Aktiviteti preventiv i Institutit të shëndetit publik pasqyrohet në zbatimin e mbikëqyrjes epidemiologjike që ka të bëjë me gadishmërinë për parandalimin e importimit të virusit, aktivitetet në terren dhe diagnostikimin e rasteve tek të cilat duhet të testohet prania e virusit.

Laboratori i virusologjisë pranë Institutit të shëndetit publik është laboratori i vetëm referent nacional dhe laborator i akredituar nga OBSH-ja për detektimin e virusëve respiratorë, përfshirë këtu edhe virusin e ri SARS – CoV – 2.

Në laboratorët e Institutit të shëndeti publik deri më tani janë bërë 258 teste për COVID -19 dhe numri i rasteve pozitive, natyrisht edhe atyre negative, përcillet tek Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Reagensa ka dhe do të ketë, prandaj nuk ka nevojë për shqetësim tek popullata.

Instituti i shëndetit publik përgatit materiale edukativo – informative, flaerë propaganAtiv, posterë dhe flaerë për udhëtarët në komunikacionin ndërkombëtar, si Aeroport dhe Tabanoc, të përgatitura në tre gjuhë – në gjuhën maqedonase, shqipe dhe në anglisht.

Marrim pjesë në Komisionin për sëmundjet infektive në të cilin vendoset për faktet, rekomandimet, udhëzimet dhe urdhërat kryesorë.

Për ta edukuar dhe informuar popullatën u publikuan 1.500 flaerë, 200 postera dhe 200 postera për larjen e duarve në mënyrën e duhur, e që u shpërndanë në Qendrën klinike,       shtëpitë e shëndetit dhe Qendrat e shëndetit publik.

Shërbimi epidemiologjik realizoi ligjërata edukative në të gjitha Qendrat e shëndetit publik në mbarë vendin, që kishin për qëllim njohjen me korona virusin.

Epidemiologët e Institutit të shëndetit publik janë në dispozicion 24 orë në linjat telefonike të publikuara e që janë në dispozicion për të gjithë qytetarët.

Gjithashtu u përgatitën edhe udhëzime për mënyrën e veprimit me personat e infektuar dhe personat e dyshuar për korona (Algoritme).

Algoritme për mënyrat e veprimit dedikuar personave të cilët vijnë nga shtetet e tjera, gjegjësisht si të veprojnë me virusin korona.

Deri në mbylljen e aeroportit, gjatë 2 muajve të kaluar, ekipe të Institutit të shëndetit publik  mundësuan ndihmë në aeroportin në Shkup sa i përket kontrollit të udhëtarëve të cilët vijnë me fluturime nga vende të cilësuara nga OBSH-ja si vende me rrezik të lartë (Kina, Italia, etj). Kujdestaritë janë realizuar në tre turne, dhe atë nga ora 06:00 deri në orën 24:00.

Punonjësit e Institutit nga Sektori i epidemiologjisë merrnin strishio nga hunda dhe fyti i udhëtarëve të ardhur nga vendet me rrezik të lartë, dhe ato i sillnin në laboratorin e virusologjisë.

Instituti i shëndetit publik në bashkëpunim me Inspektoratin sanitar dhe shëndetësor shtetëror dhe Ministrinë e shëndetësisë përgatiti algoritme dhe dokumente në lidhje me punën e institucioneve (bankave, postës, pikave të pagesës, EVN-së, A1, Telekomit) për dhënien e udhëzimeve sa i përket shpërndarjes së parave, letrave me vlerë, fakturave, llogarive të paguara).

Është përgatitur dokument për veprimet që duhen bërë për shpërndarjen e artikujve ushqimor dhe gjësendeve të tjera materiale nga vendet që janë nën izolim dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme epidemiologjike.

Është përgatitur dokument për veprim në prodhimtari, në reparte dhe fabrika.

Dokument ku punojnë punonjës tanë për veprimet gjatë procesit të punës e që kanë të bëjnë me distancimin mes punonjësve, mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse dhe veprimeve gjatë rasteve pozitive eventuale.

Po përgatitet Data Bazë, zgjidhje softuerike me një datotekë të veçantë për të gjitha rastet pozitive në vend, me të gjitha kontaktet gjeografike, demografike dhe laboratorike mes personave pozitiv dhe vendin e trajtimit të tyre, me të cilën do mund të fitohet një pasqyrë e gjendjes momentale.

Epidemiologu i Institutit të shëndetit publik për momentin është kryetar i Komisionit për sëmundje infektive.

 

90122409_652075115336371_4276405808851320832_n