Në Ditën botërore të luftës kundër diabetit OBSH bashkë me partnerët e saj thekson të drejtën e femrave për të jetuar në një mjedis jetësor të shëndetshëm. Rreth 8% e femrave – ose 205 milionë femra në mbarë botën – jetojnë me diabet, ndërsa më shumë se gjysma e tyre në Ainë juglindore dhe në Pacifikun perëndimor.
25-40 milionë njerë në Evropë vuajnë nga diabeti. Në Evropën qendrore dhe lindore, si dhe në Evropën perëndimore mortaliteti si pasojë e diabetit tregon një tendencë stabile ose në rënie, për dallim nga disa vende ku ka një rritje të numrit si rezultat i prevalencës së lartë të të ushqyerit e tepërt.
Faktorë kryesorë të rrezikut janë:
- Mbipesha trupore;
- Konsumimi i tepërt i ushqimeve me % të lartë të yndyrnave;
- Konsumimi i tepërt i alkoolit;
- Pirja e duhanit;
- Predispozitat gjenetike (anëtarë të familjes me diabet);
Gjatë shtatënisë glykoza në gjak rrit dukshëm rrezikun ndaj shëndetit të nënës dhe foshnjës, si dhe rrezikun nga shfaqja e diabetit tek foshnja gjatë jetës së tij. Pothuajse gjysma e femrave të cilat vdesin në vendet me të ardhura të ulëta vdesin për shkak të niveleve të larta të glykozës në gjak dhe atë para se të arrijnë moshën 70 vjeçare. Diabeti është shkaktari kryesor i verbërimit, çrregullimit të punës së veshkave, infarktit, goditjes në tru dhe amputimit të ekstremiteteve të poshtme.
Në Republikën e Maqedonisë sipas të dhënave të marra nga Qendrat e shëndetit publik, në vitin 2016 është regjistruar një incidencë prej 261,3%ооо ose 5410 raste nga të cilët 2473 janë meshkuj dhe 2937 femra. Tabela 1.
Tabela 1.
Nga të gjitha rastet e reja, 5357 janë raste me Diabet të tipit 2, ose 258,8në 100000 banorë nga të cilët 2902 janë gra me një shkallë prej 280,9%ооо. Mund të përfundohet se edhe në Republikën e Maqedonisë, si edhe në disa vende të caktuara të botës, femrat janë më të prekura nga diabeti për dallim nga meshkujt, që do të thotë se politikat për parandalim të kësaj sëmundjeje në të ardhmen duhet të jenë në pajtim me rekomandimet e OBSH-së të prezantuara me rastin e ditës kur në mbarë botën shëndohet dita e luftës kundër diabetit.
Diagnoza më e shpeshtë e raportuar nga institucionet shëndetësore përkatëse sipas KNS – 10 është diabeti i pavarur nga insulina pa ndërlikime, me ç’rast 2438 raste ose 235,1%ооо janë meshkuj, ndërsa 2882 ose 279,6 %ооо се жени. Tabela 2.
Tabela 2.
POLITIKAT NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË
Politikat strategjike në Republikën e Maqedonisë për kontrollimin e diabetit janë në pajtim me rekomandimet e OBSH-së, si dhe me “lëvizjen Sent Vinsent” që kanë për qëllim të unifikojnë qasjen në përballjen ne këtë sëmundje dhe konsistojnë në: si elemente kryesore janë vetëkujdesi, mbështetja nga komuniteti dhe ekzistimi i programeve kombëtare gjithëpërfshirëse, vetëdijësimi më i lartë i popullatës së gjerë dhe punonjësve shëndetësor, që do arrihet me trajnim të vazhdueshëm të mjekëve të përgjithshëm dhe infermiereve për mënyrën në të cilën duhet t’i edukojnë pacientët dhe familjet e tyre për tu kujdesur për veten dhe të tjerët dhe se si ti përdorin teknikat themelore të vetëkujdesit, me ç’rast do arrihet një përballje më e saktë dhe më efektive me ndërlikimt të cilat janë njl dukuri e shpeshtë tek pacientët me diabet. Është me shumë rëndësi që pacienti ta pranojë sëmundjen dhe të luftojë kundër saj.
REKOMANDIME
Ndërmarrja e veprimeve të ndryshme është pjesë e rekomandimeve të Raportit global të OBSH-së për diabetin, i cili filloi në vitin 2016. I themeluar në vitin 1991 nga Federata ndërkombëtare e diabetikëve e me mbështetje nga OBSH-ja si reagim ndaj shqetësimit gjithnjë e në rritje për eskalimin e rreikut ndaj shëndetit nga diabeti, Dita botërore e luftës kundër diabetit u bë ditë zyrtare e KB në vitin 2006. Fushata botërore për diabetin në vitin 2017 promovon një qasje të drejtë dhe të pranueshme për të gjitha femrat me diabet ose ato që janë të rrezikuara ng paraqitja e diabetit në barna dhe teknika themelore, edukim për vetëkujdes dhe informacione të cilat nevojiten për të arrirë rezultate optimale sa i përket diabetit dhe të përforcohet kapaciteti i tyre për parandalimin e diabetit të tipit 2. Të ushqyerit e shëndetshëm, aktiviteti fizik dhe shmangia e pirjes së duhanit mund të ndikojnë në parandalimin ose shtyrjen e paraqitjes së diabetit të tipit 2. Diabeti mund të trajtohet dhe pasojat e tij mund të evitohen ose të zbuten me ndihmën e barnave, skriningjeve të rregullta dhe trajtimit të ndërlikimeve.
Rekomandohet që secili nga ne tu përmbahet këtyre pesë rregullave të arta:
- Ushqim të balancuar – të pasur me fruta dhe perime;
- Aktivitet fizik – të pështatur sipas nevojave dhe aftësive individuale;
- Edukim personal për diabetin;
- Vetëkontrollim të nivelit të sheqerit në gjak;
- Përdorim i barnave për uljen e nivelit të sheqerit në gjak sipas rekomandimeve të dhëna nga mjeku.
Përgatiti:
Qendra për përpunim statistikor të të dhënave shëndetësore, publikim dhe edukim
Sektori për promovim, analië dhe mbikëqyrje të sëmundjeve joinfektive