25 nëntori 2020

Dita Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe fillimi i 16 Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore – 25 nëntor – 10 dhjetor

Aktivitetet e sistemit të Kombeve të Bashkuara për 16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, nga 25 Nëntori deri më 10 Dhjetor, do të mbahen si pjesë e temës globale për 2020 UNiTE: “Ngjyrosni botën me portokalli: Finanso, Reago, Parandalo, Mblidh!”

16days-2020-in-focus-en

 

Masat për përballje me pandeminë COVID 19 në të gjithë botën i kanë mbyllur njerëzit në shtëpitë e tyre, duke rritur kështu jashtëzakonisht shumë pandeminë ekzistuese të dhunës ndaj grave (existing pandemic of violence against women [1].)

“Përshkallëzimi i krizës ka shkaktuar një rritje të numrit të raportimeve për dhunë në familje, në një kohë kur pjesa më e madhe e shërbimeve, duke përfshirë këtu edhe ato të rendit, shëndetësisë dhe strehimit, janë kahëzuar për tu përballur me pandeminë,” thuhet në raportin e Sekretarit të përgjithshëm të KB.

 „Përgjegjësi e përbashkët, Solidaritet global: Përgjigje ndaj ndikimeve socio-ekonomike të COVID-19″.

Ju mund të bëni një ndryshim gjatë pandemisë aktuale COVID-19 dhe krizës së gjatë që ajo e ka shkaktuar në të gjithë botën. Ju mund t’i mbështesni gratë dhe vajzat që kanë përjetuar dhunë që ato të jenë të sigurta dhe të mos përjetojnë më dhunë.  Ndërmerrni veprime gjatë këtyre 16 ditëve të aktivizmit për t’i dhënë fund dhunës me bazë gjinore. Për më shumë informacion mbi temën globale UNiTE 2020: “Ngjyrosni botën me portokalli: Finanso, Reago, Parandalo, Mblidh!” mund ta vizitoni linkun në vazhdim

 

https://www.unwomen.org/-/media/headquarters/attachments/sections/what%20we%20do/evaw/unite%20campaign_2020_concept%20note_final.pdf?la=en&vs=5951