Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktari kryesor i vdekshmërisë në nivel global. Ato shkaktojnë më shumë raste të vdekjes se sa të gjithë shkaktarët e tjerë së bashku dhe i prekin më së shumti vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare. Në kuadër të sëmundjeve joinfektive sëmundjet kardiovaskulare së bashku me sëmundjet malinje janë shkaktar për pothuajse ¾ e rasteve të vdekjeve në Evropë. Vlerësimet tregojnë se së paku 80% e të gjithë sëmundjeve të zemrës, infarkteve dhe diabetit tipi 2 mund të parandalohen.
Çdo vit sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktar i 17,3 milion vdekjeve të parakohshme, ndërsa deri në vitin 2030 pritet që nga këto sëmundje të vdesin 23.6 milion njerëz. Këto janë shifra të projektuara nga Organizata Botërore e shëndetësisë (OBSH), me ç’rast pritet që SKV të bëhen shkaktari kryesor i vdekshmërisë në mbarë botën.
Faktorë më të shpeshtë rreziku për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare janë: tensioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, mbipesha, ushqimi jo i shëndetshëm, pirja e duhanit, aktiviteti i dobët fizik, dhe niveli i lartë i sheqerit në gjak. Një numër i madh i vdekjeve është si pasojë e pirjes së duhanit, i cili rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundjet koronare të zemrës për 2-3 herë. Rreziku rritet me moshën dhe është më i madh tek femrat se sa te meshkujt.
GJENDJA NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË
Mortaliteti
Në Republikën e Maqedonisë në vitin 2014 nga sëmundje të sistemit të qarkullimit të gjakut kanë vdekur 11270 persona me shkallë vdekshmërie prej 545,1 në 100.000 banorë, nga të cilët 5435 janë meshkuj, ndërsa 5835 janë femra. Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut marrin pjesë me 57,2 % në vdekshmërinë e përgjithshme dhe zënë vendin e parë në strukturën e shkaktarëve të vdekjes.
Diagrami 1. Struktura sipas shkaqeve të vdekjes në Republikën e Maqedonisë në vitin 2014
Burimi: Enti shtetëror i statistikës, viti 2014
Shkalla e mortalitetit nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut në numrin e përgjithshëm të popullatës në Republikën e Maqedonisë në periudhën 2010-2014 nuk ndryshon dukshëm. Në vitin 2010 shkalla e mortalitetit ka qenë 538,6, ndërsa në vitin 2014 545,1 në 100.000 banorë.
Diagrami 2: Mortaliteti nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut në Republikën e Maqedonisë, periudha 2010-2014
Shkalla specifike sipas moshës nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut tek popullata mbi 65 vjet krahasuar me shkallën specifike të mortalitetit tek popullata nga 0-64 vjet është dukshëm më e madhe.
Diagrami 3: Mortaliteti nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut në Republikën e Maqedonisë sipas moshës, viti 2010-2014
Vdekshmëria nga sëmundjet ishemike të zemrës është dukshëm më e madhe tek popullata mbi 65 vjet krahasuar me vdekshmërinë tek popullata deri më 64 vjet.
Diagrami 4: Vdekshmëria nga sëmundjet ishemike të zemrës në Republikën e Maqedonisë sipas moshës, viti 2010-2014
Shkalla e mortalitetit nga sëmundjet cerebrovaskulare në moshë nga 65 vjet në vitin 2014 arrin 1164,9 në 100.000 banorë, ndërsa në moshë deri më 64 vjet 26,3%ооо, me ç’rast vihet re se vdekshmëria është dukshëm më e madhe në moshë mbi 65 vjet.
Diagrami 5:Mortaliteti nga sëmundjet cerebrovaskulare në Republikën e Maqedonisë sipas moshës, viti 2010-2014
Sipas gjinisë, në periudhën nga viti 2010-2013 vdekshmëria nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut nuk dallon shumë mes femrave dhe meshkujve.
Diagrami 6: Vdekshmëria nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut në Republikën e Maqedonisë sipas gjinisë, viti 2010-2014
Shkalla e vdekshmërisë nga sëmundjet ishemike të zemrës në periudhën nga viti 2010-2013 është më e lartë tek meshkujt (diagrami 7), ndërsa shkalla e vdekshmërisë nga sëmundjet cerebrovaskulare është më e lartë tek popullata e femrave(diagrami 8).
Diagrami 7: Vdekshmëria nga sëmundjet ishemike të zemrës në Republikën e Maqedonisë sipas gjinisë, viti 2010-2014
Diagrami 8: Mortaliteti nga sëmundjet cerebrovaskulare në Republikën e Maqedonisë sipas gjinisë, viti 2010-2014
Në periudhën nga viti 2010-2013 në Republikën e Maqedonisë infarkti akut i miokardit merr pjesë me rreth 95% në mesin e sëmundjeve ishemike të zemrës, ndërsa infarkti cerebral dhe pika në tru, të shënuara si gjakderdhje ose infarkt, me rreth 88% te sëmundjet cerebrovaskulare.
Sipas të dhënave të databazës HFA të OBSH-së, në vitin 2010 shkalla e standardizuar e mortalitetit nga sëmundje të sistemit të qarkullimit të gjakut në 100 000 banorë ka qenë: 113,9 në Francë, 119,1 në Izrael, 370,8 në Kroaci, 553,0 në Maqedoni, 621,7 në Bullgari, 732,7 në Ukrainë, etj.
Source: European health for all database (HFA-DB) WHO/Europe, April 2014
PARANDALIMI DHE KONTROLLI
Duke u nisur nga fakti se ekziston mundësia që të parandalohen rreth 80% e sëmundjeve të zemrës, Republika e Maqedonisë zbaton masa të bazuara në prova e që kanë për qëllim parandalimin e faktorëve të rreziku, siç është: pirja e duhanit, ushqimi jo i shëndetshëm, aktiviteti i dobët fizik dhe keqpërdorimi i alkoolit, zbulimi i hershëm që SKV, përmirësimi i trajtimit në nivel sekondar dhe terciar, duke e përforcuar sistemin shëndetësor me kuadro, pajisje, rikonstruim të kapaciteteve të vjetra spitalore dhe ndërtim të kapaciteteve të reja, si dhe masa të tjera. Qëllimi kryesor është përgjigjja ndaj ngarkimit gjithnjë e më të madh të popullatës me sëmundje kardiovaskulare dhe zvogëlimi i invaliditetit dhe vdekshmërisë nga këto sëmundje.
Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë në kuadër të aktiviteteve shëndetësoro-publike që kanë për qëllim të rrisin vetëdijen publike për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, organizon ligjërime, tribuna dhe përgatit materiale promovuese në këtë lëmi. Edhe këtë vit, për herë të 15, shënohet Dita Botërore e Zemrës – 29 shtatori me një eveniment në Parkun e qytetit në Shkup te Guaska, më datë 27 shtator (e diel) në periudhën nga ora 9,00-14,00 në bashkëpunim me OJQ Ardhmëri e shëndetshme – shoqata e qytetarëve të sëmurë nga sëmundjet kardiovaskulare, përfaqësues të institucioneve shëndetësore nga sektori publik dhe privat dhe struktura të tjera me interes në këtë fushë.