prava

 

Dita Botërore e të drejtave të njeriut festohet çdo vit në 10 Dhjetor – dita kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në 1948, miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, e cila u nënshkrua nga 56 shtete anëtare (UDHR). UDHR është një dokument historik që proklamon të drejtat e patjetërsueshme të çdo qenie njerëzore – pavarësisht nga raca, ngjyra, feja, gjinia, gjuha, bindjet politike ose bindje të tjera, origjina kombëtare ose shoqërore, prona, lindja apo status tjetër. I disponueshëm në më shumë se 500 gjuhë, UDHR është dokumenti më i përkthyer në botë.

Tema për vitin 2020: Shërohuni më mirë – ngrihuni për të drejtat e njeriut

Këtë vit, temë e Ditës Botërore të të drejtave të njeriut është pandemia me COVID-19 dhe të drejtat e njeriut do të luajnë një rol kryesor në tejkalimin e efekteve të pandemisë në të gjithë botën.

Ne do t’i arrijmë qëllimet tona të përbashkëta globale vetëm nëse krijojmë mundësi të barabarta për të gjithë dhe nëse arrijmë të përballemi me pasojat e COVID-19 dhe t’i zbatojmë standardet e të drejtave të njeriut për të çrrënjosur pabarazitë  sistematike, margjinalizimin dhe diskriminimin ndër gjenerata. 10 Dhjetori është një mundësi për të riafirmuar rëndësinë e të drejtave të njeriut në rindërtimin e një bote ashtu siç e duam ne, duke nxitur solidaritetin global dhe raportin tonë dhe humanizmin e përbashkët. Thirrja e KB për Veprim për të Drejtat e njeriut thotë: “Ngrihuni për të drejtat e njeriut”, dhe synon të përfshijë publikun e gjerë, partnerët dhe familjen e KB-së, për të përforcuar veprimin transformues dhe për të prezantuar shembuj praktik dhe frymëzues, që do mund të kontribuojnë në rimëkëmbjen dhe kultivimin më të mirë të shoqërive më fleksibile dhe më të drejta.

 

Të drejtat e njeriut dhe qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm

Të drejtat e njeriut janë në zemër të Qëllimeve për Zhvillim të Qëndrueshëm (QZhQ), sepse në mungesë të dinjitetit njerëzor nuk mund të shpresojmë se do të nxisim një zhvillim të qëndrueshëm. Të drejtat e njeriut udhëhiqen nga përparimi i të gjitha QZhQ -ve, dhe QZhQ-të udhëhiqen nga përparimi i të drejtave të njeriut. Zbuloni se si agjencitë e KB përpiqen t’i vendosin të drejtat e njeriut në qendër të punës së tyre.

Të drejtat e njeriut duhet të jenë në qendër të botës pas COVID-19

Kriza me COVID-19 shkakton thellim të varfërisë, rritje të pabarazisë, diskriminim strukturor dhe qenësor dhe mangësi të tjera në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Vetëm masat për t’i mbushur këto boshllëqe dhe për t’i promovuar të drejtat e njeriut mund të sigurojnë një rimëkëmbje të plotë dhe të ndërtojnë një botë më të mirë, më fleksibile, më të drejtë dhe më të qëndrueshme. Fund i çdo lloji të diskriminimit: diskriminimi strukturor dhe racizmi kanë rënduar krizën me COVID-19. Barazia dhe mosdiskriminimi janë kërkesat themelore për botën pas COVID -19.

Zgjidhja e pabarazive: Për t’u rimëkëmbur nga kriza, ne gjithashtu duhet ta trajtojmë edhe pandeminë e pabarazisë. Për ta bërë këtë, ne duhet t’i promovojmë dhe mbrojmë të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore. Na duhet një kontratë e re shoqërore për një epokë të re.

Nxitja e pjesëmarrjes dhe solidaritetit: Në këtë situatë jemi të gjithë së bashku. Nga individët deri te qeveritë, nga shoqëria civile dhe komunitetet lokale e deri te sektori privat, të gjithë kanë rolin e tyre në ndërtimin e një bote post-COVID që do të jetë më e mirë për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm. Ne duhet të sigurohemi që të dëgjohet zëri i kategorive më të prekura dhe më të ndjeshme të qytetarëve dhe që ata të informojnë për progres në këtë proces të rimëkëmbjes.

Promovimi i një zhvillimi të qëndrueshëm: Ne kemi nevojë për zhvillim të qëndrueshëm për njerëzit dhe planetin. Të drejtat e njeriut, Agjenda e vitit 2030 dhe Marrëveshja e Parisit janë themeli i një rimëkëmbjeje që nuk lë pas askënd.

Edhe krahas përpjekjeve për të mbrojtur të drejtat e njeriut, armiqësia ndaj të drejtave të njeriut dhe atyre që i mbrojnë ato vazhdon të rritet. Si rezultat i kësaj, Dita e të Drejtave të Njeriut këtë vit i inkurajon të gjithë të ngrihen për të drejtat e tyre personale por edhe për të drejtat civile, ekonomike, politike dhe kulturore. Për më tepër, dita synon të na kujtojë se të drejtat tona janë bazë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe shoqëri paqësore.

Departamenti për promovimin e shëndetit dhe monitorimin e sëmundjeve