Këtë vit shënohet 30 vjetori i Konventës për të drejtat e fëmijëve e miratuar më 20 nëntor të vitit 1989.               Kjo marrëveshje e rëndësishme për të drejtat e njeriut i përcakton të drejtat qytetare, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të çdo fëmije, pa dallim të racës, përkatësisë fetare apo aftësive.

Në vitin 2019, Dita ndërkombëtare për çrrënjosjen e varfërisë shënohet nën moton: Të veprojmë bashkërisht, tu japim mbështetje fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve të tyre, t’i japim fund varfërisë.

Konventa e vërteton të drejtën e çdo fëmije për të pasur një standard jetësor për të realizuar një zhvillim fizik, mendor, shpirtëror dhe social. Në një shoqëri, kur identifikohet mohim i të drejtave të njeriut, atëherë njerëzit me pushtet, përgjegjësi dhe fuqi janë të obliguar t’i mbrojnë dhe t’i realizojnë të drejtat e fëmijëve.

Mbi të gjitha, është e domosdoshme të dallohen dhe të zgjidhen përvojat specifike të diskriminimit tek vajzat e reja. Përfshirja e fëmijëve në procesin e këshillimit për sjelljen e vendimeve të cilat do ishin në dobi të tyre.

Përmes këshillimit, përmbledhjes së qëndrimeve nga fëmijët për çështje të ndryshme, ata në fakt do jenë të përfshirë në miratimin e vendimeve qenësore.

 

Varfëria e zvogëlon zhvillimin e fëmijës, dhe me këtë ndikon në zvogëlimin e të ardhurave dhe në përkeqësimin e shëndetit në moshë madhore.

Rreth 1,2 miliardë njerëz në mbarë botën jetojnë në varfëri ekstreme (më pak se një dollar në ditë). Varfëria dëmton shëndetin sepse i detyron njerëzit të jetojnë në mjedise pa strehim adekuat- shtëpi, ujë të pastër dhe sanitacion adekuat.

Çrrënjosja e varfërisë nuk është në dobi vetëm të të varfërve, por paraqet një mundësi që çdo burrë e çdo grua të bëjë një jetë dinjitoze. Me çrrënjosjen e varfërisë transformohet i gjithë njerëzimi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mbështet vendet në krijimin dhe zbatimin e “politikave për të varfërit” , gjegjësisht politikave shëndetësore të cilat kanë prioritet dhe që reflektojnë nevojat e të varfërve. Kjo përfshin përfaqësimin global, nismat rajonale dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë të ministrive të shëndetësisë në vendet në zhvillim.  Në rrafsh global, këto përvoja do të bashkohen që të formojnë rekomandime për praktika më të mira.               Çështjet lidhur me shëndetin dhe varfërinë dallojnë dukshëm nga vendi në vend, dhe në rajone të caktuara paraqesin sfida të vërteta.Politikat e Qëllimeve zhvillimore të mijëvjeçarit sigurojnë një pako të përbashkët të prioriteteve për përballjen me varfërinë.

Shëndeti është në fokusin e QZHM sepse përmirësimi i shëndetit është element qenësor në agjendën globale për zvogëlimin e varfërisë, si dhe një njësi e rëndësishme matëse për mirëqenien e njeriut dhe realizimin  të drejtave të tij.

Çrrënjosja e varfërisë është qëllimi i parë në Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara për vitin 2030 në Agjendën për zhvillim të qëndrueshëm.  Megjithatë, kjo është e lidhur ngushtë me qëllime të tjera, siç është sigurimi i kushteve shëndetësore dhe higjienike, qasja në arsim cilësor për të gjithë, mundësitë për punësim adekuat, barazia gjinore dhe mbrojtja e mjedisit jetësor.

Shënimi i 17 tetorit çdo vit tregon se mund të kemi një ndikim dhe pjesëmarrje më të madhe, duke ju mundësuar njerëzve të të gjitha sferave të respektojnë të drejtat e njeriut dhe për të siguruar një jetë dinjitoze për ata që jetojnë në varfëri.

Pjesëmarrja e fëmijëve dhe të rinjve në shënimin e kësaj dite inkurajohet në të gjithë botën. Në këtë bëhet dallimi i roleve të rëndësishme që ato mund t’i luajnë me ndarjen dhe zbatimin e vlerave dhe njohurive që i kanë fituar gjatë luftës së përditshme personale me qëllim tejkalimin e varfërisë.

Secili nga ne mund të marrë pjesë në luftën me thirrje për veprim për t’u bashkuar me njerëz nga e mbarë bota të cilët tashmë janë pjesë e luftës për tejkalimin e varfërisë. Këtë vit, në rrjetet sociale, fushata do shënohet duke përdorur

#EndPoverty

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2010 e miratoi Strategjinë kombëtare për zvogëlimin e varfërisë dhe ekskluzionit shoqëror në Republikën e Maqedonisë së Veriut për periudhën 2010/2020.

Qëllimi kryesor strategjik për zvogëlimin e varfërisë dhe ekskluzionit shoqëror në Republikën e Maqedonisë së Veriut është:

Zvogëlimin i varfërisë dhe ekskluzionit shoqëror përmes përdorimit më të mirë dhe përforcimit të burimeve njerëzore dhe materiale, përmirësimit të kushteve për jetesë, përmirësimit të kushteve për punë, bashkëveprimit sistematik dhe institucional në funksion të zhvillimit më të shpejtë, standardit më të lartë, jetës më cilësore dhe zhvillimit të mekanizmave për përfshirje shoqërore të kategorive të ndjeshme të qytetarëve në kontekst lokal.

Vizioni i strategjisë është që Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë një shoqëri me varfëri më të vogël dhe përjashtim më të vogël shoqëror. Misioni i strategjisë është që t’i realizojë këto procese:

  • Promovim dhe rritje e mundësive të cilat sigurojnë pjesëmarrje të qytetarëve Republikës së Maqedonisë së Veriut në aktivitetet arsimore, punuese dhe shoqërore;
  • Zvogëlim të pengesave për zgjidhjen e problemeve specifike dhe përjashtimit social të grupeve të ndjeshme të popullatës që përballen me këto pengesa;
  • Promovim të përfshirjes sociale tek fëmijët dhe të rinjtë, me çka do të krijohen kushte për mundësi afatgjate për gjeneratat e ardhshme;
  • Përforcim të komuniteteve të ndjeshme me qëllim rritjen e cilësisë së jetesës dhe aftësive për përballje me pengesat.

 

Literatura e përdorur:

1. International Day for the Eradication of Poverty 2019, Available at:https://www.un.org/development/desa/socialperspectiveondevelopment/international-day-for-the-eradication-of-poverty-homepage/2019-2.html

  1. Millennium Development Goals (MDGs) https://www.who.int/topics/millennium_development_goals/en/
  1. Health, development and the Millennium Development

Goals,https://www.who.int/hdp/atmgh13.pdf?ua=1

  1. International Day for the Eradication of Poverty https://en.unesco.org/commemorations/povertyeradicationday

 

 

 

 

Përgatiti:

Sektori për promovim, analizë dhe mbikëqyrje të sëmundjeve joinfektive

Instituti i shëndetit publik i RMV-së