Çdo vit më 26 shtator, Dita Botërore e Kontracepsionit ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për metodat kontraceptive dhe t’u mundësojë grave dhe burrave të bëjnë zgjedhjet e duhura dhe të jenë të mirëinformuar për shëndetin e tyre seksual dhe reproduktiv.

Në këtë kohë krize dhe pasigurie ndërkombëtare nga pandemia me KOVID 19, shërbimet e sigurta për shëndetin seksual që ofrojnë një sërë informacione dhe mundësi janë më të rëndësishme se kurrë. 214 milionë vajza dhe gra kanë shtatzëni të padëshiruar dhe nuk kanë qasje në shërbimet dhe mjetet e planifikimit familjar. Për shkak të pandemisë këto shifra janë edhe më të larta.

Përdorimi i mjeteve kontraceptive moderne parandalon rreth 308 milionë shtatzëni të padëshiruara çdo vit. Rreth 15 milionë adoleshentë përdorin kontracepsion modern, ndërsa 23 milionë nuk kanë qasje në kontraceptivët modernë dhe për këtë arsye janë më të rrezikuar nga shtatzënitë e padëshiruara dhe rreziku nga infeksionet seksualisht të transmetueshme. Një numër i madh i punonjësve në fushën e shëndetit seksual dhe reproduktiv janë alokuar në shërbime të tjera mjekësore. Vajzat dhe gratë që jetojnë në vendet ku masat për përhapjen e pandemisë KOVID-19 përfshijnë mbyllje, karantinim e kanë edhe më të kufizuar qasjen në shërbime shëndetësore. (1)

Shërbimet për planifikimin e familjes duhet të jenë të disponueshme gjatë gjithë pandemisë. Kriteret mjekësore për përdorimin e sigurt të kontraceptivëve nuk ndryshojnë gjatë pandemisë. Disa kontraceptivë mund të jenë të sigurt dhe efektivë dhe të merren vetë pa u konsultuar me mjekun tuaj amë. Megjithatë, biseda me gjinekologun tuaj është e dobishme. Përdorimi më i gjerë i teknologjive dixhitale shëndetësore dhe qasja e drejtpërdrejtë në një farmaci online mund të jetë një ndihmë e madhe gjatë pandemisë. (2)

Gjatë një pandemie, ndihmë kërkojnë një numër i madh i njerëzve, sistemi shëndetësor mund të mbingarkohet dhe njëkohësisht të komprometohet dhe rendi publik.

Ndikimi i pandemisë ndaj shëndetit reproduktiv mund realizohet direkt nëpërmjet sëmundjes infektive ose në mënyrë indirekte nga presionet e sistemit shëndetësor më të gjerë, me kufizimin e burimeve, reduktimin e rezervave, zvogëlimin e disponueshmërisë së ofruesve të shërbimeve shëndetësore, frikës nga sëmundjet dhe infeksionet. Promovimi shëndetësor i planifikimit familjar përmirëson shëndetin fizik dhe mendor dhe zvogëlon sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë tek nënat dhe foshnjat. Gjithashtu ndikon në parandalimin e shtatzënive të padëshiruara dhe aborteve të pasigurta. Shtatzënia e padëshiruar gjatë një pandemie shoqërohet me një rritje të rreziqeve. Planifikimi i familjes është një shërbim i domosdoshëm dhe duhet të jetë i disponueshëm gjatë pandemisë. (3) Gratë në moshë reproduktive duhet të këshillohen rregullisht sa i përket kontracepsionit me një punonjës shëndetësor. Nëse një grua ka një problem shëndetësor ndërkohë që po planifikon shtatzëni, ajo duhet të konsultohet me gjinekologun e saj. Gjinekologu e kontrollon me sukses gjendjen kronike ose sëmundjen kronike të një gruaje që i është diagnostikuar para ose që i është paraqitur gjatë shtatzënisë. Periudha pas lindjes është gjithashtu një periudhë e rëndësishme në të cilën është e nevojshme të diskutohen planet e ardhshme për shtatzëni të ardhshme dhe për kujdesin e nevojshëm.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas Raportit të shërbimit për mbrojtjen shëndetësore të grave gjatë vizitave gjinekologjike janë ordinuar këto lloje të kontraceptivëve:

 

Kontrolle gjinekologjike gjatë të cilave janë ordinuar mjete kontraceptive në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2007 dhe 2020

2007 2020 Indeksi 2020/2007 Vizita Indeksi 2020/2007 Kontraceptivë oralë
Numri i përgjithshëm i vizitave Kontrolle gjinekologjike gjatë të cilave janë ordinuar mjete kontraceptive Vizita për shërbime të tjera Numri i përgjithshëm i vizitave Kontrolle gjinekologjike gjatë të cilave janë ordinuar mjete kontraceptive Vizita për shërbime të tjera
Orale PIU Diafragma Të tjera lokale Orale PIU Diafragma Të tjera lokale
9162 2389 882 26 228 5637 2156 893 238 4 111 39 23,5 37,4

 

Burimi: Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, 2020

Numri i vizitave te gjinekologu për shkak të planifikimit të familjes në vitin 2020 është zvogëluar në mënyrë drastike për shkak të pandemisë me KOVID-19. Prandaj, indeksi për vizitat gjinekologjike në periudhën 2020-2017 është 23.5. Në periudhën 2007-2020, ka një reduktim të konsiderueshëm të vizitave gjinekologjike gjatë të cilave, ndër shërbimet e tjera, përshkruhen edhe mjete kontraceptive. Indeksi 2020/2007 sa i përket ordinimit të kontraceptivëve oral është 37.4.

Nevojitet një edukim dhe promovim i vazhdueshëm për ta mbrojtur shëndetin e grave dhe burrave, inkurajim për kontroll mbi shëndetin personal, edukim për zgjedhjen e kontracepsionit më të përshtatshëm për veten dhe partnerin. (4)

 

Sot ekzistojnë shumë lloje të kontracepsionit që është i disponueshëm dhe efektiv: prezervativi, prezervativi femëror, pilulat kontraceptive, pajisjet intra uterine, unaza vaginale, pilulat emergjente (kontracepsioni emergjent), injeksioni, shiriti kontraceptiv, sterilizimi etj.

 

Për më shumë këshilla dhe rekomandime:  https://iph.mk

 

Literatura e përdorur:

1.World contraception day 2020- four perspectives, international federation of     gynaecology and obstetrics, Available at: https://www.figo.org/

  1. World contraception day 2021, History, significance ad Facts, Available at: https://parenting.firstcry.com/, September,4. 2020.
  2. Providing Family Planning Services During an Epidemic. Available at: fphandbook.org
  3. Институт за јавно здравје. Извештај на служба за здравствена заштита на жени. ИЈЗ, Скопје, 2020.