Çdo vit më datë 20 mars bota duhet të bashkohet për të ndihmuar në zvogëlimin e ngarkesës nga sëmundjet e gojës, që ndikojnë tek individët, sistemet shëndetësore dhe ekonomitë në mbarë botën.

Dita Botërore e shëndetit oral ka për qëllim që nëpërmjet aktiviteteve të caktuara dhe rritjes së besimit, tu ofrojë njerëzve më shumë njohuri dhe në këtë mënyrë të mundësojë një shëndet oral të mirë.

Sëmundjet orale kanë ndikim negativ tek njerëzit dhe paraqesin shqetësimin më të madh shëndetësor në shumë vende. Sëmundjet orale shkaktojnë dhimbje dhe shqetësim, izolim social dhe humbje të vetëbesimit, dhe këto shpesh herë lidhen edhe me probleme shëndetësore të tjera të rënda.

Dita Botërore e shëndetit oral u drejtohet:

  • Individëve, që të ndërmarrim aktivitete për përmirësimine shëndetit të tyre oral;
  • Shkollave dhe grupeve rinore që të sigurojnë aktivitete të cilat do mundësojnë edukim në lidhje me shëndetin oral;
  • Profesionistëve të shëndetit oral dhe komunitetit shëndetësor më të gjerë që ta edukojnë popullatën me të cilën punojnë;
  • Qeverive dhe krijuesve të politikave që të angazhohen për shëndet oral më të mirë për të gjithë.

oralno zdravje

Dita Botërore e shëndetit oral është nismë e Federatës Stomatologjike Botërore (FDI World Dental Federation), organizatë e cila e bashkon botën e stomatologjisë me qëllim arritjen e një shëndeti oral optimal për të gjithë përmes ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e shëndetit të mirë oral dhe dhe rolin e tij vital në sigurimin e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme.

Duke siguruar informacionet dhe njohuritë më të reja në stomatologji dhe këmbimin e praktikave më të mira për shëndetin oral, duhet të arrihet parandalim, trajtim dhe kontrollim më i mirë i sëmundjeve të gojës.

Sigurimi i një shërbimi të sigurt, transparent dhe cilësor për pacientët është një prioritet i theksuar qartë për ekipet stomatologjike në mbarë botën.

Për përmirësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimeve në kuadër të Projektit për cilësi në stomatologji (Quality in Dentistry Project, 2019), FDI pak kohë më parë e publikoi Pakon me aktivitete për përmirësimin e cilësisë gjatë dhënies së shërbimeve, me ç’ka duhet tu jepet mbështetje ekipeve stomatologjike në punën e tyre gjatë sigurimit të një kujdesi konzistent dhe cilësor. Ky projekt përmes aktiviteteve të ndryshme i nxit ekipet stomatologjike të pranojnë një qasje gjithpërfshirëse sa i përket kuptimit “cilësi” duke e marrë parasysh mjedisin social dhe ekonomik, organizimin e ordinancës stomatologjike dhe rëndësisë së mirëqenies së pacientit dhe stafit.

FDI mbështetet tek veprimi individual për kremtimin e Ditës botërore të shëndetit oral në çdo vend dhe për krijimin e një lëvizjeje të vërtetë globale. Për këto arsye, përmes një ekspertize lokale individuale duhet të krijohet vetëdijësim për një shëndet oral më të mirë në çdo komunitet.Çdo veprim, sado i madh apo i vogël të jetë, kontribuon për përmirësimin e shëndetit oral të të gjithë njerëzve në botë.

Prandaj Dita Botërore e shëndetit oral mbështetet në aktivitetet kolektive të të gjithëve, që do prekin të gjithë popujt dhe do shpërndajnë porosi të rëndësishme për shëndetin oral në botën mbarë.

Republika e Maqedonisë së Veriut mori pjesë nëpërmjet fushatës së organizuar nga Oda Stomatologjike e Maqedonisë.

Oda Stomatologjike e Maqedonisë është anëtare e Federatës Stomatologjike Botërore (FDI World Dental Federation). Fushata për shëndetin oral zgjati nga nëntori i vitit 2019 deri në janar të vitit 2020 në klinikën e stomatologjisë.

Për shkak të mungesës së vetëdijes për higjienën orale, qasjes së kufizuar në shërbime stomatologjike dhe frikës nga ndërhyrjet stomatologjike në vendin tonë, një nga qëllimet kryesore të fushatës ishte ngritja e nivelit të vetëdijes, me qëllim krijimin e një besimi të ndërsjellë që vizitat te stomatologu të jenë më të këndshme.

Në aktivitetet e fushatës për elementet dhe përfitimet themelore nga mirëmbajtja e shëndetit të mirë oral morën pjesë  23 fëmijë. Ato, gjatë vizitave, gjithashtu mësuan  më shumë për procedurat stomatologjike dhe përdorën materiale për Ditën botërore të shëndetit oral, të përgatitura enkas për fëmijët.

Tema e fushatës së FDI për tre vitet e ardhshme (2021-2023) përcjell një porosi të thjeshtë, por të fuqishme:

Krenohuni me gojën tuaj. Me fjalë të tjera, dijeni vlerën e shëndetit oral dhe kujdesuni për të. Këtë vit ne duam të frymëzojmë ndryshime, duke u fokusuar në rëndësinë e shëndetit oral për shëndetin në përgjithësi, sepse shëndeti i mirë oral mund t’ju ndihmojë të jetoni një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme. Dhe për këtë ia vlen të veprohet.

Puna e OBSH sa i përket shëndetit oral është e drejtuar kah përforcimi i promovimit rentabil të shëndetit oral tek popullata dhe tek mbrojtja shëndetësore orale në kuadër të mbrojtjes shëndetësore primare, sidomos tek popullatat ku qasja në mbrotje shëndetësore orale është më e kufizuar. Për momentin OBSH po zbaton një program trevjeçar (2019-2021), WHO Oral Health Programme (2019-2021), i cili konsiston në punë normative dhe mbështetje praktike për vendet përmes pesë aktiviteteve prioritare. Prioritet kryesor është zhvillimi i Raportit global i OBSH për shëndetin oral  (WHO Global Oral Health Report), që duhet të fillojë në kuartalin e dytë të vitit 2021. Qëllimi i politikës dhe vendimmarrësve është që raporti ta përshkruajë ngarkesën, sfidat dhe aktivitetet prioritare për ripërtëritjen e përkushtimit global për përmirësimin e shëndetit oral në kuadër të sëmundjeve joinfektive dhe agjendave universale për mbulim shëndetësor.

 

Përgatiti: Njësia për promovim shëndetësor dhe ndjekje të sëmundjeve