raportime për raste të reja të regjistruara me HIV/SIDA.
а/ Shpërndarja e personave me HIV/SIDA në vitin 2017. (deri më 1 dhjetor 2017):
– 4 persona të sëmurë nga SIDA,
– 35 persona HIV pozitivë.
b/ Në vitin 2017 nuk janë regjistruar raste të vdekjes të personave të sëmurë nga SIDA.
c/ Struktura sipas gjinisë e personave me HIV/SIDA në vitin 2017. (deri më 1 dhjetor 2017):
– 39 persona janë të gjinisë mashkullore.
d/ Vendbanimi i personave me HIV/SIDA në vitin 2017. (deri më 1 dhjetor 2017):
– nga Shkupi 18 persona,
– nga Shtipi 4 persona,
– nga Prilepi 3 persona,
– nga Kumanova 2 persona,
– nga Velesi 2 persona,
– nga Manastiri 2 persona,
– nga Strumica 2 persona,
– nga Kavadari 2 persona,
– nga Tetova 1 person,
– nga S. Nikole 1 person
– nga Vinica 1 person dhe
– nga Vallandova 1 person.
e/ Grupmoshat e personave me HIV/SIDA në vitin 2017 (deri më 1 dhjetor 2017):
– nga 20 – 29 vjet janë 19 persona,
– nga 30 – 39 vjet janë 4 persona,
– nga 40 – 49 vjet janë 5 persona dhe
– nga 50 – 59 vjet janë 1 person.
f/ Mënyra e përhapjes së HIV/SIDA-s në vitin 2017 (deri më 1 dhjetor 2017):
- Mënyra heteroseksuale e përhapjes së HIV- 7
- MMM – 31
- Mënyrë e panjohur e përhapjes – 1
Gjendja me HIV/SIDA-n në Republikën e Maqedonisë në bazë të të dhënave epidemiologjike për periudhën nga viti 1987-2017.
Në periudhën nga viti 1987 – 2017 (deri më 1 Dhjetor 2017) janë regjistruar gjithsej 354 persona që jetojnë me HIV/SIDA.
Shpërndarja sipas gjinisë e personave që jetojnë me HIV/SIDA tregon se nga gjithsej 354 persona persona që jetojnë me HIV/SIDA, 301 persona i përkasin gjinisë mashkullore, ndërsa 53 persona gjinisë femërore.
Shpërndarja e rasteve me HIV/SIDA sipas grupmoshave:
– 0 – 6 merr pjesë me 5 persona,
– 7 – 14 merr pjesë me 1 person,
– 15 – 19 merr pjesë me 6 persona,
– 20 – 29 merr pjesë me 122 persona,
– 30 – 39 merr pjesë me 137 persona,
– 40 – 49 merr pjesë me 52 persona,
– 50 – 59 merr pjesë me 22 persona dhe
– 60+ merr pjesë me 9 persona.
– Deri më 30 nëntor të vitit 2017, në Republikën e Maqedonisë kanë vdekur 83 persona nga SIDA.
– Në Republikën e Maqedonisë ka gjithsej 184 persona të sëmurë nga SIDA dhe 170 persona HIV pozitivë, ose gjithsej 261 persona që jetojnë me HIV/SIDA (për 10 persona statusi është i panjohur).
g/ Mënyra e përhapjes së HIV/SIDA (deri më 1 dhjetor 2017):
- Mënyra heteroseksuale e përhapjes së HIV - 149
- MMM – 177
- Nga nëna tek fëmija – 6
- Hemofilikët – 4
- Përdoruesit intravenoz të drogave- 12
- Mënyrë e panjohur e përhapjes – 6 Përgatitën: Dr. Zharko Karaxhovski,
Përgjegjës i Departamentit për sëmundje tropikale dhe sëmundje që trajtohen në karantinë, HIV/SIDA dhe SST
Zhivadinka Cvetanovska, Живадинка Цветановска, An. lab. mjek. spec