Çdo vit Dita Botërore e tuberkulozit shënohet në 24 mars, dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijes në mesin e popullatës për pasojat e rënda shëndetësore, sociale dhe ekonomike që ka tuberkulozi dhe të shtimin e  angazhimeve për t’i dhënë fund epidemisë globale të tuberkulozit (TB).

Data 24 mars e shënon ditën në vitin 1882, kur dr. Robert Koh publikoi se e ka zbuluar bakterin që e shkakton tuberkulozin, me çka ka hapur rrugën drejt diagnostikimit dhe trajtimit të kësaj sëmundjeje.

Tuberkulozi edhe sot vazhdon të jetë një nga sëmundjet infektive më vdekjeprurëse në mbarë botën. Çdo vit, rreth 4500 persona e humbasin luftën me TB, ndërsa 30 000 preken nga kjo sëmundje që mund të shërohet edhe të parandalohet. Angazhimet globale kundër tuberkulozit kanë shpëtuar rreth 54 milionë person deri në vitin 2000 dhe e kanë zvogëluar shkallën e vdekshmërisë nga tuberkulozi për 42%.

Tema e Ditës Botërore të luftës kundër tuberkulozit për vitin 2019 ka si moto: “Është koha!” me ç’ka vihet theksi tek urgjenca për të vepruar sipas obligimeve të liderëve botërorë për të:

  • Rritur qasjen në parandalim dhe trajtim;
  • Rritur përgjegjësinë;
  • Siguruar financim të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm si dhe hulumtime;
  • Dhënë fund njollosjes dhe diskriminimit;
  • Nxitur.

Në këtë ditë, OBSH-ja u bën thirrje qeverive, komuniteteve të prekura, organizatave dhe grupeve civile, dhënësve të shërbimeve shëndetësore, si dhe partnerëve kombëtar dhe ndërkombëtar që t’i bashkojnë forcat nën sloganin “Gjeji dhe Shëroji. #Fund për TB, për të qenë i sigurt se askush nuk është harruar”.

 

Qëllimet e Strategjisë Globale për parandalim të tuberkulozit, kujdesi dhe kontrollimi pas vitit 2015 e deri më vitin 2025

  • Për t’i arritur qëllimet e caktuara me strategjinë për çrrënjosje të plotë të tuberkulozit, nevojitet që zvogëlimi vjetor i shkallës globale të incidencës nga tuberkulozi të rritet nga 2% në nivel vjetor në vitin 2015 në 10% deri në vitin 2025.
  • Është e nevojshme që të zvogëlohet përqindja e njerëzve që vdesin nga kjo sëmundje, nga 15% të parapara në vitin 2015 në 6,5% deri në vitin 2025.

Tuberkulozi më së shumti prek të rriturit në vitet e tyre më produktive. Megjithatë, të gjitha grupmoshat janë të rrezikuara. Mbi 95% e rasteve dhe vdekjeve ndodhin në vendet në zhvillim.

Personat e infektuar me HIV kanë 20-30% më shumë mundësi të zhvillojnë tuberkuloz aktiv. Ky rrezik është poashtu i madh edhe për personat të cilët kanë imunitet të komprometuar.

Përdorimi i duhanit gjithashtu e rrit rrezikun nga tuberkulozi dhe vdekja. 7,9% e rasteve me TB në botë i atribuohet pirjes së duhanit.

Dita Botërore e luftës kundër tuberkulozit jep mundësi për të qenë në qendër të vëmendjes dhe për të mobilizuar strukturat politike dhe sociale, për t’i dhënë fund tuberkulozit.

 

 

Gjendja në Republikën e Maqedonisë

Në vitin 2013 në Republikën e Maqedonisë është regjistruar një prevalencë e tuberkulozit aktiv prej 20,8 në 100 000 banorë ose 428 raste. Në vitin 2018 në Republikën e Maqedonisë është regjistruar një prevalencë e tuberkulozit aktiv prej 11,4 në 100 000 banorë ose 237 raste. Këto shifra janë më të ulëta se prevalenca në vitin 2010, që ka qenë 29,8 të sëmurë në 100 000 banorë. Ka një rënie të vazhdueshme të numrit të përgjithshëm të të sëmurëve nga TB  për periudhën e analizuar nga viti 2010-2018 dhe shkalla e prevalencës tregon një tendencë të rënies të vazhdueshme. (Diagrami 1)

 

Prevalenca në 100 000 banorë në Republikën e Maqedonisë, periudha 2010-2018

тбц алб слика 1

 

 

Në vitin 2018 në Republikën e Maqedonisë është regjistruar një incidencë e tuberkulozit aktiv prej 10,5 në 100 000 banorë  ose 217 raste të reja, ndërsa në vitin 2013 incidenca është  15,7 në 100 000 banorë  ose 323 raste të reja me tuberkuloz.

Në periudhën e analizuar 2010-2018, shkalla e incidencës, si edhe shkalla e prevalencës tregon një tendencë të rënies të vazhdueshme. Maqedonia radhitet në grupin e vendeve me shkallë të ulët të incidencës nga vendet në rajon. (Diagrami 2)

 

Incidenca në 100 000 banorë në Republikën e Maqedonisë, periudha 2010-2018

тбц алб сл 2

 

 

Masat preventive

Për të pasur një kontroll dhe shërim sa më të suksesshëm të tuberkulozit në Republikën e Maqedonisë, zvogëlim të rrezikut nga përhapja e infeksionit, sidomos atij të shkaktuar nga lloje rezistente të Mycobacterium tuberculosis, parandalim të koinfektimit mes tuberkulozit dhe infeksionit me HIV, është e domosdoshme që të ndërmerren të gjitha masat preventive të mundshme që do kontribuojnë për zbulimin e hershëm dhe parandalimin e sëmundjes.

Në republikën e Maqedonisë trajtimi i rasteve të reja të tuberkulozit bëhet sipas procedurave standarde për shërim të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes të tuberkulozit.

Sigurimi i antituberkulotikëve nga linja e parë për mjekimin e rasteve të reja me tuberkuloz. Ky aktivitet ka për qëllim ta ndalojë përhapjen e tuberkulozit përmes mjekimit të rasteve të reja me tuberkuloz.

Sigurimi i antituberkulotikëve nga linja e dytë për mjekimin e personave të sëmurë me forma rezistente të tuberkulozit. Ky aktivitet ka për qëllim ta ndalojë përhapjen e formave rezistente të tuberkulozit mjekimi i të cilëve zgjat më shumë kohë, kushton më shumë dhe shpesh herë është i pasuksesshëm.

Edhe pse numri i formave multi dhe polirezistente të tuberkulozit në Republikën e Maqedonisë nuk është i madh, përsëri është e domosdoshme të ndërmerren të gjitha masat preventive për parandalimin e shfaqjes të këtyre formave të tuberkulozit.

Një kontribut i rëndësishëm drejt avancimit të kujdesit dhe trajtimit të kategorive vulnerable, siç janë personat me Hepatit C ose personat me HIV/SIDA, si dhe kushtet e avancuara për diagnostikimin në kohë dhe trajtimin  hershëm, janë parakushte me të cilat në masë të madhe e zvogëlojnë mundësinë për përhapje të mëtutjeshme të virusit HIV.

Masë më e mirë për parandalim është trajtimi i duhur dhe në kohë i çdo të sëmuri nga tuberkulozi, me ç’rast ndërpritet vargu i përhapjes së infeksionit.

                                                         DITA BOTËRORE E TUBERKULOZIT

                                                                     

Përgatiti:

Sektori për promovim, analizë dhe mbikëqyrje të sëmundjeve joinfektive