Këtë vit 4 Shkurti – Dita Botërore e luftës kundër kancerit shënohet nën moton “Ne mundemi. Unë mundem”. Në rrafsh botëror Maqedonia ndodhet në vendin e 40 me një shkallë të standardizuar të mortalitetit që arrin 239,3 në 100.000 banorë. Shkalla e vdekshmërisë është më e lartë tek meshkujt dhe arrin 265,6/100.000, ndërsa tek femrat 220,8/100.000.
Sa nga këto raste të vdekjes janë pasojë e ekspozimit ndaj substancave kancerogjene të cilat janë të pranishme në vendin e punës? Askush nuk e di! Vlerësohet se në vendet e Bashkimit Evropian pothuajse 10% e ta gjithë rasteve të vdekjes nga kanceri janë si pasojë e ekspozimit profesional, gjegjësisht kanë etiologji profesionale. Në vitin 2016 në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 3882 raste të vdekjes si pasojë e neoplazmave malinje. Kjo do të thotë se atë vit rreth 380 punonjës kanë vdekur si pasojë e kancerit profesional, ose për çdo ditë një punonjës ka qenë viktimë e parandalimit joadekuat të sëmundjeve malinje profesionale.
Sa punonjës janë të ekspozuar ndaj substancave kancerogjene në Republikën e Maqedonisë? Përsëri askush nuk e di! Numri i tyre në BE sillet rreth 20%. Pse do duhej të ishte ndryshe tek ne? Supozohet që në vendin tonë numri i punonjësve të cilët janë të ekspozuar ndaj materieve kancerogjene në vendin e punës është rreth 150.000, dhe për të gjithë ata është e domosdoshme dhe detyrim ligjor që të informohen, të trajnohen dhe para së gjithash të mbrohen.
Por, kush janë dhe ku ndodhen këta punonjës? Përsëri – askush nuk e di! A ka dikush në vendin tonë kapacitete teknike dhe burime njerëzore kompetente për të identifikuar substancat kancerogjene në vendin e punës, të bëjë matjen e përqendrimeve të tyre dhe të bëjë vlerësimin e nivelit të ekspozimit profesional? Sa profesione në vendin tonë janë shpallur si vende pune me rrezik më të lartë për shkak të pranisë së substancave kancerogjene në mjedisin e punës? Edhe një pyetje pa përgjigje.
Ka shumë pyetje të cilave u duhet dhënë përgjigje një herë e më parë, sepse angazhimet vetëm me fjalë nuk shpëojnë jetën e njerëzve. Duhet bërë shumë më shumë se kaq, prandaj secili nga ne në sferën e tij të punës tja dedikojmë këtë ditë ditë mobilizimit të burimeve për parandalimin e sëmundjeve malinje profesionale. Nëse veprojmë kështu atëherë mbase edhe vitin që vjen mesahi për shënimin e Ditës Botërore të luftës kundër kancerit do ketë një përmbajtje më ndryshe!