DALLOJE HEPATITIN VEPRO MENJËHERË A JE I RREZIKUAR? Secilit nga ne mund t’i kanoset rreziku nga hepatiti – rreziqe si: Shiringa dhe veprime mjekësore të pasigurta Përcjellja e infeksionit nga nëna tek fëmija Marrëdhëniet seksuale të pambrojtura Administrimi intravenoz i drogave DALLOJE HEPATITIN TESTOHU KËRKO TRAJTIM |
Mesazhet themelore: Dita Botërore e Hepatitit – 28 korrik, 2016
Dalloje hepatitin–vepro menjëherë
Infeksioni viral i hepatitit është mjaft i përhapur – në mbarë botën ka rreth 400 milionë njerëz të infektuar – që është për 10 herë më shumë se sa numri i personave të infektuar me HIV. Në rrafsh global, nga hepatiti për çdo vit gjejnë vdekjen rreth 1,4 milionë njerëz. Vlerësohet se vetëm 5% e personave me hepatit kronik janë të vetëdijshëm se janë të infektuar, ndërsa më pak se 1% kanë qasje në trajtim.
Po, hepatiti mund të parandalohet dhe të shërohet: për hepatitin B ekzistojnë vakcina dhe trajtime mjekësore efikase, ndërsa mbi 90% e personave me hepatit C mund të shërohen me ndihmën e trajtimeve mjekësore. Vizioni për eliminimin e hepatitit si kërrcënim për shëndetin publik deri në vitin 2030 mund të arrihet nëse njerëzit dhe shtetet e prekura nga kjo sëmundje formojnë ekipe më të mira dhe u mundësohet të “dijnë më shumë për hepatitin” dhe të “veprojnë menjëherë”.
Dalloje hepatitin – a je i rrezikuar?
- Secilit nga ne mund t’i kanoset rreziku nga hepatiti si pasojë e shtrirjes së tij të gjerë (epidemi 10 herë më e madhe se sa epidemia e HIV).
- Infeksionet me hepatit B dhe C përhapen përmes gjakut të infektuar, shiringave dhe gjilpërave të kontaminuara në objektet e kudesit shëndetësor, si dhe mes personave të cilët administrojnë drogat në organiymine tyre përmes shiringave. Viruset poashtu mund të përcillen edhe gjatë marrëdhënieve seksuale të pambrojtura dhe nga nëna e infektuar tek foshnja e saj.
- Me informim më të mirë dhe me më shumë njohuri sa i përket rreziqeve nga hepatiti, njerëzit mund të parandalojnë përhapjen e tij dhe infeksionet, si dhe infektimin e personave të tjerë. Për ta arritur këtë, njerëzit duhet të testohen dhe të zbulojnë nëse kanë nevojë për trajtim.
Dalloje hepatitin –testohu
- Mundësitë më të mëdha për testim për hepatit ka një rëndësi qenësore për rritjen e numrit të pacientëve të shëruar.
- Vlerësohet se 95% e personave me hepatit nuk e dijnë se janë të infektuar, që pjesërisht është si rezultat i vetëdijshmërisë së pamjaftueshme për problemin dhe qasjes së dobët në shërbime për testimin e hepatitit në vende të ndryshme.
OBSH do i publikojë udhëzimet e para për testimin e hepatitit në vitin 2016. Udhëzimet do ofrojnë informacion për atë se kush duhet të testohet dhe do rekomandojnë strategji të thjeshta për testim me të cilat do ndihmohen vendet në tentativat e tyre për rritjen e numrit të personave të testuar dhe të shëruar nga hepatiti.
Dalloje hepatitin –kërko trajtim
- Në rrafsh global, pjesa më e madhe e njerëzve që kanë nevojë për trajtim nuk janë trajtuar për tu shëruar nga hepatiti, dhe kjo në të shumtën e rasteve është si rezultat i mungesës së vetëdijshmërisë dhe qasjes së dobët në shërbime për trajtimin e të sëmurëve nga hepatiti.
- Mbi 90% e të infektuarve me hepatit C mund të shërohen plotësisht në një afat nga 3-6 muaj.
- Trajtimi adekuat i hepatitit B dhe C mund të parandalojë paraqitjen e ndërlikimeve që mund të rrezikojnë jetën e personit të infektuar, siç janë sëmundjet e mëlçisë të tipit të cirozës dhe kancerit të mëlçisë.
Çfarë mund të bëni: Dita Botërore e Hepatitit 2016
OBSH u bën thirrje krijuesve të politikave, autoriteteve lokale, shoqërisë civile, publikut dhe medieve të punojnë për ngritjen e vetëdijes dhe të nxisin qytetarët të mësojnë ta DALLOJNË HEPATITIN dhe të VEPROJNË MENJËHERË! Në vazhdim keni disa ide për atë se çfarë mund të bëni.
- Interesohuni nëse në vendin tuaj ka person për kontakt pë hepatitin. Nëse nuk ka, atëherë inkurajoni Ministrinë tuaj të shëndetësisë që të përcaktojë një person të tillë, ose kërkoni nga ndonjë organizatë joqeveritare ta bëjë këtë sepse kjo është një çështje mjaft e rëndësishme!
- Inkurajoni personin për kontakt për hepatitin, Ministrinë e shëndetësisë dhe partnerët që të shënojnë Ditën Botërore të Hepatitit 2016 me temë: Dalloje hepatitin – vepro menjëherë.
- Organizoni evente (psh. Aktivitete sportive, garë/shëtitje me karakter zbavitës, koncerte, event për mbjedhjen e fondeve) për ngritjen e nivelit të mbështetjes politike dhe vetëdijes publike.
- Bisedoni me profesionistët shëndetësorë dhe grupet e interesit, si për shembull me mjekët, infermieret, pacientët dhe shoqërinë civile – organizoni punëtori në të cilën do bisedohet për hepatitin dhe rreziqet dhe të cilat do iniconin mobilizimin e strukturave relevante për veprim.
- Bisedoni me mediet, organizoni konferenca për shtyp ose bëni presion televizionëve dhe radiove që të transmetojnë intervista me funkcionerët kryesorë të Ministrisë së shëndetësisë dhe partnerët e saj nacional. Ngrini nivelin e publicitetit dhe mundësoni një prezencë më të madhe të temave për hepatitin.
- Organizoni një event publik ku do bëhet testime për hepatit.
- Ftoni udhëheqësit më të lartë shtetëror si presidentin, kryeministrin, ministrat, personat publik, artistët me emër që të testohen për hepatit. Kjo do i inkurajojë edhe qytetarët e tjerë që ta bëjnë të njëjtën gjë. Testimi publik (por që rezultatet mbahen në fshehtësi) ka treguar sukses në fushatat kundër HIV/SIDA-s.
- Promovoni dhe ndani materiale informative të përgatitura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe përshtatni/përktheni ato në gjuhën e grupit që keni synuar.
- Përgatitni listë me fakte për vendin tuaj që do përmbajë edhe ndonjë histori suksesi në nivel të vendit ose lokale. Sa më shumë të jetë e mundur përfshini edhe vlerësime për numrin e personave të infektuar nga hepatiti B dhe C, për rrugët kryesore të përhapjes të hepatitit B dhe C dhe përshkruani se çfarë masash ndërmerr shteti juaj në lidhje me këtë çështje. Njëlistë e këtillë mund të jetë një burim i shkëlqyer i informacioneve që do mund të përdoren për qëllime propaganduese.