Dita botërore e kontracepsionit shënohet çdo vit më datë 26 shtator. Fushata botërore e sivjetme është e fokusuar rreth vizionit që çdo shtatëzani të jetë shtatëzani e dëshiruar!
Me fillim në vitin 2007, misioni i Ditës Botërore të kontracepsionit (WCD) është të rrisë vetëdijësimin për kontracepsionin dhe tu mundësojë të rinjve që të informohen dhe në këtë mënyrë të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur për shëndetin e tyre seksual dhe reproduktiv.
Promovoni, caktoni prioritetet dhe investoni në shëndetin reproduktiv dhe planifikimin e familjes gjatë pandemisë me COVID – 19.
Për parandalimin e pasojave nga CID -19, FP2020 krijoi një „Mjet për plaifikimin e familjes”.
Në shumë vende sistemet shëndetësore po përballen me kuadro të pakualifikuara mjaftueshëm dhe mungesë të burimeve shëndetësore. Pandemia COVID – 19 krijon një presion dhe ngarkesë shtesë mbi sistemet shëndetësore tashmë të dobësuara. Sistemet e mbrojtjes shëndetësore primare që paraqesin pikën hyrëse për shërbimet shëndetësore themelore, përfshirë këtu edhe planifikimin e familjes, kujdesin antenatal dhe neonatal dhe vaksinimet, janë nën një presion të madh dhe atyre u kanoset rreziku më i madh nga një kolaps i përgjithshëm. Edhe krahas këtij çrregullimi, nevoja për një shëndet reproduktiv nuk ka për të ndryshuar kurrë. Për numrin më të madh të grave dhe vajzave planifikimi i familjes në këtë periudhë është i domosdoshëm, në kuadër të mbrojtjes shëndetësore themelore.
Qasja e qëndrueshme në shërbime themelore dhe materiale profesionale për shëndetin seksual dhe reproduktiv, bashkë me investimet e reja që i mundësojnë sistemit shëndetësor të përballet me COVID – 19, jo vetëm që do mund të ndihmojë në sigurimin e rrezultateve më të mira shëndetësore për komunitetet, por edhe në krijimin e rrugëve më të qëndrueshme për rimëkëmbje ekonomike gjatë periudhës pas pandemisë. Qeveritë janë të detyruara të kërkojnë prioritet të burimeve dhe intervenimeve shëndetësore, por është e domosdoshme që të gjitha vendet ta integrojnë shëndetin reproduktiv. Arsyeja për këtë është se gratë po përballen me pengesa specifike, strukturore dhe individuale të kujdesit, dhe përveç kësaj ato e përbëjnë edhe pjesën më të madhe të fuqisë punëtore në shëndetësi. Në nivel të amvisërive, gratë janë përkujdesëset primare, dhe me këtë janë të ekspozuara ndaj një rreziku më të madh nga infeksioni.
Të rinjtë dhe adoleshentët, sidomos ata që nuk janë të martuar, përballen me pengesa specifike që duhen zgjidhur. Kufizimet e lëvizjes, të rinjve ua vështirësojnë qasjen në kujdes të besueshëm, profesional e me cilësi të lartë. Kjo u imponua si nevojë për mbrojtjen e popullatës, por e gjithë kjo e rrit rrezikun nga dhuna seksuale dhe gjinore (SGBV) në shtëpi, duke pasur kështu si pasojë shtatzëninë e padëshiruar dhe abortin e pasigurt. Përveç kësaj, pengesat finaciare i kufizojnë të rinjtë sa i përket këshillimit profesional për planifikimin familjar sipas zgjidhjes së tyre.
Pasojat e padëshiruara nga pandemia COVID -19 ndaj shëndetit seksual dhe reproduktiv të të rinjve
Pandemia e re e koronavirusit në vitin 2020 i detyroi ekspertët e shëndetit publik të rekomandojnë zvogëlim të shërbimeve shëndetësore rutinore. Ishte e domosdoshme të bëhen vlerësime emergjente që të kufizohet përhapja e infeksionit dhe që të mbrohet popullata dhe punonjësit shëndetësor. Sidoqoftë, pasojë e paqëllimshme e zvogëlimit të shërbimeve është pamundësia për të pasur qasje në shërbimet për shëndet seksual dhe reproduktiv, si kontracepsioni, skriningu dhe trajtimi i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (SST). Qasja e kufizuar në SHSR ka një rëndësi tejet të madhe për të rinjtë (në moshë nga 15 deri më 24 vjet) tek të cilët shkalla e shtatzënisë së padëshiruar dhe SST është më e lartë. Shkalla e SST në rrafsh global në pesë vitet e fundit ka shënuar rritje, dhe nëse nuk trajtohen në kohë mund të kenë si pasojë sëmundje inflamatore të komblikut, që mund të shkaktojë dhimbje kronike, sterilitet dhe shtatzëni ektopike, ndërsa e gjithë kjo mund të ndikojë negativisht në potencialin reproduktiv te femrës në të ardhmen. Të rinjtë në mënyrë rutinore u qasen shërbimeve të SHSR në institucionet shëndetësore (për shembull në institucionet shëndetësore shtetërore dhe qendrat rajonale të shëndetit publik). Ato zakonisht ofrojnë shërbime integrale gjithëpërfshirëse për shëndetin fizik dhe mendor, këshillim, shërbime reproduktive dhe sociale për të rinjtë dhe materiale kontraceptive si prezervativët dhe pillulat për kontracepsion dhe trajtim të SST. Edhe krahas këtyre burimeve të rinjtë ende hasin në pengesa gjatë qasjes në shërbime të SHSR, si humbja e besimit, qasja gjeografike dhe stigmatizimi (ndjesia e turpit dhe frikës). Urdhëresa për të qëndruar në shtëpi, mundësitë e zvogëluara për transport publik dhe ndryshimi i qëllimit të dhënësve të shërbimeve të cilët zakonisht mundësojnë kujdes në vendet që vizitohen nga të rinjtë, vetëm ua vështirësojnë qasjen në shërbime shëndetësore. FP 2020, me partnerët mundohen të sigurojnë kujdes dhe shërbime shëndetësore për të gjithë popullatën, me një theks të veçantë tek nevojat e të rinjve.
Referenca:
- https://www.your-life.com/wcd
- http://www.familyplanning2020.org/sites/default/files/COVID/COVID19%20%26%20FP%20statement%202020-04-01.pdf
Përgatiti: Njësia për promovim të shëndetit dhe ndjekje të sëmundjeve