- Zbaton veprimtari edukativo-shëndetësore nëpërmjet përpilimit të programeve republikane specifike dhe globale për edukim shëndetësor;
- Organizon dhe zbaton fushata promovuese shëndetësore, punëtori edukative, tribuna dhe manifestime të tjera;
- Ndjek realizimin e tyre dhe bën vlerësimin e rezultateve;
- Planifikon dhe koordinon aksione për promovimin e shëndetit;
- Bashkëpunon me OBSH-në për realizimin e aktiviteteve që kanë si qëllim promovimin e shëndetit;
- Mundëson ndihmesë profesionale dhe metodologjike;
- Merr pjesë në veprimtarinë edukative dhe edukimin e kuadrove shëndetësore të të gjitha profileve, nga lëmia e edukimit shëndetësor;
- Bashkëpunon ngushtë me mjetet për informim të publikut, organizatat humanitare, shoqatat dhe asociacionet nga vendi dhe bota;
- Realizon veprimtari publicistike duke përgatitur publikime dhe materiale shëndetësore edukative (udhëzues, pamfleta, etj.);
- Zbaton projekte hulumtivo-shkencore nga fusha e shëndetësisë.
Udhëheqës departamenti: Prof. dr. Elena Qosevska – specialiste e mjekësisë sociale
Tel.02/3125-044 lokali 230