“Depresioni: Ejani të bisedojmë!”
Dita Botërore e shëndetit shënohet në 7 Prill, në përvjetorin e themelimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Çdo vit zgjidhet një temë shëndetësore e cila i lidh të gjithë njerëzit nga mbarë bota.
Këtë vit tema të cilës i dedikohet fushata është depresioni.
Depresioni ndikon tek njerëzit e të gjitha moshave, në të gjitha sferat e jetës, në të gjitha vendet e botës.
Ai shkakton dhembje mentale dhe tek njerëzit ndikon në atë mënyrë që ua zvogëlon aftësinë për të kryer madje edhe detyrat më të thjeshta ditore. Ndonjëherë mund të ketë edhe pasoja shumë të rënda sa u përket raporteve me familjen dhe me miqtë. Depresioni mund të ndikojë edhe në çrregullimin e aftësive për të siguruar ekzistencën.
Në rastin më të keq, depresioni mund të sjellë edhe deri tek vetëvrasja.
Numri i personave me depresion vazhdimisht rritet.
Organizata Botërore e shëndetësisë në muajin shkurt vitin që shkoi publikoi se numri i personave që jetojnë me depresion krahasuar me periudhën nga viti 2005-2015 është rritur për 18%. Më shumë se 80% e personave me këtë sëmundje jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe standard jetësor mesatar.
Depresioni mund të parandalohet dhe të trajtohet. Sa më shumë dimë se ç’është depresioni dhe se si mund ta parandalojmë dhe ta trajtojmë atë, aq më të mëdha janë mundësitë për tejkalimin e stigmës si dhe mundësitë që gjithnjë e më shumë njerëz të kërkojnë ndihmë.
Fushata kushtuar depresionit filloi në 10 tetor të vitit 2016 kur edhe shënohet Dita Botërore e shëndetit mendor.
Fushata do i realizojë qëllimet e saj me përfshirje të një numri sa më të madh të njerëzve të cilët do punojnë së bashku, pa dallim se a bëhet fjalë për qeverinë, OJQ-të ose mediet, pa dallim se a jeni mjek, mësimdhënës, gazetar, prind. Ose, më thjesht, secilin që ka dëgjuar për fushatën dhe që do që të bëhet pjesë e saj.
Qëllimet e fushatës:
- Informim më i mirë i popullatës në lidhje me depresionin, shkaktarët dhe pasojat e mundshme që ai i lë tek njerëzit, përfshirë këtu edhe vetëvrasjen
- Si mund t’i ndihmojmë personat që vuajnë nga depresioni, për çfarë trajtimi kanë nevojë ata dhe si mund të parandalohet depresioni
- Si dhe ku mund të kërkojnë ndihmë personat që vuajnë nga depresioni, ku mund të drejtohen familjet e tyre, miqtë dhe kolegët e personave me depresion që t’i ndihmojnë ato.
Çfarë është depresioni?
Depresioni është sëmundje që karakterizohet me një vuajtje afatgjatë dhe humbje të interesit për aktivitete, paaftësi për të kryer aktivitetet e përditshme për një periudhë më të gjatë se dy javë.
Pjesa më e madhe e personave që vuajnë nga depresioni zakonisht i kanë këto simptoma:
- mungesë e energjisë;
- ndryshim i oreksit;
- çrregullim i gjumit;
- ankth;
- çrregullim i përqendrimit;
- hezitim;
- shqetësim;
- ndjenjë e të qenit i pavlerë, të ndjerit fajtor ose i pashpresë
- mendime për lëndim të vetvetes, ose për të kryer vetëvrasje
Në çka bazohet fushata?
- Bazë e fushatës është rëndësia për të folur për depresionin, si një komponentë vitale për shërim
- Eliminim të stigmës rreth sëmundjeve mendore, përfshirë këtu edhe depresionin, e cila vazhdon të jetë barrierë për personat të cilët kërkojnë ndihmë
- Duke folur për depresionin, pa dallim nëse bëhet fjalë për ndonjë pjesëtar të familjes, mik apo punonjës shëndetësor, në grupe më të mëdha, në procesin arsimor, në vendin e punës, në mjediset sociale ose në medie, medie sociale ndihmon që të eliminohet kjo stismë dhe nxit një numër të madh të njerëzve që të kërkojnë ndihmë.
Grupet e synuara të fushatë
Fushata është e dedikuar për të gjithë!
Pa dallim të moshës, gjinisë apo statusit shoqëror.
Organizata Botërore e Shëndetësisë vëmendjen e përqendroi tek tre grupe të cilat janë të prekura në mënyrë joproporcionale: adoleshentët dhe të rinjtë, gratë gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes, dhe personat mbi moshën 60 vjeçare.
Mesazhe gjithëpërfshirëse
- Depresioni është një çrregullim mendor i shpeshtë i cili ndikon tek njerëzit e të gjitha moshave, në të gjitha sferat e jetës, në të gjitha vendet e botës.
- Faktorët që ndikojnë në rritjen e rrezikut nga depresioni janë: varfëria, papunësia, ndodhitë e ndryshme në jetë si vdekja e ndonjë të afërmi, ndarja me të dashurit, sëmundjet fizike, dhe pasojat nga përdorimi i alkoolit dhe drogave.
- Depresioni shkakton dhembje mentale dhe tek njerëzit ndikon në atë mënyrë që ua zvogëlon aftësinë për të kryer madje edhe detyrat më të thjeshta ditore. Ndonjëherë mund të ketë edhe pasoja shumë të rënda sa u përket raporteve me familjen dhe me miqtë.
- Nëse nuk trajtohet depresioni mund të shkaktojë paaftësi për punë, të çrregullojë raportet në familje dhe të rrezikojë edhe jetën shoqërore.
- Në rastin më të keq, depresioni mund të sjellë edhe deri tek vetëvrasja.
- Depresioni mund të parandalohet në mënyrë efikase me trajtim i cili zakonisht përfshin bisedime, antidepresivë, ose kombinim të të dyjave.
- Tejkalimi i stigmës për depresionin shpesh herë mund të ndikojë që më shumë persona të kërkojnë ndihmë.
- Biseda me njerëz tek të cilët mund të kemi besim mund të jetë hapi i parë drejt shërimit nga depresioni.
Gjendja në Republikën e Maqedonisë
Numri i pacientëve të trajtuar nga episode depresioni dhe çrregullime depresive rekurente (F32-F33) me kalimin e viteve vazhdon të rritet. Në vitin 2010 numri i personave të trajtuar ka qenë 585 nga të cilët 196 meshkuj dhe 389 femra, ndërsa në vitin 2015 ky numër ka qenë 803 nga të cilët 257 meshkuj dhe 389 femra, që paraqet një rritje prej 37%.
Shkalla e morbiditetit spitalor në vitin 2015 arrin 4 raste në 10 000 banorë.