Çdo vit Dita Botërore e tuberkulozit shënohet në 24 mars, dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijes në mesin e popullatës për pasojat e rënda shëndetësore, sociale dhe ekonomike që ka tuberkulozi dhe të shtimin e angazhimeve për t’i dhënë fund epidemisë globale të tuberkulozit (TB). Data 24 mars e shënon ditën në vitin 1882, kur dr. Robert Koh publikoi se e ka zbuluar bakterin që e shkakton tuberkulozin, me çka ka hapur rrugën drejt diagnostikimit dhe trajtimit të kësaj sëmundjeje.
Tuberkulozi edhe sot vazhdon të jetë një nga sëmundjet infektive më vdekjeprurëse në mbarë botën. Çdo vit, rreth 4000 persona e humbasin luftën me TB, ndërsa 30 000 preken nga kjo sëmundje që mund të shërohet edhe të parandalohet.
Angazhimet globale kundër tuberkulozit kanë shpëtuar rreth 58 milionë persona nga viti 2000 deri në vitin 2018.
Me temën e Ditës Botërore të luftës kundër tuberkulozit për vitin 2020: “Është koha!” me ç’ka vihet theksi tek urgjenca për të vepruar sipas obligimeve të liderëve botërorë për të:
- Matur qasjen në parandalim dhe trajtim;
- Promovuar të drejtat e barabarta për të gjithë dhe reagimet lidhur me tuberkulozin:
- Siguruar financim të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm si dhe hulumtime;
- Dhënë fund njollosjes dhe diskriminimit;
- Ngritur përgjegjësinë.
OBSH-ja bashkë me Fondin Global dhe me partnerët Stop TB filloi një nismë të përbashkët nën moton: “Gjeji.Mjekoi.Të gjithë #Fund për TB#! “(Find. Treat. All. #EndTB”) me qëllim që të përshpejtohet veprimi në kohë kundër Tuberkulozit dhe të sigurohet qasje në kujdes shëndetësor, në pajtim me rekomandimet globale të OBSH-së për mbulim shëndetësor universal.
Në këtë ditë, OBSH-ja u bën thirrje qeverive, komuniteteve të prekura, organizatave dhe grupeve civile, dhënësve të shërbimeve shëndetësore, si dhe partnerëve kombëtar dhe ndërkombëtar që t’i bashkojnë forcat nën sloganin “Gjeji. Mjekoi.Të gjithë. #Fund për TB#! “(Find. Treat. All. #EndTB”) për të qenë i sigurt se askush nuk është harruar”.
ËSHTË KOHA PËR VEPRIM! ËSHTË KOHA T’I JEPET FUND TUBERKULOZIT.
Тuberkulozin e shkakton bakteri (Mycobacterium tuberculosis) që në të shumtën e rasteve prek mushkëritë. Nga njeriu tek një njeri tjetër tuberkulozi përhapet nëpërmjet ajrit, kur ata kolliten, teshtijnë ose pështyjnë, me ç’rast spërkaten bacile-mikrobe të tuberkulozit në ajër. Mjafton që një person të thithë vetëm disa nga këto bakterie që të infektohet.
Rreth një e katërta e popullatës në botë ka TB latente, që do të thotë se ata persona janë të infektuar me baktere të TB, por që ende nuk kanë zhvilluar sëmundje dhe që ende nuk mund ta përcjellin atë tek të tjerët. Personat e infektuar me TB kanë 5-15% rrezik më të madh të sëmuren nga tuberkulozi. Personat me sistem imunologjik të kompromentuar, siç janë personat me HIV, me diabet ose personat që pinë duhan, janë më të rrezikuar nga kjo sëmundje.
Kur një person zhvillon sëmundje aktive të TB, simptomat (ethet, kolla, djersitja gjatë natës ose humbja në peshë) mund të kalojnë pa u vënë re për disa muaj. Kjo mund të ketë si pasojë vonimin e trajtimit dhe ndërkohë infektimin e 5-15 njerëzve që kanë pasur kontakte të afërta me personin e sëmurë. Pa trajtim adekuat, 45% e personave HIV negativ me TB dhe pothuajse të gjithë personat HIV pozitiv do kenë si pasojë vdekjen.
Ndikimi global i tuberkulozit
Tuberkulozi prek njerëzit në të gjitha viset e botës. Në vitin 2018 numri më i madh i rasteve të reja me TB janë regjistruar në rajonin e Azisë juglindore me 44% të numrit të përgjithshëm të rasteve të reja, pas tij në rajonin e Afrikës me 24% dhe atë të Pacifikut perëndimor me 18%.
Në vitin 2018 87% e rasteve të reja me TB janë regjitruar në vendet me përqindje të lartë të ngarkesës nga TB. Tetë vende marrin pjesë me dy të tretat të rasteve të reja me TB: India, Pakistani, Kina, Indonezia, Filipinet, Nigeria, Bangladeshi dhe Afrika e Jugut.
Gjendja në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Në vitin 2013 në Republikën e Maqedonisë së Veriut është regjistruar një prevalencë e tuberkulozit aktiv prej 20,8 në 100 000 banorë ose 428 raste. Në vitin 2019 në Republikën e Maqedonisë së Veriut është regjistruar një prevalencë e tuberkulozit aktiv prej 10,4 në 100 000 banorë ose 215 raste. Këto shifra janë më të ulëta se prevalenca në vitin 2010, që ka qenë 29,8 të sëmurë në 100 000 banorë. Ka një rënie të vazhdueshme të numrit të përgjithshëm të të sëmurëve nga TB për periudhën e analizuar nga viti 2010-2019 dhe shkalla e prevalencës tregon një tendencë të rënies të vazhdueshme. (Diagrami 1)
Prevalenca në 100 000 banorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, periudha 2010-2019
Në vitin 2019 në Republikën e Maqedonisë së Veriut është regjistruar një incidencë e tuberkulozit aktiv prej 9,6 në 100 000 banorë ose 161 raste të reja, ndërsa në vitin 2013 incidenca është 15,7 në 100 000 banorë ose 323 raste të reja me tuberkuloz.
Në periudhën e analizuar 2010-2019, shkalla e incidencës, si edhe shkalla e prevalencës tregon një tendencë të rënies të vazhdueshme. Maqedonia e Veriut radhitet në grupin e vendeve me shkallë të ulët të incidencës nga vendet në rajon. (Diagrami 2)
Incidenca në 100 000 banorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, periudha 2010-2019
Gjatë viteve të fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut vihet re një përmirësim i gjendjes epidemiologjike me tuberkulozin. Por, gjendja socio-ekonomike për shkak të papunësisë, varfërisë, numrit të madh të sëmundjeve kronike joinfektive ndikon që problemi me tuberkulozin në Republikën e Maqedonisë së Veriut të jetë ende prezent. Kjo e imponon nevojën për një aktivitet të vazhdueshëm të institucioneve përgjegjëse për kontrollimin e sëmundjes.
Për të pasur një kontroll dhe shërim sa më të suksesshëm të tuberkulozit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, zvogëlim të rrezikut nga përhapja e infeksionit, sidomos atij të shkaktuar nga lloje rezistente të Mycobacterium tuberculosis, parandalim të koinfektimit mes tuberkulozit dhe infeksionit me HIV, është e domosdoshme që të ndërmerren të gjitha masat preventive të mundshme që do kontribuojnë për zbulimin e hershëm dhe parandalimin e sëmundjes.
Megjithatë, masë më e mirë për parandalim është trajtimi i duhur dhe në kohë i çdo të sëmuri nga tuberkulozi, me ç’rast ndërpritet vargu i përhapjes së infeksioni.
poster PDF -Është koha për përgjegjësi
Për ta çrrënjosur tuberkulozin deri në vitin 2030, nevojitet vullnet politik, burime financiare, angazhim multisektorial. Përgjegjësia garanton se jemi në rrugë të drejtë për ta arritur këtë qëllim.
https://www.who.int/images/default-source/who-campaigns/world-tb-day-2020/v2-media-tiles-08.png?sfvrsn=38954271_2