Fjalimi i  drejtorit

Zonja dhe zotërinj,

Konferenca e sotme për shtyp, eshte organizuar nga Instituti i Shëndetit Publik për të shënuar 4 shkurtin – Diten  Botërore kundër kancerit dhe për të përcjellë mesazhe në lidhje me parandalimin e tij nga Unioni për Kontrollin Ndërkombëtar të Kancerit deri te qytetarët  e  Republikës së Maqedonisë, përmes bashkëpunimit gjithnjë e me te shkëlqyer me përfaqësuesit e mediave.

Motoja e këtij viti është – Ne mundemi. Une  Mundem.

SV DEN RAK 2018

duke vazhduar fushatën  tre-vjeçare 2016-2018 e cila eksploron menyren se si secili – si kolektiv ose ne menyre individuale – mund të japim  kontribut për të reduktuar barrën globale të kancerit.

Ashtu siç  kanceri ndikon te  çdo person në mënyrë të ndryshme, të gjithë njerëzit kanë forcën për të marrë një shumëllojshmëri të aktiviteteve  për të reduktuar ndikimin që kanceri e shkakton  individualisht,  familjarisht  dhe në komunitet.

Dita Botërore e Kancerit është një shans për të menduar për atë që mund të bëni, për t’u angazhuar dhe për të ndërmarrë veprime. Çfarëdo veprimi që vendosni të bëni “Mundemi, unë Mundem” bën një ndryshim në luftën kundër kancerit.

Neoplazmat malinje me pjesëmarje afër  20-25% janë renditur si shkaku i dytë i vdekjes në vendet e zhvilluara, pas sëmundjeve kardiovaskulare, të cilat marin pjesë me rreth 50% ose më lart në strukturën e mortalitetit. Kanceri aktualisht eshte përgjegjës për pothuajse një nga gjashtë vdekjet në nivel global. Çdo vit, më shumë se 14 milionë njerëz janë diagnostikuar me kancer, dhe kjo shifër pritet të rritet në më shumë se 21 milionë deri në vitin 2030.

Në Republikën e Maqedonisë pas sëmundjeve të sistemit të qarkullimit të gjakut, neoplazmat malinje janë shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjeve. Në vitin 2010, nga kanceri kanë vdekur 3705 njerëz dhe  shkalla e vdekshmërisë varion nga 180.3 për 100,000 banorë ndërsa  në vitin 2016 kanë vdekur 3882 njerëz, dhe  shkalla e vdekshmërisë varion deri në 187.3% për 100,000 banorë . Analizuar sipas gjinisë  burrat dy herë më shpesh vdesin nga kanceri. Te  burrat  shkaku më i zakonshëm i vdekjes nga neoplazme malinje është tumori malinj i bronkeve dhe mushkërive me një normë të vdekshmërisë që sillet  rreth 65 vdekje për 100,000 meshkuj në vit .Te  femrat shkaku më i zakonshëm i vdekjes është tumor malinj i gjirit. Shkalla e vdekshmërisë është rreth 30 të sëmura  në  100,000 gra.

“Me rastin e dites botërore të kancerit, ne jemi në gjendje për të analizuar në mënyrë kolektive  strategjitë  për kontrollin e kancerit dhe identifikimin e formulave  fituese që do të përshpejtojnë progresin. Qëllimi i të gjithë neve është që sa më pak njerëz të sëmuren nga kanceri, shumë njerëz që janë të sëmurë me sukses të trajtohen dhe të sigurojmë një cilësi më të mirë të jetës për njerëzit gjatë trajtimit ta kancerit si dhe më pas  “.

pres 2

Moto – Ne mundemi. Unë mundem.

Vazhdon fushata trevjeçare 2016-2018 për shënimin e 4 shkurtit – Ditës Botërore të luftës kundër kancerit nën moton “Ne mundemi. Unë mundem.” duke hulumtuar se si secili nga ne – qoftë bashkërisht ose si individ – mund të japë kontributin e tij për të zvogëluar ngarkesën globale që shkakton kanceri.

Kanceri nuk ndikon njësoj tek çdo njeri dhe secili individ në mënyrën e vet gjen forcë për të ndërmarrë aktivitete të ndryshme për ta zvogëluar ndikimin që ka kanceri tek individi, familja dhe bashkësia.

Dita botërore e luftës kundër kancerit paraqet një mundësi për të reflektuar se çfarë mund të bëni, të angazhoheni dhe të veproni. Çfarë do që të vendosni të bëni “Ne mundemi. Unë mundem” bën dallim në luftën kundër kancerit.

SV DEN RAK 2018

Mesazhe themelore

Ne mundemi Unë mundem
Nxisni veprim, veproni Të zgjedh një stil të shëndetshëm të të jetuarit
Ndalojeni kancerin Të kuptoj se zbulimi i hershëm i kancerit shpëton jetë
Krijoni shkolla të shëndetshme Të kërkoj mbështetje
Krijoni vende pune të shëndetshme Të kthehem në punë
Krijoni qytete të shëndetshme Të marr kontrollin mbi sëmundjen
Përkrahni të tjerët që të kthehen në punë Të dua dhe të më duan
Pranojeni sfidën Të bëj që zëri im të dëgjohet
Përmirësojeni qasjen në kujdes për të sëmurët nga kanceri
Bëni ndryshime në politikë
Ndërtoni fuqi punëtore cilësore
Investoni në kontrollimin e kancerit
Bashkoni forcat për të bërë ndryshim

 

“Në Ditën botërore të luftës kundër kancerit ne kemi një mundësi që në mënyrë kolektive të analizojmë strategjitë për kontrollimin e kancerit që të mund të identifikojmë formulat fituese të cilat do mund ta përshpejtojnë përparimin. Qëllimi jonë i përbashkët është që sa më pak individë të preken nga kanceri, sa më shumë individë të shërohen me sukses dhe të sigurohet një cilësi më e mirë e jetesës për personat gjatë trajtimit dhe në vazhdim të jetës së tyre”.

 

PDF1-MORTALITETI NGA NEOPLAZMAT MALINJE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

PDF2-Mesazhe themelore

 Neoplazmat  malinje problem i shendetit publik ne jetesën bashkëkohore

 

Përgatiti:

Sektori për promovim, analizë dhe mbikëqyrje të sëmundjeve joinfektive