Mendimi Juaj është i rëndësishëm kur bëhet fjalë për menaxhimin e sigurt me substancat kimike në Evropë!

Çdo ditë ne ekspozohemi nda substancave kimike që kanë një përdorim të gjerë e që, mes tjerash, i gjejmë edhe në ushqim si dhe në produktet finale për konsumatorët. Biomonitoringu human paraqet një metodë që mundëson matjen e efekteve biologjike të hershme në organizëm, të shkaktuara nga substancat kimike të konsumuara.

Rezultatet e fituara janë të dobishme për zvogëlimin e ekspozimit dhe për promovimin e shëndetit publik.

Programi Evropian për biomonitoring human (HBM4EU, www.hbm4eu.eu ), projekt i përbashkët i 30 vendeve, me Agjencinë Evropiane për mjedisin jetësor dhe Komisionin Evropian, realizon një hulumtim për qytetarët e Evropës në fushën e biomonitoringut human.  Qëllimi i HBM4EU është të sigurojë krijimin e politikave në Evropë dhe në rrafsh kombëtar, mbi bazë të rezultateve shkencore për ekspozimin e qytetarëve ndaj ndotësve kimik dhe efektet e mundshme ndaj shëndetit. Hulumtimi është nën koordinimin e Agjencisë Evropiane për mjedisin jetësor, ndërsa në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të realizohet nga Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Meqë ekspozimi ndaj substancave kimike është diçka që na shqetëson të gjithëve, do kishim dashur të kuptojmë se çfarë dinë dhe çfarë mendimesh kanë qytetarët e BE-së në lidhje me biomonitoringun human, si dhe për nevojat , shqetësimet dhe pyetjet që kanë në lidhje me këtë temë.

Prandaj, ju ftojmë t’i përgjigjeni këtij pyetësori të shkurtër, i cili do ju marrë rreth 15 minuta nga koha juaj. Duke iu përgjigjur pyetjeve në të, ju do na ndihmoni që ne tu përgjigjemi më mirë nevojave të qytetarëve në Evropë.

Të dhënat që do fitohen, do jenë anonime dhe konfidenciale, ashtu siç e kërkon Rregullorja e përgjithshme për ,brejtjen e të dhënave (GDPR). Të dhënat anonime do të përpunohen nga partnerët e  HBM4EU në këtë hulumtim, ndërsa rezultatet e hulumtimit do të publikohen në faqen e internetit https://www.hbm4eu.eu/result/ .

Lexoni më shumë dje plotësoni anketën në linkun në vazhdim

https://www.hbm4eu.eu/surveys/citizen-survey-north-macedonian-mk/

Burimi: Programi Evropian për biomonitoring human (HBM4EU)