PARASHIKONI, PËRGATITUNI DHE PËRGJIGJUNI KRIZAVE!
INVESTONI TANI NË SISTEME TË FUQISHME PËR SIGURI DHE SHËNDET NË PUNË
Pandemia të gjithë punonjësit i ekspozoi ndaj rrezikut nga infektimi me SARS-CoV-2. Disa punonjës ishin posaçërisht të ekspozuar ndaj këtij rreziku, si për shembull punonjësit e ndihmës së parë, punonjësit shëndetësorë dhe punonjësit social. Vendet e punës ku punonjësit e kalojnë kohën në mjedise të mbyllura, shumë afër njëri tjetrit, sidomos gjatë bashkëveprimit në punë, transportit të përbashkët nga puna dhe për në punë, në disa raste u bënë burim i përhapjes së virusit. Kjo mund t’i atribuohet vështirësive në praktikimin e distancimit fizik në mjedise të mbyllura dhe ventilimit të dobët. Krahas rrezikut nga infektimi me koronavirusin e ri, punonjësit përballen edhe me rreziqe të tjera të cilat u shfaqën gjatë pandemisë, si stresi, dhuna dhe abuzimi. Gjithashtu, praktikat e reja të punës të cilat u miratuan me qëllim kontrollimin e përhapjes së virusit, krijojnë rreziqe të reja për sigurinë dhe shëndetin në punë, përfshirë këtu rreziqet kimike, ergonomike dhe psikosociale.
Prandaj, këtë vit, Ditën Ndërkombëtare të sigurisë dhe shëndetit në punë Organizata Ndërkombëtare e punës ia dedikon nevojës për ndërtimin e sistemeve më të fuqishme të sigurisë dhe shëndetit në punë, që do jenë të përgatitura të përballen me sfidat që i sjellin krizat, përfshirë këtu edhe pandeminë e COVID -19.