“Zgjidhjet transformuese për zhvillim gjithëpërfshirës: roli i inovacionit në nxitjen e një bote të aksesueshme dhe të drejtë”

 

Krizat komplekse dhe të ndërlidhura me të cilat përballet njerëzimi sot, duke përfshirë tronditjet që shkaktoi pandemia e COVID-19, lufta në Ukrainë dhe vende të tjera, si dhe ndryshimet klimatike, që të gjitha paraqesin sfida të paprecedenta humanitare si dhe kërcënime për ekonominë globale.

Në të shumtën e rasteve, në kohë krize, më të përjashtuarit dhe më të lënë pas dore janë personat me aftësi të kufizuara. Në pajtim me premisën qendrore të Axhendës për Zhvillim të Qëndrueshëm për vitin 2030 “të mos lihet pas askush”, është e një rëndësie qenësore që qeveritë, sektori publik dhe privat të punojnë së bashku për të gjetur zgjidhje inovative për njerëzit me aftësi të kufizuara në mënyrë që ta bëjnë botën një vend të aksesueshëm dhe të barabartë për të jetuar.

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara është një ditë e Kombeve të Bashkuara që festohet çdo vit më 3 dhjetor. Për herë të parë, festimi vjetor i kësaj dite ndërkombëtare u shpall në vitin 1992 me rezolutën 47/3 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kjo ditë shënohet për të promovuar të drejtat dhe mirëqenien e personave me aftësi të kufizuara në çdo nivel të shoqërisë dhe zhvillimit, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin për gjendjen e personave me aftësi të kufizuara në të gjitha aspektet e jetës politike, sociale, ekonomike dhe kulturore.

Tema e këtij viti për Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara është: “Zgjidhjet transformuese për zhvillim gjithëpërfshirës: roli i inovacionit në nxitjen e një bote të aksesueshme dhe të drejtë”.

Kjo temë ka të bëjë me inovacionet dhe zgjidhjet transformuese për zhvillim gjithëpërfshirës, ​​duke i përfshirë në tre dialogje interaktive të ndryshme këto tema:

 

  1. Inovacione për zhvillim gjithëpërfshirës gjatë punësimit (Qëllimi 8 për Zhvillim të Qëndrueshëm): ky dialog do të trajtojë lidhjet midis punësimit, njohurive dhe aftësive të nevojshme për tu punësuar në zhvillimin teknologjik inovativ dhe të shpejtë për të gjithë dhe se si teknologjitë ndihmëse mund të rrisin aksesin në punësim dhe për përfshirje në vendin e punës
  1. Inovacione për zhvillimin gjithëpërfshirës të aftësive të kufizuara në zvogëlimin e pabarazisë (Qëllimi 10 për Zhvillim të Qëndrueshëm): ky dialog do të fokusohet në iniciativat, mjetet praktike dhe praktikat që synojnë zvogëlimin e pabarazive si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, të cilat përfshijnë aftësinë e kufizuar dhe janë të interesuar për promovimin e diversitetit në vendin e punës.
  1. Inovacione për zhvillimin gjithëpërfshirës të aftësisë së kufizuar – p.sh. sporti: një sektor ku bashkohen të gjitha këto aspekte; sporti si një shembull i praktikës së mirë dhe një vend i inovacionit, punësimit dhe drejtësisë

 

 

Përgatiti:

Departamenti për promovimin e shëndetit dhe ndjekje të sëmundjeve